Akoma që në lashtësi njerëzit e kanë kuptuar sesa organ i brishtë është zemra, kurse Omeri bile ka përshkruar mbi 100 lloje lëndimesh vdekjeprurëse të zemrës, të marra në beteja të ndryshme. Dhe mezi në mesin e shekullit të kaluar kirurgët kanë guxuar të realizojnë operacione për mënjanimin e të metave të saj.
Profesori Cvetomir Llukanov kryeson Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Heidelberg dhe gëzon një nderim të merituar, sepse renditet mes kirurgëve gjermanë me më pak raste të vdekjes dhe të ndërlikimeve në karrierën e tij. Akoma në fëmijëri ai e dinte se një ditë do të bëhej mjek i mirë dhe me kujdes e “kultivonte” ëndrrën, duke u frymëzuar nga librat e mjekëve shkrimtarë. Gjimnazi në qytetin e tij të lindjes Trojan, universiteti mjekësor në qytetin Pleven dhe Spitali Kombëtar i Kardiologjisë janë fillimi i rrugës së tij profesionale, plot specializimeve të shumta. Prandaj vetë e quan veten mjek bullgar.
Përpara 20 vjetëve profesori Cvetomir Llukanov shkon në Heidelberg, që të merret me shkencë në Qendrën e sëmundjeve onkologjike. Dhe la aty zemrën e vet: Unë e zgjodha Heidelbergun apo ai mua, thotë mjeku.
“Kardiokirurgjia për fëmijë është një lëndë jashtëzakonisht interesante, sepse çdo ditë ndeshemi me keqformime të reja – ato janë mbi 100 lloje, ose janë me kombinime midis tyre – shpjegoi doktori Llukanov. Mosha e pacientëve ka pasur rëndësi për pionierët përpara rreth gjysmë shekulli, kur lind kirurgia e zemrës. Pikërisht ata i kanë bërë gjërat për herë të parë dhe janë heronjtë e vërtetë, derisa për ne sfida më tepër është t’i përballojmë sëmundjet, të cilat deri vonë janë konsideruar si të pa shërueshme. Është interesante se rruga deri në zemrën është shumë e shkurtër – ndodhet vetëm 2-3 centimetra nën lëkurë, por kirurgjisë i kanë qenë të nevojshme 2 500 vjet, që ta kalojë këtë rrugë. Prandaj dhe brezi ynë është një nga më të lumturit, me qenë se tanimë mund të shkelë mbi atë, të cilën është arritur, dhe t’i korrigjojë keqformime kardiake edhe tek të sapolindurit."
Kirurgu është në krye të një ekipi ndërkombëtar dhe në marrëdhëniet me kolegët e tij pëlqen shumë këtë se ata mundin t’u gëzohen dhe sukseseve të të tjerëve. Për të gjithë ata puna me prindërit është prioritet, sepse vetëm në qoftë se arrijnë ta fitojnë besimin e tyre, në fund bëhet çudia. "Është e nevojshme të tregojmë empati, prindërit janë nga grupe të ndryshme sociale dhe fetare dhe duhet të të ulemi ose të ngjitemi në nivelin e tyre në bisedat me ta, që të mund të realizojmë një shërim të suksesshëm", shton profesori Llukanov.
"Tema me refugjatët na emocionon shumë, sepse pothuajse çdo javë kemi fëmijë me një fat të çuditshëm dhe të meta të rënda, të cilat nuk i shikojmë më në Evropën Perëndimore – tregon kirurgu. Kohët e fundit operuam një vajzë 12 vjeçe nga Afganistani me anomali të mëdha të zemrës . Sipas meje nuk ka ndonjë rast tjetër të tillë në botë – sipas logjikës së mjekësisë fëmija duhej të kishte vdekur akoma gjatë vitit të parë ose të dytë të jetës së e vet, por ja që ajo niset me këmbë nga Afganistani bashkë me prindërit e vet dhe me këmbë e kalon rrugën deri në Gjermani. Që të gjithë gëzohemi shumë sepse ajo, të cilën e kanë bërë prindërit e saj është në të vërtetë heroizëm. Ata thonë se kanë ikur nga Afganistani që të mund ta ndihmojnë fëmijën e vet. Aktualisht shërimi i këtyre të huajve është problem serioz, por nuk mendoj se ka njeri normal aq më tepër të krishterë, i cili të refuzojë ndihmë, përderisa punon në një shtet të pasur si Gjermania. Sisitemi ynë ka mjaft mundësi që të marre përsipër shërimin e refugjatëve. Prandaj dhe në asnjë në spital, edhe me shaka askush nuk e ngre çështjen nëse ata punojnë apo jo. Thjesht mundohemi t’u ndihmojmë."
Deri në fund të vitit në gjuhën bullgare do të dalë libri “Me dorë në zemër” të profesorit Cvetomir Llukanov, në të cilin ai tregon raste nga praktika e tij. E ka shkruar bashkë me dy kolegë të tij gjermanë si mbështetje për prindërit në ditët dhe netët e gjata në spital – që të shikojnë se ka pasur dhe raste të tjera si fëmija e tyre, si dhe se përball tyre qëndrojnë njerëz, qëllimi kryesor i të cilëve është t’u ndihmojnë.
"Familja ime është forca ime, thotë mjeku duke pohuar se pa bashkëshorten e tij – po kështu mjeke dhe pedagoge në Heidelberg, dhe dy fëmijët e tyre nuk do të kishte sukses. Do të doja të dihet një ditë, se dy mjekë bullgarë kanë punuar në Heidelberg, dhe kanë lënë diçka pas vetes së vet, tregon ai për ëndrrën e tij."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një..