Më 17 shtator sofjanasit shënojnë Ditën e Sofjes – qyteti, i cili u zgjodh për qendër administrative të Bullgarisë pas Çlirimit. Në saje të bullgarëve të talentuar, të cilët kishin marrë arsim akademik jashtë, kryeqyteti i ri shumë shpejt formoi pamjen e vet kulturore dhe arriti nivelin e shteteve të tjera nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore.
Duke ecur në rrugët qendrore të Sofjes, ne ndalemi edhe para shtëpive të bukura të vogla, të cilat ruajnë kujtimin për arkitektët e tyre të njohur. Megjithëse janë të ndryshme për nga stili, ato bëjnë përshtypje ndër format e ftohta moderne të mjedisit të ri urban. Komode dhe enigmatike, godinat tërheqin vëmendjen me historinë e banorëve të tyre. Ndërsa në lagjen e vjetër “Llozenec” shtëpitë me histori interesante kanë frymëzuar shkrimin e jo një romaneve. Në një prej tyre tashmë një vit takohen krijues dhe adhurues të arteve, të magjepsur nga qetësia dhe harmonia e hapësirave të saj. Mbase kjo që i bën që të kthehen përsëri për ngjarjet në vijim është shpirti i një prej aktoreve më të shquara bullgare në fillim të shekullit XX. Banorët e lagjes e quajnë “Shtëpinë e Adriana Budevskës”, ndërsa në afishet kulturore ajo fiton popullaritet me emrin “Shtëpia e Sofjes”.
“Kjo është një hapësirë me atmosferë të jashtëzakonshme – vë në dukje gazetarja Magdalena Gigova, studiuese e historive të bullgarëve të shquar. – Më duket se madje pianoja atje tingëllon më ndryshëm. Pavarësisht nga ngjarja që zhvillohet në këtë shtëpi, gjithmonë ndihet ndonjë fuqi e padukshme.”
Pikërisht atje Magdalena Gigova, ndër dekorin autentik, që ruan të kaluarën dramatike të Adriana Budevskës, hap perden, që të na tregojë për të kaluarën e aktores së madhe:
“Kjo është gruaja, e cila luajti më shumë se 100 role. Ajo ka qenë në të vërtetë e jashtëzakonshme. Shkrimtari i madh bullgar Ivan Vazov dhe prof. Ivan Shishmanov, filolog, shkrimtar dhe politikan, kanë vlerësuar talentin e saj, që kur ajo ka qenë 17 vjeçe, duke e dërguar me bursë për të bërë studime në Teatrin Perandorak në Moskë.”
Shkolla ka ndikuar shumë mbi aktoren e talentuar dhe deri në fund të jetës së saj Budevska ka rikrijuar role sipas stilit klasik rus të Stanisllavskit. Ndërkaq, ajo është aktorja e parë, e cila ka luajtur e zhveshur si Dalila në dramën me të njëjtin emër të Vladimir Musakovit. “Adriana ka qenë në skenë e veshur me një triko të hollë me ngjyrë trupi, me margaritarë të bardhë dhe të zinj dhe me akuamarinë – na tregon Magdalena Gigova. – Bustieri ka qenë një vepër e vërtetë e artit. Gjinjtë kanë qenë prapa një mëndafshi transparent, të qëndisur me gurë të çmuar. Kërthizën e kanë mbuluar vetëm margaritarë, kurse nga mesi lëshohej një stof i hollë. “
Këtë rol Adriana Budevska e luajti në moshën 43 vjeçe, por madje për kritikët ajo dukej jo më se 20 vjeçare. Mishërimi i saj i shkëlqyeshëm në rol fshehu depresionin e thellë, në të cilën ajo ra pas humbjes së bashkëshortit Hristo Gançev, gjithashtu aktor si ajo. Ata kanë përjetuar një dashuri të madhe, të shndërruar më vonë në unitet krijues. Ata i kanë përgatitur së bashku rolet, por pas vdekjes së tij në front në fillim të Luftës së Parë Botërore gëzimi u zhduk nga jeta e aktores. Pas humbjes së madhe vdiq vajza e tyre e vogël. Pas kësaj në Itali vrasën djalin e saj, kurse tjetri emigroi në Buenos Aires. Ajo mbeti e vetme dhe vazhdoi të luante në Teatrin Popullor. Publiku e adhuronte, e krahasonin me Sarah Bernhardt, sepse luante me lehtësi rolet më të vështira, por kjo nuk arrinte ta mbushte shpirtin e saj të zbrazët. Karriera e saj mbaroi, kur e pensionuan në moshën 48 vjeçe dhe ajo u nis te djali. Në moshën 70 vjeçe Adriana Budevska u kthye përsëri në Bullgari, që të vdesë në shtëpi, në rrugën “Mixhur”, ku ruhet forca e shpirtit të saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Darina Grigorova dhe arkiv
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..