Kur përmendet punimi i dantellës, shumë njerëz kanë parasysh një punim me grep. Por, shumë pak njerëz i janë të përkushtuar zanatit për punimin e dantellës tradicionale të Kallofarit, e cila paraqitet tek ne në fund të shekullit të 19. Teknologjia për punimin e dantellës së Kalloferit është e njëjtë si ajo që në të kaluarën ka ardhur tek ne nga Brukseli dhe në të cilën përdoret sovajkë. E ndryshmja në punimin e dantellës sonë është përfshirja e ornamenteve nga natyra – trëndafila, tulipanë, luledielli, kallam gruri. Ato i japin një pamje tipike bullgare.
Në qytetin Kallofer e kanë quajtur “magjia e bardhë”, sepse në të kaluarën shitja e dantellave ka siguruar jetesën për të gjithë qytetin. Pasi qyteti Kallofer ka qenë i djegur dhe i lënë në shkatërrim gjatë periudhës së luftës së fundit ruso-turke (1877-1878), dantella ka siguruar bukën e gojës të tërë qytetit.
Gjatë vitit 1910, në qytetin Kallofer hapet shkolla e parë dhe e vetme tek ne për punimin e dantellave. Kursin dyvjeçar të arsimit aty e kanë kaluar rreth 1 800 gra dhe vajza. Mjeshtëria të punohen dantella është ruajtur në Kallofer dhe sot e kësaj dite. Këtij zanati unikal i kushtohet edhe një festë vendase, për të cilën në Kallofer mblidhen mjeshtre të dantellave nga i gjithë vendi. Që të mund të ruhet dhe të popullarizohet dantella e Kalloferit, më 15 gusht gjatë këtij viti, në qytet hapi dyer një qendër, ku do të mblidhen modele dhe dokumente, të lidhura me këtë lloj thurjeje.
“Qëllimi, të cilin ia kemi vënë vetes është ta paraqesim dantellën si një art modern, por dhe si një mjet jetese për banuesit e kësaj krahine” – tregon Antoaneta Përvanova, kryetare e vatrës së kulturës “Hristo Botev-1869” në qytetin Kallofer dhe shton: "Mendojmë se dantella duhet ta ketë shtëpinë e vet në qytetin Kallofer. Kurse fondacioni “Plovdiv 2019” na përkrahu për krijimin e pamjes vizuale të Qendrës së dantellës të Kalloferit. Që të gjitha veprimtaritë dhe materialet, meremetimi i godinës janë të bërë me dhurimet e qytetarëve dhe me ndihmën e buxhetit të vatrës së kulturës. Shumë vullnetarë punuan, të gjitha gjërat këtu janë krijuar nga banuesit e Kalloferit me shumë dashuri, dëshirë dhe përkushtim. Që të mund të vlerësohet ky art, duhet njerëzit ta njohin teknologjinë dhe mënyrën e punimit. Për ndryshe bëjnë analogji me punimin me makinë dhe me punimin me një grep. Kur e njerëzit kuptojnë sa ngadalë dhe vështirë punohet kjo dantellë, atëherë me të vërtetë dhe me sinqeritet e vlerësojnë bukurinë dhe finesën e saj. Qendra jep mundësi për demonstrimin e mënyrës së punimit, tregon dhe modele të gatshme në ekspozitën “Fondi i artë i dantellës së Kalloferit”. Eksponatet janë dhuruar përpara viteve nga qytetarët e Kalloferit, por për fat të keq tani nuk kemi informacione për autorët e modeleve dhe për vitin e krijimit të tyre.”
Në qytetin Kallofer asnjëherë nuk ka pasur veshje popullore. Qëkurse ekziston ky qytet, njerëzit janë veshur në stilin e qytetit, sipas modës perëndimore:
”Të gjitha fotografitë, me të cilat disponojmë, në asnjë vend nuk i paraqesin gratë tona me veshje popullore. Këto gjëra harrohen pak dhe tani ka tendenca të reja. Tani nacionalizmi është shumë modern, por është në një variant të shtrembër” – thotë Antoaneta Përvanova.
“E vërteta është se, gruaja e Kalloferit ka qenë gjithmonë shumë elegante, ajo gjithmonë është kujdesur pamjen e saj të jashtme. I gjithë qyteti ynë është lidhur me punimin e dantellës së Kalloferit. Pas Çlirimit gjatë vitit 1878 , iniciativa të punohen dantella dhe të eksportohen në tregjet në Evropën Perëndimore, ku ka qenë shumë e vlerësuar dhe e shtrenjtë, e ka shpëtuar qytetin nga një shkatërrim nga periudha pas luftës. Gratë kanë punuar dantella, kurse burrat kanë formuar prej çeliku dhe prej druri sovajkat, mbajtëset dhe të gjitha gjërat e domosdoshme për punimin e dantellës . Në sajë të punës në masë, nga qyteti Kallofer janë nisur me karroca dantellat për pazaret. Punimi i dantellave në sasi të mëdha dëshmon se, bullgari ka gjetur mënyrë të shpëtojë dhe në kohërat më të vështira. Çfarëdo që të ndodh, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë ne shpëtojmë dhe mbijetojmë. Kjo është e vlefshme për të gjithë bullgarët. Kemi mundur të përballojmë çdo gjë, përderisa është kështu do të vazhdojmë para edhe në të ardhme.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: kalofer.bg, muzeibotev.com, dnevnik.bg, BGNES dhe arkiv
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..