Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari filloi Java Evropiane e Mobilitetit

БНР Новини

Fushata e Komisionit Evropian “Java Evropiane e Mobilitetit” zhvillohet çdo vit në periudhën 16-22 shtator me qëllim inkurajimin e bashkive evropiane për të aplikuar dhe ndihmuar transportin e qëndrueshëm dhe mënyrat e lëvizjes dhe gëzon interes gjithnjë e më të madh edhe jashtë kufijve të Evropës.

“Gjatë vitit të kaluar 2017 atje u përfshinë 2526 qytete nga mbarë Evropa, SHBA-ja, Japonia etj., që përbën rekord. Bullgaria u paraqit nga 39 bashki” – bëri të ditur për Radio Bullgarinë Ministria e Mjedisit Rrethues dhe Ujërave, e cila është koordinator kombëtar i iniciativës. Tema për vitin 2018 është “Multi-modaliteti”, kurse motoja është “Kombino, lëvizu!” Multi-modaliteti inkurajon përdorimin dhe gërshetimin e llojeve të ndryshme të transportit, ndërsa përparësitë janë pakësim i ndotjeve dhe i bllokimit të qarkullimit rrugor, ajër më i pastër dhe më i këndshëm në qytet.

Për vitin e radhës në iniciativën “Java Evropiane e Mobilitetit” u përfshinë Bashkia e Kryeqytetit, Qendra për Mobilitetin Urban, një sërë organizatash joqeveritare dhe iniciativa civile. Edhe sivjet ka aktivitete dhe fushata, drejtuar popullarizimit të lëvizjes ekologjike dhe të mënyrave alternative të lëvizjes në qytet – me biçikleta, me këmbë dhe me transportin urban. Çfarë tjetër është përgatitur me banorët dhe miqtë e Sofjes?

Снимка

Sivjet e përqendrojmë vëmendjen te fëmijët – thotë Metodi Avramov nga Qendra për Mobilitetin Urban. – Për fëmijët nga kopshtet e fëmijëve rikrijojmë mjedisin real rrugor, kështu qe që në moshën e hershme ata të mund të mësohen me mënyrat e lëvizjes në qytet.

Снимка

Për më të mëdhenjtë kemi përgatitur lojëra sportive, i përfshijmë edhe në shëtitjen me biçikleta, të cilën për të dytin vit me radhë e organizojmë bashkë me Ambasadën e Mbretërisë së Danimarkës më 22 shtator. Biçikletat janë siguruar nga Qendra për Mobilitetin Urban, por të gjithë që dëshirojnë mund të vijnë me biçikletat e tyre. Vendi i nisjes është në një prej parqeve më të mëdha të Sofjes, ndërsa vetë itinerari kalon përmes pjesës qendrore të qytetit.

Снимка

Fëmijët mund të shprehin mendimin e tyre për mobilitetin dhe transportin urban edhe duke pikturuar. “Vogëlushit na paraqitin ide shumë origjinale, ndërsa pikturat mund të shihen edhe në Bruksel, sepse pas çdo një Jave Evropiane të Mobilitetit qytetet mund të kandidojnë për çmimet e Javës së Mobilitetit. Pikturat e fëmijëve gjithashtu janë pjesë e komponentëve, të cilët tregojnë angazhim me problematikën” – shënon Metodi Avramov dhe saktëson:

Qytetet duhet t’u përgjigjen tri kushteve: Të disponojnë masa të përhershme në sferën e mobilitetit, të organizojnë ngjarje të lidhura me zhvillimin e Javës së Mobilitetit dhe kushti i tretë është të ketë një ditë pa automobila, e cila të inkurajojë lëvizjen me biçikleta dhe me këmbë në pjesën qendrore të qytetit. Bashkia e Kryeqytetit i zbaton këta komponentë tashmë mjaftë vite, ndërsa gjatë 2015-ës dhe 2016-ës ajo ishte një nga 10 qytetet të zgjedhura për dekoratë të Javës së Mobilitetit. Shpresojmë se sivjet Sofja do të jetë më përpara në klasifikim” – bëri urimin Metodi Avramov.

Снимка

Një pjesë e pandarë e argëtimeve këtë javë është, kuptohet, retro-tramvaji, i cili lëviz në intervale të posaçme kohore. Ndërsa kulmi është 22 shtatori, në ditën tradicionale pa automobila, kur një pjesë nga qendra e Sofjes do të mbyllet për lëvizjen automobilistike.

Gjatë vitit 2016 dhe 2017 një laborator mobil i Agjencisë Ekzekutive për Mjedisin Urban i bëri analizë ajrit atmosferik në Ditën pa Automobila dhe siç pritej ajri ishte më i pastër – komentoi Metodi Avramov. – Mirëpo, një fushatë, e cila është në kuadrin e vetëm një jave mund të vërë ndonjë theks, por duhet të bëhen përpjekje gjatë tërë vitit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD