Autori i përdhunimit dhe vrasjes së gazetares 30-vjeçare Viktoria Marinova ishte ndaluar mbrëmë në Gjermani. Ky është bullgari 21-vjeçar Severin Krasimirov – një emër i njohur për policinë, lidhur me krime të tjera. Ai është arrestuar nga policia gjermanе për shkak të sinjalit të dhënë nga autoritetet bullgare.
Sipas hetimit burri ka ikur për në Gjermani të diеlën, bashkë me një mik të tij, pasi e ka bërë krimin. Është identifikuar në bazë të kampionëve të ADN-së nga vendngjarja. Në këtë etapë sipas organeve hetuese krimi është kryer për shkak të manifestimit spontan të agresionit. Severin Krasimirovi është regjistruar më pare në polici për vjedhjen e metaleve për skrap.
Alibia e shtetasit rumun, të ndaluar pak më parë në lidhje me vrasjen e gazetares është pohuar dhe ai është liruar.
Deklarata mbi krimin e rëndë bënë Kryeministri Bojko Borisov, Prokurori i përgjithshëm Sotir Cacarov dhe Ministri i punëve të brendshme Mlladen Мarinov.
Nga qendra për shtyp e Përfaqësisë së KE-së në Bullgari informuan se Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker përshëndet veprimet e shpejta dhe adekuate të Kryeministrit Borisov dhe të institucioneve bullgare, të cilat ndaluan të dyshuarin për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova, duke bashkëvepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me kolegët e tyre nga shtetet e tjera evropiane.
Në Tuitër kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani përshëndeti autoritetet bullgare për shpejtësinë dhe përpikërinë e hetimit, që bëri të mundur arrestimin e vrasësit të Viktoria Marinovës, motivi i të cilit nuk është lidhur me punën e saj si gazetare. Kryetari i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian Manfred Weber po kështu i përshëndeti autoritetet bullgare për veprimet e shpejta dhe efektive.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, në shumicën e zonave - pothuajse i qetë. Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi..
Pas një mbledhjeje të gjatë disa orëshe, Sinodi i Shenjtë zgjodhi tre mitropolitët mes të cilëve duhet të zgjidhej patriku i ri bullgar. Këta janë Mitropoliti i Loveçit Gavriill, Mitropoliti i Vracës Grigorij dhe Mitropoliti i Vidinit Daniill...
Ish-kryeministri Nikollaj Denkov nga PP-DB konfirmoi se koalicioni nuk do të mbështesë një kabinet me mandatin e parë dhe të dytë dhe është kundër idesë së ITN për një qeveri eksperte me mandatin e tretë. “Kabinetet e ekspertëve, në të cilat nuk ka..
Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se..
2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk..
“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë..