Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi bashkërendimi përfundimtar i Ligjit të ri për fetë ndërmjet politikanëve dhe klerikëve

БНР Новини
Foto: arkiv

Të enjten Kuvendi Popullor pranoi në lexim të parë dy projektligje për çështjet fetare. Ideja e deputetëve është që të mbrohen besimet tradicionale dhe të eliminohen mundësitë  për radikalizim në bazë të religjionit. Meqenëse Kisha Ortodokse bullgare dhe Kryesia e Myslimanëve kanë disa vërejtje të lidhura me amendamentet në fjalë, parlamenti përcaktoi një afat 21-ditor për hartimin e variantit përfundimtar të ligjit.

Në këtë kontekst sot u zhvillua takim mes Kryemyftiut Mustafa Haxhi dhe Kryeministrit Bojko Borisov. Organizata e myslimanëve në Bullgari kërkon që në Ligjin për fetë të përcaktohet kufiri i poshtëm i financimit, me të cilin do të sigurohen pagat e klerikëve. Përveç kësaj me rëndësi të madhe është akreditimi zyrtar i Institutit Mysliman në Bullgari, me qëllim që në të të marrin përgatitje nëpunësit fetarë në xhamitë në vend, në mënyrë që të evitohen ndikimet e huaja myslimane. Pretendimet e veta i ka dhe Kisha Ortodokse Bullgare, e cila është shqetësuar për autonominë e vet, insiston që rregullimin e jetës së saj të brendshme të bëhet ekskluzivisht nga statuti dhe kanunet e saj. Kisha nuk pranon dhe nocionin “radikalizëm fetar”, sepse mendon se në ligj nuk ka një shpjegim konkret dhe saktë për të.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bashkësisë ortodokse dhe ata të myslimanëve janë të kënaqur me idenë për rritjen e subvencioneve  shtetërore, të cilat do të përdoren për rrogat e nëpunësve të tyre, për veprimtari arsimore  dhe për shpenzime të ndryshme rrjedhëse. Kontrollin e këtyre shpenzimeve do ta kryejë “Drejtoria e Çështjeve Fetare” pranë Këshillit të Ministrave dhe Zyra e Auditit. Sipas propozimeve të deputetëve të GERB-it, Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjes për të Drejtët dhe Liritë të drejtën të hapë shkolla dhe universitete fetare do ta kenë vetëm komuniteti i myslimanëve dhe ai i të krishterëve ortodoksë.

Koalicioni nacionalist i Patriotëve të Bashkuar kërkon që shtetasit bullgarë të mund të kryejnë shërbesë fetare, vetëm në se arsimin e tyre religjioze e kanë mbaruar në Bullgari, ose në se diploma e tyre është njohur nga institucionet kompetente në shtet. Të dy projektligjet parashikojnë pjesëmarrjen e të huajve në shërbesat fetare vetëm në se ajo është bashkërenditur me Drejtorinë e Çështjeve Fetare. Për hartimin e tekstit përfundimtar të Ligjit për fetë në Bullgari mbeten vetëm rreth 20 ditë. Duke pasur parasysh atmosferën e mirë të diskutimeve paraprake ndërmjet politikanëve dhe klerit të lartë, mund të presim se dyshimet dhe rezervat që po ekzistojnë në lidhje me të, do të kapërcehen brenda këtij afati.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD