Janka Rupkina është një nga emblemat e muzikës popullore bullgare dhe sivjet feston dy përvjetorë – 60 vjet në skenë dhe 80 nga lindja. Këngëtarja legjendare ka lindur në krahinën e Stranxhës. Bashkëfshatarët e saj nga fshati Bogdanovo në rajonin e Burgasit krenohen me këngëtaren e njohur dhe bile e kanë quajtur klubin e fshatit në emër të saj. Nëpër të gjithë botën ajo është e njohur si një nga solistet më të dashura të “Misterit të zërave bullgarë”, dhe po kështu dhe si një nga këngëtaret e trios “Bëllgarka”. Me këto formacione ajo ka magjepsur publikun në salla prestigjioze në disa kontinente.
Zëri i saj unikal soprano kthen çdo një shfaqje të saj skenike në festë dhe melhem për shpirtin e njeriut. Vargu i njohjeve, të cilat kanë shënuar klasën e saj të lartë të interpretimit gjatë viteve është i madhërishëm: çmime të para në festivalet ndërkombëtare folklorike në Novi Sad gjatë vitit 1961, Tuniz gjatë vitit 1967, Bratislavë gjatë vitit 1973, kurse gjatë vitit 2007 është dekoruar me statujën “Nestinarka” të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik Burgas për kontributin e saj të veçantë ndaj muzikës popullore bullgare. Jo më pak respektues është dhe repertori i saj solo nga krahina e malit Stranxha (Bullgari Juglindore) – më shumë se 250 incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare.
“Me krenari mund të them se jam një këngëtare e lumtur, kurse vitet aspak nuk janë të paktë – tregon ajo. Përveç me publikun jam e lumtur dhe për takimet e mia me kolegët e mi të shkëlqyer tek ne dhe nëpër botë. Incizimet e para qenë në Londër me Kejt Bush dhe trionë “Bëllgarka”, në të cilën këndoja bashkë me koleget e mia Eva Gjeorgjieva dhe Stojanka Boneva. Me ftesë të Xho Bojd punova afro 20 vjet jashtë shtetit. Përmes nesh njerëzit nëpër botë morën vesh për Bullgarinë tonë të vogël. Kam punuar me Linda Ronstad , me kompozitorin holandez Robert Ellmar bëra albumin “Keranka”.... Muzikanti i madh Xhorxh Harisën erdhi nga Kalifornia në Londër të dëgjojë trion “Bëllgarka”. Ishim ftuar në rezidencën e tij, ku formuam një koncert të madh. Bashkë me kolegë të tij – kitaristë kënduam bashkë me gjithë zemër. Kam punuar me etnomuzikologun Marta Forsajt nga Bostoni dhe shumë të tjerë. Jam krenare se, kohët e fundit këndova me kolegë të mi në qytetet Burgas, Varna, po kështu në Sandanski dhe Bansko. Më 5 tetor do të jem në Qipro. Para disa vitesh këndova në këtë vend për presidentin Makarios. Gëzohem se, nuk më kanë harruar dhe tani më ftuan të festoj përvjetorin tim aty. Planifikojmë një koncert të madh me kolegë të mi më 22 tetor në Sofje. Akoma po punoj, sepse Zoti më mban akoma zërin e bukur. Jam shëndosh e gjallë dhe jam e lumtur se akoma mund të këndoj, të marr dhe të fitoj dashurinë e madhe të njerëzve tek ne dhe nëpër botë.”
Sot Janka Rupkina po vazhdon të popullarizojë këngën e krahinës së Stranxhës nëpër botë dhe të marrë pjesë në projektet ndërkombëtare muzikore. Për nder të saj gjatë vitit 2018 organizohen koncerte bashkë me interpretues të tjerë tek ne. Në to patjetër tingëllon kartëvizita e saj muzikore – kënga e saranxhës “Kalimanku Denku” të cilën ajo e këndon solo ose bashkë me korin “Misteri i zërave bullgarë”. Të pakët janë këngëtarët të cilët guxojnë të këndojnë këngën “Kalimanku Denku”. Por, bile dhe ata të cilët e këndojnë, pohojnë se interpretimi i këngëtares së madhe të saranxhës mbetet i pa kaluar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..