Në një qytet ka aq histori, sa emocione kanë përjetuar njerëzit nën qiellin e tij. Por ka edhe tregime më të përgjithësuara, kuptimin e të cilave e zbulojmë, duke shijuar atmosferën e vendeve të shenjta, siç janë rrënojat e ndonjë tempulli, apo duke ulur në ndonjë gur të lëmuar me kalimin e kohës për shkak të qindra kalimtarëve që kanë ulur mbi të. Ose duke dëgjuar shkulmat e detit me sy të mbyllur, duke shpresuar se kështu mund të ndiejmë jehonë e ndonjë qyteti të lashtë të mbytur në fundin e detit.
Piktorja Elena Ruseva prezanton qytetin e saj të lindjes Kavarna nëpërmjet kishave të tij. Para 25 shekujsh në vendin e vendbanimit të vjetër trak, grekët që kanë ardhur nga Mesembria e kanë krijuar koloninë Bizone, mbi të cilën në Antikitet dhe Mesjetë lulëzon një qytet i fortifikuar, me bazilika të krishterimit të hershëm, kisha mesjetare dhe ndërtesa publike.
Ekspozita është pjesë e edicionit të sivjetshëm të festivalit të muzikës, këngës dhe valleve të vjetra “Stravaganca” në qytetin bregdetar Kavarna dhe mund të shihet në galerinë e arteve figurative “Hristo Gradeçliev”.
“Në bashkinë e Kavarnës kemi përgjithësisht trembëdhjetë tempuj – bashkë me kishat e vogla në kepin Kaliakra dhe në fshatrat Bozhurec, Nejkovo dhe Kamen Brjag – tregon Elena Ruseva. “Disa nga kishat po funksionojnë, të tjera pritet se do të fillojnë të punojnë në të ardhmen. Dy faltoret më të vjetër janë “Shën Gjergji” dhe “Fjetja e Hyjlindëses”. Më interesante nga pikëpamja e arkitekturës së saj është kisha “Mbledhja për 12 Apostujt” në fshatin Bëllgarevo. Për vendasit ajo është kisha e shenjtorëve Pjetri dhe Pavli, por mbi një nga gurët e saj është gjetur mbishkrim me emrin e saj origjinal të kohës së grekëve . Ndoshta ajo është më e vjetër në rajon dhe stili i saj ndryshon nga ai i të tjerave, në të cilat shihet qartë ndikimi i arkitekturës rumune. Për fat të keq aktualisht ajo nuk funksionon.”
Shtëpia e Zotit është vendi, ku njeriu gjen shpresë dhe qetësi, prandaj titulli i ekspozitës së Elena Rusevës është “Tempulli – Forca dhe Shpirti”. Ajo beson se Zoti vazhdon të jetë ajo shtyllë e fortë që në të kaluarën iu ka dhënë forcë fizike dhe morale bullgarëve të ecin të rrugën e drejtë, pavarësisht politikës së ateizmit. Në piktuat e saj artistja përdor teknikat e pirografisë dhe vitrazhit, të cilat janë pjesë e interiorit të kishave ortodokse.
“Gjatë vitit mësimor në shkollën tonë të artit figurativ “Stefan Karazha” e përdorëm teknikën e pirografisë dhe ndoshta për këtë arsye e zgjodha atë në punimet e prezantuara” – tregon piktorja. “Duke folur për vitrazhin, ai, bashkë me drurin, janë pjesë e brendësisë së kishës ortodokse. Ikonostaset janë bërë kryesisht prej druri të gdhendur, kurse thyerja e rrëzave të dritës në qelqin shumëngjyrësh i jep një atmosferë festive hapësirës dhe frymëzon respekt.”
Pavarësisht bukurisë së krijimeve të saj Elena Ruseva nuk flet për vetveten si për piktore. Ajo preferon ta shprehë veten me anë të veprave të nxënësve të saj të talentuar. Ajo shpjegon se disa prej tyre – të arsimuar në Vjenë apo në Sofje, tashmë punojnë si arkitektë, piktorë, apo sapo fillojnë rrugën e tyre në art. Të gjithë ata – nga mësuesja e tyre deri në nxënësin më të vogël, frymëzohen nga dekoret natyrore të qytetit me histori shumëshekullore dhe nga natyra madhështore me pamjen piktoreske të detit .
“Kavarna është një vend, ku njeriu mund ta “prekë” egërsinë e natyrës” – mendon gjithashtu Elena Ruseva. – “Përveç kësaj shumë afër qytetit – në kepin Kaliakra kemi zbulime interesante arkeologjike dhe monumente historike, si tempulli dhe çezmat e vjetar. Për Çezmën e Argjendtë për shembull kemi një legjendë, e cila tregon se sulltanët turk kanë marrë ujë pikërisht nga ajo, sepse ajo ka pasur veti të jashtëzakonshme shëruese dhe ka pasur aftësinë t’i lante mëkatet. Një legjendë tjetër tregon për një vajzë dhe të dashurin saj që kanë djegur në furrën e hamamit në emër të dashurisë së tyre, sepse vajza kishte tërhequr me bukurinë e saj vëmendjen e sulltanit dhe prandaj dashuria e tyre ishte bërë e pamundur.”
Bukuria e tempujve të vjetër të Kavarnës do të prezantohet në të ardhmen e afërt edhe në kryeqytetin detar bullgar Varna.
Përgititi në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Diana Cankova, dobrichonline.com dhe dobrudzha.com
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..