Synimi i njeriut të sigurojë të ardhmen e vet ose të arrijë maja të larta e të reja në karrierën e tij, shpesh e detyron të harrojë ose të lërë pas dore gjërat e vërteta e të rëndësishme, për të cilat ia vlen që të jetohet. Në vend të parë gjithmonë është shëndeti, i pasuar nga dashuria dhe familja e lumtur. Çdo një prej këtyre faktorëve, mund të të detyrojë të rimendosh plotësisht të përditshmen tuaj, veset dhe dobitë nga ajo, me të cilën merresh.
Pikërisht përballimi i një sëmundjeje të rëndë e rikthen jetën e Ivo Radevit. Pas disa vjetësh pune si ciceron i turistëve nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi, ai vendos që të ndjekë të dashurën e vet, e cila niset për të mësuar në Gjermani. Pas shërimit të tij, ai është i bindur se do të kalojë çdo një minutë të lirë, duke shëtitur nëpër botë dhe duke njohur kultura dhe njerëz të rinj. E dashura e tij Megi e përkrah idenë dhe kështu fillojnë të ndajnë një pjesë të madhe nga buxheti familjar për udhëtime nëpër të gjithë botën. Pasioni për udhëtimet fillon menjëherë pas dasmës së tyre, kur Ivoja e befason duke i dhuruar një muaj përrallor të mjaltit. Ai përfshin 6 udhëtime të shkurtra në Evropë, si dhe një pushim dyjavor në Maldive.
Deri tani kanë vizituar mbi 42 shtete dhe numri i tyre vazhdon të rritet. Puna e të dyve në sferën bankare dhe në biznesin e konsultimeve iu lejon shpesh të mungojnë nga shtëpia e tyre në Dyseldorf, me qenë se çdo vit kanë pushimin e vet 30-ditësh. Ty dy bashkojnë pushimet e tyre me ditët zyrtare për pushim në Gjermani, siç janë Pashkët dhe Krishtlindjet dhe kështu, duke marrë akoma 2 ose 4 ditë pushim, shpesh sigurojnë veten një javë, në të cilën të mund të shijojnë lirinë dhe “të investojnë të gjitha paratë e veta në kujtime”. Bagazhi me të cilin udhëtojnë, përveç gjërave më të domosdoshme, përfshin dhe një gjë speciale – veshje popullore bullgare. Cili është shkaku dhe si i pranojnë njerëzit në vendet, ku udhëtojnë?
“Shkaku që t’i marrim me vete kostumet ishte një vizitë jonë në Munih gjatë kohës së Oktoberfestit, tregon Ivo Radevi. Aty na bëri përshtypje sesi edhe të rinjtë edhe pleqtë janë veshur në rroba popullore vendase dhe asnjë nuk merakoset për faktin sesi do të duket në sytë e të tjerëve. Vendosëm se do të ishte mirë, kur të shkojmë poshtë e përpjetë edhe ne të jemi në veshjet tona popullore. Kostumi i Megit është nga viset veriore të Bullgarisë, kurse i imi është nga krahina e Trakisë (Bullgari Jugore). Zakonisht janë një atraksion i madh, me qenë se njerëzit jo gjithmonë mundin ti lidhin me një shtet të caktuar. Pyetja e parë gjithmonë është se që ku jeni dhe cila është kjo veshje? Një pjesë e madhe prej tyre nuk e dinë se pikërisht ku gjendet Bullgaria, por ne iu tregojmë për traditat tona, iu tregojmë dhe iu mësojmë vallet tona tradicionale.“
Pas mijëra kilometrave të kaluara dhe momenteve të shumta të paharrueshme, Ivoja tregon se kanë përjetuar jo pak rreziqe, për të cilat pavarësisht se sot tregon për to me buzëqeshje, kanë qenë mjaft serioze. Një nga këto ndodhi i përjetojnë në ishullin Zanzibar, ku kanë mbërritur në orën 3 gjatë natës. Varianti i tyre i vetëm për të lëvizur deri në hotel ka qenë me taksi. Por, në mes të rrugës, taksia ndalon afër një pylli, kurse shoferi iu ka thënë thotë se do të kthehet pas pak. E gjithë kjo do të dukej krejtësisht normale , në qoftë se një javë më parë, Ivoja nuk kishte dëgjuar një tregim për 2 të rinj në Zanzibar, të grabitur pikërisht në rrugën nga aeroporti drejt hotelit. Në fund të fundit, asgjë e ngjashme nuk ka ndodhur dhe ata kanë arritur pa problem deri tek destinacioni i dëshiruar.
Për një mënyrë të ngjashme të jetesës, përveç lejes së pushimit janë të nevojshme dhe mjete, të cilat sipas Ivos dhe Megit nuk janë shumë, për njerëz të cilët nuk dëshirojnë detyrimisht të udhëtojnë në kushte luksoze. Për ta më i rëndësishëm është kontakti me njerëzit vendas, të cilët shpesh i pranojnë jashtëzakonisht ngrohtë, i ftojnë në shtëpitë e veta dhe ndajnë me ta tavolinën e tyre modeste. Një pritje e ngjashme është një nder i madh dhe ata tregojnë se bile fillojnë të ndiejnë veten si pjesë e familjes së mikpritësve. Kështu ata mësojnë historia të shumta kureshtare për traditat dhe zakonet e popujve të ndryshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..