Problemet e pakicës bullgare në rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare, të shkëputura nga shteti bullgar pas Luftës së Parë Botërore në bazë të Traktatit të Njëjit, janë që prej shumë vitesh, kurse mezi kohët e fundit Serbia filloi të shfaqë vullnet dhe të bëjë prova për zgjidhjen e një pjesë prej tyre. Një nga shkaqet për këtë është dëshira e fqinjës sonë perëndimore të aderohet ndaj Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015. Afati u regjistrua në Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, të miratuar gjatë Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Një nga shenjat për ndryshim qe shtimi i trefishtë i financimit të medieve bullgare në Serbi, të negociuar në një takim midis Presidentit bullgar Rumen Radev dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç gjatë muajit qershor të këtij viti. Me zgjidhjen e këtij problemi pengesat përpara qytetarëve bullgarë nuk përfundojnë me kaq. Pasojnë të reja dhe të reja.
Bashkësia bullgare në vendet e populluara në rajonet kufitare juglindore të Serbisë është shumë aktive në mirëmbajtjen e traditave bullgare dhe të kontakteve të saj me Bullgarinë.
Në këtë drejtim punon dhe qendra bullgaro-serbe në qytetin Vranjë, inaugurimi zyrtar i të cilit qe sot. Ngjarja qe edhe një shkak tjetër të vihen në tavolinë për diskutim gjendja dhe përkrahja e pakicës bullgare nga ana e qytetit Vranjë. Në këtë drejtim u zhvilluan dhe bisedimet e Ambasadorit bullgar në Serbi Radko Vllajkov, Konsullit të Përgjithshëm në Nish Edvin Sugarev, Kryetarit të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev dhe kryetarit të Qendrës Bullgaro-Serbe Darko Anaçkov me përgaqësues të adminstratës bashkiake në Vranjë.
“Qëllimet tona janë që të mund të japim një informacion të plotë në gjuhën bullgare të bullgarëve në Vranjë, të mbrojmë të drejtat e tyre dhe interesat dhe t’u japim një farë ndjenje sigurie, që të mund ata të deklarojnë lirisht ndjenjën e vet të përkatësisë kombëtare. Në bashkëpunim me institucionet shtetërore serbe dhe bullgare duam të punojmë për mësimdhënien e gjuhës bullgare në shkolla, që është me një rëndësi vendimtare për ruajtjen e vetëdijes kombëtare. Po kështu në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe kulturore bullgare duam t’u propozojmë bullgarëve në Vranjë ngjarje të ndryshme kulturore – koncerte, teatër, ekskursione në Bullgari, me qenë se ata pothuajse nuk kanë mundësi për të tilla. Përveç kësaj duam të kandidojmë për projekte për punë me bullgarët jashtë shtetit dhe në kuadrin e bashkëpunimit transkufitar.”
Me ndihmën e programit për bashkëpunim transkufitar midis Bullgarisë dhe Serbisë, dhe në partneritet me bashkinë e qytetit Kjustendill, ekipi i qendrës bullgaro-serbe realizoi projektin “Kaq afër-kaq larg”, i cili përfshin xhirimin e një filmi, i cili popullarizon trashëgiminë kulturore të Vranjës dhe të Kjustendillit si qytete të afërta në të dyja anët e kufirit. Emri i tij është “Mbrojtësit e trashëgimisë kulturore”. Pritet që xhirimi i filmit të përfundojnë gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale,..