Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pirktorja Elena Ruseva tregon historinë e Kavarnës nëpërmjet tempujve të qytetit detar

БНР Новини

Në një qytet ka aq histori, sa emocione kanë përjetuar njerëzit nën qiellin e tij. Por ka edhe tregime më të përgjithësuara, kuptimin e të cilave e zbulojmë, duke shijuar atmosferën e vendeve të shenjta, siç janë rrënojat e ndonjë tempulli, apo duke ulur në ndonjë gur të lëmuar me kalimin e kohës për shkak të qindra kalimtarëve që kanë ulur mbi të. Ose duke dëgjuar shkulmat e detit me sy të mbyllur, duke shpresuar se kështu mund të ndiejmë jehonë e ndonjë qyteti të lashtë të mbytur në fundin e detit.

Piktorja Elena Ruseva prezanton qytetin e saj të lindjes Kavarna nëpërmjet kishave të tij. Para 25 shekujsh në vendin e vendbanimit të vjetër trak, grekët që kanë ardhur nga Mesembria e kanë krijuar koloninë Bizone, mbi të cilën në Antikitet dhe Mesjetë lulëzon një qytet i fortifikuar, me bazilika të krishterimit të hershëm, kisha mesjetare dhe ndërtesa publike.

Снимка

Ekspozita është pjesë e edicionit të sivjetshëm të festivalit të muzikës, këngës dhe valleve të vjetra “Stravaganca” në qytetin bregdetar Kavarna dhe mund të shihet në galerinë e arteve figurative “Hristo Gradeçliev”.

Снимка

СнимкаNë bashkinë e Kavarnës kemi përgjithësisht trembëdhjetë tempuj – bashkë me kishat e vogla në kepin Kaliakra dhe në fshatrat Bozhurec, Nejkovo dhe Kamen Brjag – tregon Elena Ruseva. “Disa nga kishat po funksionojnë, të tjera pritet se  do të fillojnë të punojnë në të ardhmen. Dy faltoret më të vjetër janë “Shën Gjergji” dhe “Fjetja e Hyjlindëses”. Më interesante nga pikëpamja e arkitekturës së saj është kisha “Mbledhja për 12 Apostujt” në fshatin Bëllgarevo. Për vendasit ajo është kisha e shenjtorëve Pjetri dhe Pavli, por mbi një nga gurët e saj është gjetur mbishkrim me emrin e saj origjinal të kohës së grekëve . Ndoshta ajo është më e vjetër në rajon dhe stili i saj ndryshon nga ai i të tjerave, në të cilat shihet qartë ndikimi i arkitekturës rumune. Për fat të keq aktualisht ajo nuk funksionon.”

Снимка

Shtëpia e Zotit është vendi, ku njeriu gjen shpresë dhe qetësi, prandaj titulli i ekspozitës së Elena Rusevës është “Tempulli – Forca dhe Shpirti”. Ajo beson se Zoti vazhdon të jetë ajo shtyllë e fortë që në të kaluarën iu ka dhënë forcë fizike dhe morale bullgarëve të ecin të rrugën e drejtë, pavarësisht politikës së ateizmit. Në piktuat e saj artistja përdor teknikat e pirografisë dhe vitrazhit, të cilat janë pjesë e interiorit të kishave ortodokse.

Снимка

Gjatë vitit mësimor në shkollën tonë të artit figurativ “Stefan Karazha” e përdorëm teknikën e pirografisë dhe ndoshta për këtë arsye e zgjodha atë në punimet e prezantuara  – tregon piktorja. “Duke folur për vitrazhin, ai, bashkë me drurin, janë pjesë e brendësisë së kishës ortodokse. Ikonostaset janë bërë kryesisht prej druri të gdhendur, kurse thyerja e rrëzave të dritës në qelqin shumëngjyrësh i jep një atmosferë festive hapësirës dhe frymëzon respekt.”

Снимка

Pavarësisht bukurisë së krijimeve të saj Elena Ruseva nuk flet për vetveten si për piktore. Ajo preferon ta shprehë veten me anë të veprave të nxënësve të saj të talentuar. Ajo shpjegon se disa prej tyre – të arsimuar në Vjenë apo në Sofje, tashmë punojnë si arkitektë, piktorë, apo sapo fillojnë rrugën e tyre në art. Të gjithë ata – nga mësuesja e tyre deri në nxënësin më të vogël, frymëzohen nga dekoret natyrore të qytetit me histori shumëshekullore dhe nga natyra madhështore me pamjen piktoreske të detit .

Снимка

Kavarna është një vend, ku njeriu mund ta “prekë” egërsinë e natyrës” – mendon gjithashtu Elena Ruseva. – “Përveç kësaj shumë afër qytetit – në kepin Kaliakra kemi zbulime interesante arkeologjike dhe monumente historike, si tempulli dhe çezmat e vjetar. Për Çezmën e Argjendtë për shembull kemi një legjendë, e cila tregon se sulltanët turk kanë marrë ujë pikërisht nga ajo, sepse ajo ka pasur veti të jashtëzakonshme shëruese dhe ka pasur aftësinë t’i lante mëkatet. Një legjendë tjetër tregon për një vajzë dhe të dashurin saj që kanë djegur në furrën e hamamit në emër të dashurisë së tyre, sepse vajza kishte tërhequr me bukurinë e saj vëmendjen e sulltanit dhe prandaj dashuria e tyre ishte bërë e pamundur.

Снимка

Bukuria e tempujve të vjetër të Kavarnës do të prezantohet në të ardhmen e afërt edhe në kryeqytetin detar bullgar Varna.

Përgititi në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Diana Cankova, dobrichonline.com dhe dobrudzha.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD