Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për hobin e dy vajzave të restaurojnë mobilie të vjetra

БНР Новини

Mobiliet dhe komoditeti të cilin ato e sigurojnë janë pjesë e ditëve tona të përditshme deri në atë shkallë saqë shpesh  nuk i vëmë re, por në të kaluarën ka qenë fare ndryshe. Njerëzit nga të gjitha shtresat fillojnë të blejnë karrige të veta mezi gjatë shekullit të 16. Deri atëherë ato kanë qenë privilegj vetëm i oborrit mbretëror dhe aristokracisë. Kurse divani i cili hapet dhe zgjatet është i krijuar nga Italiani Bernard Kastro, i cili ka emigruar gjatë vitit 1919 në Amerikë. Në shtetin e mundësive të pakufizuara Kastro krijoi këtë pjesë të pandarë nga komoditeti shtëpiak gjatë vitit 1931 bashkë me ortakun e tij Uiljem Bruer. Shkaku për t’i përmendur këto fakte është takimi ynë me Pavlina Deshevën dhe Milla Grigorovën – dy vajza të reja, të cilat i janë përkushtuar hobit të vet të restaurojnë dhe të konservojnë mobilie të vjetra.

Снимка

Cili është detaji i preferuar prej tyre nga interieri dhe mobilimi dhe cilat mobilie u bëjnë një përshtypje më të madhe, për këtë na tregon Milla Grigorova:

Ne kërkojmë vetëm mobilie me histori, kështu që, që të mund t’i zbulojmë duhet të jemi mjaft aktivë. Në vend të parë ato duhet të kenë ndonjë farë vlere si mobilie, por po kështu është e rëndësishme të mund t’i nënshtrohen restaurimit, si dhe të kuptohet të mësojmë historinë, e cila mund t’i japë një vlerë suplementare. Mobilja ime e dashur dhe e preferuar është një markjuzetë. Ajo përbën një karrige të vogël, e cila është përdorur nga gratë në familjet aristokratike që të venë makijazhin e fytyrës. Karrigia nuk ka mbështetëse dhe është me lartësinë e duhur, e cila të jep mundësinë të mund të shikohesh në pasqyrë pa u përkulur.”

Снимка

Pavarësisht se restaurimi është vetëm një hobi për të dyja vajzat, të cilat merren kryesisht me ueb dizajn dhe biznes konsultim, me çdo një ditë të kaluar ato bëhen gjithnjë e më të njohura mes njerëzve, të cilët u bëjnë rregullime dhe meremetime shtëpive të veta dhe duan të heqin mobiliet dhe sendet e vjetra dhe të pa nevojshme. Thashethemet se ato i mbledhin dhe i rinovojnë shpërndahen nëpër të gjithë Sofjen  dhe sot, që të mund të ruajnë që të gjitha gjërat e marra, Pavlina dhe Milla kanë marrë me qira disa depo. Ajo të cilën nuk arrijnë që ta fusin në to, e marrin nëpër shtëpitë e tyre. Disa njerëz vështirë ndahen me sendet e veta dhe pajisjen, me qenë se shumë prej gjërave i kanë trashëguar nga gjyshërit dhe stërgjyshërit dhe me to i lidhin shumë kujtime, si për shembull se si i kanë ruajtur fëmijët dhe nipërit e mbesat që të mos të goditen e të vriten në to, duke i mbuluar me batanije, ose ndonjë histori të posaçme, të lidhur me të afërmit e tyre. Kështu, pak nga pak duke udhëtuar adresë më adresë që të marrin mobilien e radhës të panevojshme, të dyja vajzat zbulojnë dhe eksponatet më të vjetra nga koleksioni i vet. Cilat janë ato, do të mësojmë nga Pavlina Desheva:

Mobiliet më të vjetra, të cilat i kemi janë disa karrige mbi 100 vjeçare, me elemente interesante prej druri nëpër to. Janë prodhuar gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar në fabrikën e mobilieve “Bëllgarska Roza” /“Trëndafili Bullgar”/ e cila është gjendur në qytetin Kazanllëk.

Gjatë periudhës së socializmit prodhimi i mobilieve , si dhe i shumë mallrave të tjera ka qenë monopol, i shpërndarë midis disa firmave të mëdha shtetërore, kurse zgjedhja ka qenë vetëm midis disa modeleve. Por, pavarësisht nga dizajni uniform, ato po kështu kanë bukurinë e vet dhe vazhdojnë të takohen nëpër shtëpitë e vjetra bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Zgjedhja bullgare për fjalën e vitit 2024 është Shengen

"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..

botuar më 25-01-20 11.29.PD
Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD