Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “Rezidenca Gjysha” e afron jetën në fshat me resurset teknologjike të qytetit

БНР Новини

„Shpresa për një ndryshim për të mirë nuk humb aktualitet, ai arrihet hap pas hapi” – janë të bindur dhjetëra njerëz të rinj, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë shoqërinë në të cilën jetojmë. Ata besojnë se ëndrrat herët a vonë bëhen realitet dhe për këtë arsye punojnë në shoqatën e tyre “Fabrika e ëndrrave”, e cila vepron falë përpjekjeve të vullnetarëve dhe ideve të tyre me potencial për zhvillim. Ata kuptojnë se gjithnjë e më shumë bullgarë dëshirojnë të kthehen të jetojnë në fshat dhe për këtë arsye e organizojnë nismën “Rezidenca Gjysha”. Me të ata i ndihmojnë njerëzit, të cilët dëshirojnë të kthehen në fshat që ta bëjnë hapin e parë.

Ndër vullnetarët më aktivë të iniciativës është Milica Xhanxhova. Sipas fjalëve të saj “Rezidenca Baba” organizohet për vitin e katërt me radhë në fshatra të ndryshme të Bullgarisë. Fushata e sivjetshme është ajo më e fortë deri tani, me më shumë pjesëmarrës. Ky projekt është ndër më të njohurat e “Fabrikës së ideve”, sepse njeriu bashkëkohor ka nevojë për lidhje me natyrën, gjithnjë e më shpesh ai kërkon frymëzim nga resurset, me të cilat disponon fshati – folklori, jeta e thjeshtë dhe e qetë, ushqimi i pastër,  etj.” – tha Milica Xhanxhova:

Shumë njerëz të rinj kërkojnë rrënjët e tyre dhe rizbulojnë vlerat, që janë ruajtur më mirë në fshat. Ata drejtohen tek resurset e fshatrave – tek folklori, traditat, mënyra e ushqimit. Mendoj se kjo është për shkak të përparimit teknologjik. Organizata jonë merr pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe më bën përshtypje se kjo është një tendencë globale. Në Bullgari ritmet janë të përshpejtuara për shkak të përqendrimit të jetës në qytetet e mëdha – ai krijon deficit në cilësinë e jetesës. Çdo vit tabloja bëhet më dramatike – teknologjitë u japin njerëzve të qytetit shumë – ato krijojnë komoditet dhe lehtësojnë jetën. Por shpejtësia e të gjitha proceseve rreth nesh, përdorimi i aq shumë mjeteve teknologjike, bile i automjeteve, na privojnë nga oksigjeni, nga ushqimi cilësor, nga qetësia – të gjitha këto gjëra mund t’i gjejmë lehtësisht në fshat. Qyteti na largon nga vlerat e vërteta njerëzore nga komunikimi mes njëri-tjetrit. Në qytetin e madh kontaktet janë të lehtësuara në mënyra të ndryshme, por mungon komunikimi i ngrohtë, kontakti sy më sy. Besimi dhe afërsia sikur mungojnë vitet e fundit. Ky realitet është arsyeja për kthimin e të rinjve në fshat. Kuptojmë se na mungon komunikimi i drejtpërdrejtë mes brezave të ndryshme, për këtë arsye s’ka vazhdimësi. Në të njëjtën kohë kuptojmë edhe se e humbim aftësinë njerëzore të mësojmë më shumë për vetveten nëpërmjet komunikimit me të tjerët.”

Dita e parë në fshatin Karavellovo

Vullnetarët nga “Rezidenca Baba” ndihmojnë jetën e njerëzve, në shtëpitë e të cilëve janë akomoduar. Ata i kanë gjithashtu iniciativat e tyre në fvor të fshatit konkret. “Komuniteti i vogël provokon kureshtjen e njeriut të qytetit dhe ai bëhet studiues i përqendruar i vendit dhe i të gjitha gjërave që i takon gjatë qëndrimit të tij në fshat.” – tha Milica Xhanxhova:

Ekipi i rezidentëve në fshatin Vojnjagovo në veprim

Ky vit është shumë dinamik në “Fabrikën e ideve” dhe më konkretisht në “Rezidencën Gjysha”. Projekti sivjet zhvillohet në tre fshatra – Kliment, Vojnjagovo dhe Karavellovo, të cilët ndodhen në rajonin e qyteti Karllovo. Kishim shumë aplikime për pjesëmarrje dhe shumë propozime nga ana e vendasve, të cilët dëshirojnë të ofrojnë shtëpitë e tyre për akomodim të vullnetarëve. Mblodhëm më shumë njerëz që ishin gati të mbeten në fshat për nga një muaj. Kishim aplikime interesante nga njerëz me profesione të ndryshme – shkencëtarë, trajnerë, ekonomistë, arkitektë – të gjithë ata mund të kontribuojnë për përmirësimin e ambientit të fshatit. Zgjodhëm 12 rezidentë në moshë midis 18 dhe 40 vjeç. Ky nuk është pushim në fshat, por është një mision. Qëllimi është që të mbledhim ide të guximshme për zhvillimin e fshatrave, për mënyrën, në të cilën ata mund të përdorin potencialin e tyre ekonomik në emër të së ardhmes më të mirë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: ideasfactorybg.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD