Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bellonoga” – “Përmes syve të tokës” në Studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare

Një variant koncerti të edicionit me të njëjtin titull

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 25 shtator Gjergana Dimitrova prezanton projektin e vet etnik “Bellonoga”. Programi vazhdon të pasurojë dhe të zhvillojë idetë nga programi i parë muzikor vetjak me titull “Përmes syve të diellit”. Ai u paraqit përpara  rreth 5 vjetëve, duke zbuluar mjeshtërinë e Gjerganës të përziejë elemente muzikore nga kulturat e ndryshme të lashta. Këngëtarja e njohur bën pjesë në korin “Misteri i zërave bullgarë” dhe “Eva kuartet”. Me këto formacione ajo vazhdimisht është nëpër skenat botërore. Njëkohësisht me këtë po vazhdon dhe karrierën e vet solo.

Pas paraqitjes së programit tim të parë muzikor pasuan koncerte, si dhe pjesëmarrje në festivale në Gjermani, Austri, Poloni – tregon ajo. Muzika u rendit gjithashtu dhe në mjaft klasifikime, të lidhura me muzikën etnike, u vërtit dhe në shumë radio evropiane. Kjo po kështu kontribuojë për popullaritetin e projektit. Kur një krijues ndihet në gjendje, ai patjetër që do të zhvillojë frymën e vet krijuese. Në mënyrë fare të natyrshme filluan të lindin dhe shfaqje të reja... Përsëri punova me Aleks Nushevin – arranger i të gjitha shfaqjeve në edicionin e parë. Kurse në disa prej tyre dhe Kostadin Gençev dha idetë e veta si kompozitor dhe arranger. Pak nga pak i krijuam këngët , të cilat janë të përfshira në albumin e dytë me titull “Bellonoga” – “Përmes syve të tokës”, të cilin deri më disa ditë do ta mbaj në duart e mia. Shumë nga këngët janë të kënduara live në klubet dhe në sallat e koncerteve. Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi midis dy albumeve. I pari qe incizuar përpara se ta prezantojmë në skenë, kurse i dyti fillimisht u formua në praktikën tonë të koncerteve, kurse pas kësaj incizuam këngët, që për mua është varianti më i mirë.”


Bellonoga” nuk është vetëm një pseudonim artistik, i marrë nga poema e klasikut bullgar Petko Sllavejkov “Izvorët na Bellonogata”. Doli se është dhe një titull shumë i përshtatshëm të të gjithë projektit, të cilin e fillova përpara kohe, sepse në ndonjë farë mënyre prezanton karakterin e muzikës time" – tregoi akoma këngëtarja.

Muzikantë, me të cilat ajo ka partneritet në album janë Kostadin Gençev – fyell, Violeta Petkova – gëdullka, Aleks Nushev – kitarë, Petër Todorov – perkusion. Mes muzikantëve miq është dhe trumpetisti i xhazit Rosen Zahariev-Roko, Ivan Conkov – baraban, si dhe Aleksandër Selie – Hang Drum.

Aleksandër është djali i Marsel Selies, i cili përpara disa dekadave më përpara qe producent i edicioneve shumë të suksesshme “Misteri i zërave bullgar” – sqaroi Gjergana. Me të jemi në marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe profesionale dhe ai me shumë gëzim pranoi të marrë pjesë në incizimin e njërës prej shfaqjeve.

Përveç instrumentistëve, emrat e të cilëve i përmendëm, në koncert do të marrë pjesë dhe Petër Millanov – kitarë, i cili është anëtari i ri i projektit “Bellonoga”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD