Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trabant-tour” na kthen mbrapa në jetën e Sofjes 30 vjet më parë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Pavarësisht se nga rrëzimi i Murit të Berlinit, i cili i dha fund socializmit në Evropën Lindore, kanë kaluar pothuaj 30 vjet, kujtimet për atë kohë ende janë të gjalla. Sot njerëzit e lindur pas vitit 1989 dëgjojnë me interes tregimet e të afërmve të tyre për këtë periudhë, por shpesh për ta ato tingëllojnë në mënyrë joreale. Pikërisht të rinjve, për të cilët socializmi është vetëm një fjalë e dëgjuar aty-këtu në bisedat e të rriturve, u është drejtuar nisma e tre afaristëve – ta tregojnë Sofjen e asaj kohe përmes shikimit të njeriut të zakonshëm me ndihmën e automjetit legjendar – Trabant.

Çfarë është dobia e llojit të tillë të shëtitjeve, na shpjegon njëri prej tyre – Jordan Petkov:

Shpesh njerëzit, të cilët vijnë në Sofje nga tërë bota janë shumë kureshtarë. Pyesin për gjëra të ndryshme, për këtë se si ka qenë jeta gjatë kohës së socializmit dhe për ne ishte e dukshme se ka nevojë për një tur, në të cilin turistët të mësojnë fakte intersante nga e kaluara e afërt. Dëshira jonë ishte që ta organizojmë në mënyrë të ndryshme. Kështu na erdhi në mendje të përdorim diçka nga atë kotë, siç është trabanti – makina është interesante jo vetëm për të huajte, por edhe për të rinjtë bullgarë. Edhe atëherë edhe tani për Trabantin ka pasur shumë shaka, por është fakt se ai është një nga makinat më të lira të kohës së socializmit – prandaj tani nuk është e vështirë të gjeni pjesë këmbimi për të dhe mirëmbajtja është relativisht e lirë.

Mendonim edhe për makina të tjera – për Çajka apo Volga – tregoi Jordani. Atëherë ato ishin automjetet e elitës dhe edhe tani janë tepër të shtrenjta. Por ideja është që turistët të ndiejnë frymën e epokës, t’i afrohen sa më shumë jetës së përditshme të njeriut të zakonshëm.” Dy limuzinat në fjalë kanë qenë rezervuar vetëm për qeveritarët dhe për të afërmit e tyre, dera sa Trabanti takohej kudo në rrugët e Bullgarisë. Ai ka qenë automjeti më i preferuar i mijëra njerëzve nga të gjitha shtetet socialiste.

Makina e parë e kësaj marke është prodhuar në qytetin e Gjermanisë Lindore Tsvikau (Zwickau) gjatë nëntorit të vitit 1957 dhe modeli i saj i parë menjëherë i fiton zemrat e gjermanëve. Është fakt se derisa u bashkuan dy pjesët e Gjermanisë ishin prodhuar 3 milionë makina të tilla, kurse sot në rrugët e shtetit mund të shihen 34 mijë prej tyre. Kjo tregon se marka akoma është kaq e preferuar, siç edhe 61 vjet më parë. Më shumë për historinë e automjetit dhe për sekretet e drejtimit të tij, mund të mësoni po të merrni pjesë në shëtitjen e organizuar dy-orëshe çdo të dielën dhe të shtunën në orën 10.00 para dite. Pika e takimit është në parkun para Pallatit Kombëtar të Kulturës, pikërisht atje ku ndodhet pjesa e murit të Berlinit, të dhuruar nga berlinasit më 16 maj 2006 me mesazh për paqe.

Bashkë me këtë histori do të dëgjoni dhe për të fshehtat e Pallatit Kombëtar të Kulturës – një vend, në të cilin shpirti dhe simbolet e së kaluarës gërshetohen në mënyrë të natyrshme me pulsin e përshpejtuar të kohës së re. Një shembull për këto “të fshehta” është fakti se para se të ndërtohet, në vendin e tij ka pasur një stacion hekurudhor dhe kazermat e regjimentit të I-të dhe të IV-të të këmbësorisë bullgare. Do të dëgjoni dhe tregimet për ndërtimin dhe rrëzimin e mauzoleut të liderit komunist Georgi Dimitrov, ose do t’ju tregojnë për jetën e autorit disident Georgi Markov në Bullgari e pastaj në Londër, i cili është vrarë nga Sigurimi i Shtetit. Shumë interesante është arma e përdorur për vrasjen e tij me saçma mikroskopike plot me ricin, të vendosura në majën e ombrellës së sulmuesit.

Shpesh afër grupit mund të ndodhet ndonjë kalimtar i rastit, i cili pasi dëgjon temën e bisedës përfshihet në të me ndonjë histori nga jeta e tij. E dëgjoni atë, bile që të mos jeni dakord me pikëpamjen e tij! Të mos harrojmë se me fundin e socializmit e fituam një nga të drejtat më të rëndësishme, që para 1989 ka qenë privilegj për pak njerëz – lirinë e shprehjes së mendimit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD

Nga vreshti në shishe – “Mavrudi” legjendar si pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë

 “Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..

botuar më 24-07-28 12.20.MD

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD