Në Marsejë – një qytet multikulturor të kontrasteve, 13-vjeçari Fransoa takon Fatimanë e bukur nga Algjeria, e cila do ta drejtojë nëpër rrugën drejt pjekjes dhe vetëdijes për kuptimin e jetës njerëzore, që t’i kalojë më vonë hapat mbrapa drejt shtëpisë... Pas viteve të endjeve nëpër botë, shkrimtarja e re Kamelia Kuçer prezantohet përpara publikut bullgar me romanin e saj debutues “Shtëpi”. Dhe pavarësisht se fati për një kohë të gjatë i paracakton të ndajë jetën e saj midis Rusisë, Zvicrës, Spanjës dhe Francës, ajo zgjedh të vendoset në Bullgari, “sepse shtëpia është aty ku kthehesh në mbrëmje dhe pushon”.
Në fakt Bullgaria njëherë bëhet shtëpia e saj e lindjes, kur në moshën 7 vjeçe kthehet nga Rusia, që të stërvitet me ngulm në tenis dhe të përgatitet për një karrierë prej sportisti. Deri në këtë moment vajza jeton në qytetin e saj të lindjes Siktivkar, me qenë se nëna e saj është ruse. Por, në moshën 14 vjeçe, pikërisht kur është përpara sfidave serioze në sport, ajo e zëvendëson tenisin me një tarracë të shkëlqyer zvicerane në liqenin e Gjenevës. Dhe duke menduar për romantikën e bregut francez përballë, frymëzohet për vjershat e saj të para.
Kamelia e zbulon magjinë e fjalëve akoma si fare e vogël, pasi vet mësohet të lexojë dhe që atëherë magjia e tyre nuk e le asnjëherë. Mis Baret – mësuesja e anglishtes në internatin zviceran, së cilës ajo guxon t’i tregojë krijimet e veta, e përkrah vajzën e talentuar, duke besuar në aftësitë e saj në fushën e letërsisë. Disa faqet e para të romanit të saj, autorja i shkruan përpara 8 vjetëve, por i lë mënjanë – derisa nuk e ndien veten të gatshme të përfundojë historinë. Dhe historia pak nga pak është kthyer në “pasqyrë të ndjenjës së saj personale për rrugën e njeriut”.
“Kjo është një histori shumë e përvuajtur, një pjesë nga rruga ime jetike, e cila për një periudhë të gjatë kohe ishte në kokën time në formën e idesë – por më tepër si një atmosferë dhe ndjenjë për njerëzit dhe për botën – tregon Kamelia Kuçer. Historia zhvillohet në Francë, me qenë se kam mësuar në pjesën franceze të Zvicrës, shumë shpesh kam udhëtuar deri aty, kam jetuar në Paris, e flas frëngjishten dhe kam lidhje sentimentale me këtë vend. Kurse Marsejë mu duk vendi më i përshtatshëm, në të cilin të mund ta prek temën për multikulturalizmin, aq më tepër që heronjtë e mi Said dhe Fatima vijnë nga Algjeria. Prandaj dhe një pjesë nga historia zhvillohet në këtë qytet port, mbartës të kulturave më të larmishme."
Duke gërshetuar fatin e profesorit të Sorbonës Fransoa, me këtë të Fatimasë nga Algjeria dhe të dashurit të saj Said, shkrimtarja ndjek vijat e fatit, të cilat fetë i pikturojnë në jetën e heronjve të saj dhe më tepër ndjenjën e tyre për detyrë.
“Derisa shkruaja “Shtëpinë” më tepër më interesonte vet njeriu - thotë shkrimtarja. Besoj se pavarësisht nga kjo se ku jemi rritur, në cilën pikë të botës jetojmë dhe në çfarë feje besojmë , parimet bazë njerëzore, cilësitë, dëshirat janë të njëjta. Dhe në qoftë se kthehemi në histori përpara njëmijë-dymijë vjetësh, do të shikojmë se nevojat e shpirtit gjithmonë janë universale dhe pikërisht këtë u mundova të tregoja me këtë gërshetim të fateve njerëzore. Sa i përket largimit, çdo një prej nesh në një etapë të dhënë nga jeta e përjeton atë – në fëmijëri, në momentet e pjekurisë ose dhe në një moshë më të vonë. Dhe duke gjykuar nga reagimet e lexuesve, mendoj se ata me të vërtetë ndiejnë zërin e fëmijës në vetvete, i cili në libër është transmetuar përmes Fransoas."
Për shkak të fatit të vet të pazakonshëm – pjesëze jete, të shpërndara nëpër botë, Kamelia Kuçer është mësuar të shikoj globalisht botën përreth – “jashtë së njohurës dhe asaj vendëse”. Prandaj dhe me shumë lehtësi tregon një histori, e cila zhvillohet larg shtëpisë. Autorja tanimë shkruan romanin e saj të dytë, këtë herë ajo do të na çojë në Itali, por thotë se ka ide edhe për histori në Bullgari. Por që të drejtohet drejt tyre i duhet akoma pak kohë – “që të rritem”, siç pohon ajo vetë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..