Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra bullgaro-serbe ndihmon jetën e bashkatdhetarëve tanë në Vranjë

БНР Новини
Hapja zyrtare e qendrës
Foto: vranje.org.rs

Problemet e pakicës bullgare në rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare, të shkëputura nga shteti bullgar pas Luftës së Parë Botërore në bazë të Traktatit të Njëjit, janë që prej shumë vitesh, kurse mezi kohët e fundit Serbia filloi të shfaqë vullnet dhe të bëjë prova për zgjidhjen e një pjesë prej tyre. Një nga shkaqet për këtë është dëshira e fqinjës sonë perëndimore të aderohet ndaj Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015. Afati u regjistrua në Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, të miratuar gjatë Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Një nga shenjat për ndryshim qe shtimi i trefishtë i financimit të medieve bullgare në Serbi, të negociuar në një takim midis Presidentit bullgar Rumen Radev dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç gjatë muajit qershor të këtij viti. Me zgjidhjen e këtij problemi pengesat përpara qytetarëve bullgarë nuk përfundojnë me kaq. Pasojnë të reja dhe të reja.

Bashkësia bullgare në vendet e populluara në rajonet kufitare juglindore të Serbisë është shumë aktive në mirëmbajtjen e traditave bullgare dhe të kontakteve të saj me Bullgarinë.

Në këtë drejtim punon dhe qendra bullgaro-serbe në qytetin Vranjë, inaugurimi zyrtar i të cilit qe sot. Ngjarja qe edhe një shkak tjetër të vihen në tavolinë për diskutim gjendja dhe përkrahja e pakicës bullgare nga ana e qytetit Vranjë. Në këtë drejtim u zhvilluan dhe bisedimet e Ambasadorit bullgar në Serbi Radko Vllajkov, Konsullit të Përgjithshëm në Nish Edvin Sugarev, Kryetarit të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev dhe kryetarit të Qendrës Bullgaro-Serbe Darko Anaçkov me përgaqësues të adminstratës bashkiake në Vranjë.

Foto: Qendra bullgaro-serbeKrijimi i qendrës bullgaro-serbe në fund të vitit 2017, qe një sfidë e madhe, me qenë se është shumë e vështirë  të gjenden njerëz, të cilët të duan të punojnë, jo kaq për para, sa për një kauzë të caktuar”– tregon kryetari Darko Anaçkov dhe shton:

Qëllimet tona janë që të mund të japim një informacion të plotë në gjuhën bullgare të bullgarëve në Vranjë, të mbrojmë të drejtat e tyre dhe interesat  dhe t’u japim një farë ndjenje sigurie, që të mund ata të deklarojnë lirisht ndjenjën e vet të përkatësisë kombëtare. Në bashkëpunim me institucionet shtetërore serbe dhe bullgare duam të punojmë për mësimdhënien e gjuhës bullgare në shkolla, që është me një rëndësi vendimtare për ruajtjen e vetëdijes kombëtare. Po kështu në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe kulturore bullgare duam t’u propozojmë bullgarëve në Vranjë ngjarje të ndryshme kulturore – koncerte, teatër, ekskursione në Bullgari, me qenë se ata pothuajse nuk kanë mundësi për të tilla. Përveç kësaj duam të kandidojmë për projekte për punë me bullgarët jashtë shtetit dhe në kuadrin e bashkëpunimit transkufitar.”

Me ndihmën e programit për bashkëpunim transkufitar midis Bullgarisë dhe Serbisë, dhe në partneritet me bashkinë e qytetit Kjustendill, ekipi i qendrës bullgaro-serbe  realizoi projektin “Kaq afër-kaq larg”, i cili përfshin xhirimin e një filmi, i cili popullarizon trashëgiminë kulturore të Vranjës dhe të Kjustendillit si qytete të afërta në të dyja anët e kufirit. Emri i tij është “Mbrojtësit e trashëgimisë kulturore”. Pritet që xhirimi i filmit të përfundojnë gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD