Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Teknologjitë kompjuterike janë një përgjegjësi e madhe

БНР Новини
Foto: BTA

Dallimi i shkencëtarëve dhe studiuesve të shquar bullgarë në fushën e shkencave kompjuterike me çmimin “Xhon Atanasov” është një iniciativë e presidentit të Republikës së Bullgarisë, e cila ekziston tashmë 15 vjet. Kjo dekoratë është një dëshmi, se megjithë orientimet e ndryshme politike presidentët bullgarë përkrahin një ide të përbashkët, pra shkenca bullgare, arritjet dhe kauzat në emër të së mirës shoqërore duhet të marrin mbështetjen e plotë të institucionit presidencial.

Zgjedhja e emrit të inxhinierit të njohur me prejardhje bullgare Xhon Atanasov për këtë dallim, nuk është e rastit, sepse ai është krijuesi i kompjuterit të parë elektronik. Edhe ai, si shkencëtarët e rinj sot, dikur si një pionier hyri në një botë krejt të re pa të kishte parasysh se si do të vazhdojë nisma e tij. Mirëpo, Xhon Atanasovi arriti të ndryshojë botën. Dhe në se në kohën e tij për të ndier një ndryshim ishte e domosdoshme shumë kohë, sot në botën e teknologjive, kjo ndodh për sekonda. Sipas rregullave mbajtësi i çmimit “Xhon Atanasov” është vetëm një, ndërsa të dalluarit e tjerë marrin fleta nderi për zbulim debutues në fushën e teknologjive kompjuterike, për projekt me rëndësi të madhe shoqërore dhe për suksese të arritura në olimpiadat ndërkombëtare të informatikës. Në fjalinë e rastit, presidenti Rumen Radev vuri në dukje numrin e madh të kandidatëve sivjet dhe vështirësitë të caktohen laureatët, duke thënë:

Kjo na jep të drejtën dhe bazën të krenohemi dhe të shpresojmë, sepse një pjesë prej juve punon dhe mëson jashtë shtetit. Mirëpo, kudo që të jeni në institute, qendra ose hallka shkencore, ju punoni me mendim për Bullgarinë. Ju ktheheni me frytet e punës suaj këtu. Më bënë përshtypje të madhe rëndësia shoqërore e arritjeve tuaja, sepse teknologjitë dhe shkenca kompjuterike nuk janë vetëm motori i progresit. Atë, që ju bëni gjithnjë e më shumë i modelon marrëdhëniet tona shoqërore, gjë që është një përgjegjësi të madhe. Arritjet tuaja kontribuojnë si për sigurinë dhe përpunimin e shpejtë të të dhënave, gjë pa të cilën është e pamundshme të funksionon shtetit, ashtu edhe për arsimin, shëndetësinë, ambientin, zhvillimin e menaxhimit elektronik.

Mbatësi i çmimit të madhe “Xhon Atanasov” për vitin 2018 u bë 34 vjeçari doktor Petër Cankov me doktoraturë të shkencave kompjuterike në Universitetin Teknologjik të Zvicrës në Zyrihu. Qëllimi kryesor i studimeve të tij është krijimi i metodave të reja për mbrojtje të automatizuar të sistemeve moderne softuer, duke përfshirë edhe kontrata dhe programe të urta të cilët përpunojnë të dhënat personale, rrjete kompjuterike etj. Rezultatet e këtyre studimeve ndihmojnë krijimin e sistemeve inovative, të cilat shfrytëzohen gjerësisht si në rrethet akademike, ashtu edhe në industri.

Në kategorinë “Projekte me kontribut të madh shoqëror” u dalluan tri nisma, me potencial të lehtësojnë njerëzit në detyrimet e tyre shtetërore, duke siguruar shërbime të ndryshme. Një shembull për këtë është i ashtuquajturi “Universitet me kod i hapur”, i cili ndihmon zhvillimin akademik dhe karrierën e atyre që mësojnë në të pa kufizime institucionale ose kombëtare. Një fletë nderi mori edhe një platformë online CIVI, e cila u jep mundësi shtetasve bullgarë të sinjalizojnë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtësuar për probleme me mbulesën rrugore ose me mjedisin urban. Përdoruesit e regjistruar deri tashti nga mbarë vendi janë më se 85 000 veta, ndërsa sinjalet janë më se 80 000. Certifikatën e tretë ësht në këtë kategori e mori projekti JAMBA, hartuar nga Joana Koleva dhe Iva Collova në ndihmë të fondacionit, i cili u siguron askes të barabartë të informacionit, arsimit dhe karrierës njerëzve me aftësi të kufizuara. Si lindi ideja dhe sa janë njerëzit të cilëve projekti tashmë u ndihmoi tregon Joana Koleva:

Ideja për këtë platformë lindi para dy vitesh. Është e vështirë të themi sa kërkesa kemi deri tashti, sepse vazhdimisht po bëhen të reja, ndërsa të tjerë hiqen. Përderisa përfundojmë matching algoritmin, kandidatët dhe punëdhënësit lidhen me ne në mënyrë standarde nëpërmjet e-mail-it, kështu që të jemi në gjendje të përpunojmë paraprakisht të dhënat. Kjo është një punë, të cilën pas kohe do të bëjë pikërisht ky algoritëm. Krahas realizimit profesional ofrojmë edhe mësim të kandidatëve në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe në sferën IT. Deri tashti trajnuam më se 100 njerëz, 70 prej të cilëve tashmë punojnë."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD