Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shtëpia e Sofjes” gjallëron kujtimin për aktoren e madhe Adriana Budevska

БНР Новини

Më 17 shtator sofjanasit shënojnë Ditën e Sofjes – qyteti, i cili u zgjodh për qendër administrative të Bullgarisë pas Çlirimit. Në saje të bullgarëve të talentuar, të cilët kishin marrë arsim akademik jashtë, kryeqyteti i ri shumë shpejt formoi pamjen e vet kulturore dhe arriti nivelin e shteteve të tjera nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore.

Duke ecur në rrugët qendrore të Sofjes, ne ndalemi edhe para shtëpive të bukura të vogla,  të cilat ruajnë kujtimin për arkitektët e tyre të njohur. Megjithëse janë të ndryshme për nga stili, ato bëjnë përshtypje ndër format e ftohta moderne të mjedisit të ri urban. Komode dhe enigmatike, godinat  tërheqin vëmendjen me historinë e banorëve të tyre. Ndërsa në lagjen e vjetër “Llozenec” shtëpitë me histori interesante kanë frymëzuar shkrimin e jo një romaneve. Në një prej tyre tashmë një vit takohen krijues dhe adhurues të arteve, të magjepsur nga qetësia dhe harmonia e hapësirave të saj. Mbase kjo që i bën që të kthehen përsëri për ngjarjet në vijim është shpirti i një prej aktoreve më të shquara bullgare në fillim të shekullit XX. Banorët e lagjes e quajnë “Shtëpinë e Adriana Budevskës”, ndërsa në afishet kulturore ajo fiton popullaritet me emrin “Shtëpia e Sofjes”. 

Снимка

СнимкаKjo është një hapësirë me atmosferë të jashtëzakonshme – vë në dukje gazetarja Magdalena Gigova, studiuese e historive të bullgarëve të shquar. – Më duket se madje pianoja atje tingëllon më ndryshëm. Pavarësisht nga ngjarja që zhvillohet në këtë shtëpi, gjithmonë ndihet ndonjë fuqi e padukshme.

Pikërisht atje Magdalena Gigova, ndër dekorin autentik, që ruan të kaluarën dramatike të Adriana Budevskës, hap perden, që të na tregojë për të kaluarën e aktores së madhe:

Kjo është gruaja, e cila luajti më shumë se 100 role. Ajo ka qenë në të vërtetë e jashtëzakonshme. Shkrimtari i madh bullgar Ivan Vazov dhe prof. Ivan Shishmanov, filolog, shkrimtar dhe politikan, kanë vlerësuar talentin e saj, që kur ajo ka qenë 17 vjeçe, duke e dërguar me bursë për të bërë studime në Teatrin Perandorak në Moskë.

Shkolla ka ndikuar shumë mbi aktoren e talentuar dhe deri në fund të jetës së saj Budevska ka rikrijuar role sipas stilit klasik rus të Stanisllavskit. Ndërkaq, ajo është aktorja e parë, e cila ka luajtur e zhveshur si Dalila në dramën me të njëjtin emër të Vladimir Musakovit. “Adriana ka qenë në skenë e veshur me një triko të hollë me ngjyrë trupi, me margaritarë të bardhë dhe të zinj dhe me akuamarinë – na tregon Magdalena Gigova. – Bustieri ka qenë një vepër e vërtetë e artit. Gjinjtë kanë qenë prapa një mëndafshi transparent,  të qëndisur me gurë të çmuar. Kërthizën e kanë mbuluar vetëm margaritarë, kurse nga mesi lëshohej një stof i hollë.

Adriana Budevska në rolin e Dalilës me bashkëshortin e saj Hristo Gançev

Këtë rol Adriana Budevska e luajti në moshën 43 vjeçe, por madje për kritikët ajo dukej jo më se 20 vjeçare. Mishërimi i saj i shkëlqyeshëm në rol fshehu depresionin e thellë, në të cilën ajo ra pas humbjes së bashkëshortit Hristo Gançev, gjithashtu aktor si ajo. Ata kanë përjetuar një dashuri të madhe, të shndërruar më vonë në unitet krijues. Ata i kanë përgatitur së bashku rolet, por pas vdekjes së tij në front në fillim të Luftës së Parë Botërore gëzimi u zhduk nga jeta e aktores. Pas humbjes së madhe vdiq vajza e tyre e vogël. Pas kësaj në Itali vrasën djalin e saj, kurse tjetri emigroi në Buenos Aires. Ajo mbeti e vetme dhe vazhdoi të luante në Teatrin Popullor. Publiku e adhuronte, e krahasonin me Sarah Bernhardt, sepse luante me lehtësi rolet më të vështira, por kjo nuk arrinte ta mbushte shpirtin e saj të zbrazët. Karriera e saj mbaroi, kur e pensionuan në moshën 48 vjeçe dhe ajo u nis te djali. Në moshën 70 vjeçe Adriana Budevska u kthye përsëri në Bullgari, që të vdesë në shtëpi, në rrugën “Mixhur”, ku ruhet forca e shpirtit të saj. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Darina Grigorova dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD