Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vepër e Stefan Nikollaevit do të vendoset para Grand Palais në Paris

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Skulptura monumentale Streetlight (nga anglishtja “llambë rruge”) e piktorit bullgar Stefan Nikollaev do të vendoset para hyrjes së Grand Palais në Paris. Ky është prezantimi i parë i veprës së një autori bullgar në ambientin urban të kryeqytetit francez që realizohet në bashkëpunim me galerinë parisiane Michel Rein.

Skulptura, e cila i ngjan një shandani me lartësi 4 metra, do t’i presë vizituesit e forumit ndërkombëtar për art bashkëkohor FIAC nga 18 deri më 21 tetor. Monumenti është frymëzuar nga një nga veprat më të rëndësishme të Marsel Dyshan (Marcel Duchamp) “Bottle Rack”.

Skulptura e Stefan Nikollaevit është zgjedhur nga një juri në konkurrim me 30 autorë të tjerë nga Evropa, ShBA-ja, Azia. “Simboli i elektricitetit dhe dritës në shoqërinë bashkëkohore moderne. Kjo, e cila na bën që të jemi më shumë së bashku në një vend, t’i kapërcejmë përkufizimet e hapësirës dhe kohës” – komentoi para gazetës “Dnevnik” Veselina Sarieva nga galeria Sariev Contemporary, e cila e përfaqëson piktorin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD