Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një prej fluturimeve të para në botë është realizuar nga disa bullgarë

БНР Новини
Foto: BGNES

Një prej fluturimeve të para në botë është realizuar nga disa bullgarë. Historia e tyre është pjesë e panteonit të lavdisë luftarake bullgare dhe i bën përshtypje tërë Evropës, sepse deri në vitin 1912 vetëm Italia, një vit më herët, kishte përdorur avionë gjatë Luftës Tripolitane kundër Turqisë në Afrikën Veriore. Fillimi i lavdishëm i aviacionit luftarak bullgar, i vënë më 16 tetor 1912, e bëri këtë datë festë të Forcave Ushtarako-Ajrore të Republikës së Bullgarisë.

Gjatë tetorit të vitit 1912, 9 vjet pas shuarjes së Kryengritjes së Ilindenit, pasi 70 000 veta mbetën pa shtëpi, ndërsa 30 000 të tjerë u vendosën në Bullgari, që t’i shmangen dhunës osmane në Maqedoni dhe Traki, filloi Lufta Ballkanike. Ajo zhvillohej për çlirimin e bullgarëve dhe të të krishterëve të tjerë, që ishin mbetur nën zgjedhën osmane në Gadishullin Ballkanik. Më 16 tetor 1912, disa ditë pas shpalljes së luftës, dy oficerë bullgarë realizuan fluturimin e parë luftarak hetues mbi Edrene. Qëllimi i Radull Millkovit dhe i Prodan Tarakçievit ishte që të grumbullonin informacion për rivalin. Fluturimi i tyre me aeroplanin “Albatros” vazhdoi 50 minuta dhe shkaktoi një tmerr të vërtetë në radhët e ushtrisë osmane. Gjatë fluturimeve të tjera luftarake mbi Kështjellën e Edrenesë u hodhën bomba.

Foto: arkiv

Pas fillimit të Luftërave Ballkanike Bullgaria gjeti vendin e vet ndër liderët evropianë dhe madje ndër ata botërorë në aviacion. Atëherë ajo dispononte 12 avionë të firmave gjermane, angleze, franceze dhe ruse, ndërsa SHBA-të – vetëm me 3. Zgjedhja e Radull Millkovit dhe Prodan Tarakçievit për ta udhëhequr fluturimin e parë luftarak nuk ishte e rastit, sepse edhe të dy ishin arsimuar në shkolla në Gjermani, Francë dhe Rusi.

Në fjalimin e vet gjatë takimit me veteranë të aviacionit ushtarak, komandanti i Forcave Ushtarako-Ajrore gjeneral-majori Canko Stojkov rikujtoi rolin dhe rëndësinë e tyre për mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit, por edhe faktin se kjo temë shpeshherë shfrytëzohet në shërbim të interesave të ndryshme.

gjeneral-majori Canko Stojkov

Përfytyrimi për Forcat Ushtarako-Ajrore duhet krijuar në bazë të kuptimit se cilat janë mundësitë e tyre dhe çfarë mund të bëjnë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Sot në sigurinë kombëtare ka marrëdhënie të vështira kontradiktore, kundërshtime dhe konflikte. Bota përjeton ndryshime dramatike politike, demografike, ekologjike dhe teknologjike. Forcimi i procesit të globalizimit çoi në rritje të pabarazisë sociale, të pakënaqësisë dhe humbje të besimit të subjekteve politike në pushtet. Marrëdhëniet shumëvjeçare miqësore mes aleatëve u zëvendësuan nga një kundërshtim i hapur. Pohimi i përhapur se anëtarësia e Bullgarisë në BE dhe në NATO dhe rrethana se tani për tani asnjë prej shteteve fqinje nuk na konsideron si armik potencial është naiv. Ndryshimet në mjedis kërkojnë aktualizimin e kuptimit dhe të vlerësimit strategjik të rreziqeve bashkëkohore. Zhvillimi i Forcave Ushtarako-Ajrore duhet të përqendrohet te formimi i një potenciali prej aftësive mbrojtëse, i cili të jetë adekuat i rreziqeve bashkëkohore. Në fund të fundit duhet të mendohet për zhvillimin e potencialit industrial.” 

Sipas gjeneralit Stojkov provat që të imponohet mendimi se shpenzimet për aviacionin ushtarak janë tepër të mëdha për Bullgarinë dhe se ato mund të kursehen me emërimin e rrojës së hapësirës sonë ajrore nga ndonjë shtet tjetër, nuk janë në dobi të vendit tonë. Ndërsa Bullgaria, si pjesë e NATO-së, ka angazhim, të cilin ajo prapëseprapë vazhdon ta zbatojë – të krijojë, mirëmbajë dhe zhvillojë aftësitë e veta në bashkëpunim me vendet e tjera-anëtare, me qëllim kundërvënien ndaj sulmit eventual ushtarak nga vende të treta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çezma Elia në Nikopoll është e mbuluar me vargje të buta dashurie

E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..

botuar më 25-02-02 9.45.PD

Mbetjet e instalimeve ushtarake romake nga shekulli I japin informacion të ri për jetën pranë qytetit danubian Llom

Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..

botuar më 25-01-26 6.45.PD

Në Vraca do të prezantohet një film dokumentar për zbulimin e relikteve të Joan Pagëzorit

Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i arkeologut Prof. Dr. Kazimir Popkonstantinov. Autenticiteti i zbulimit në mbetjet e manastirit mesjetar të..

botuar më 25-01-24 8.20.PD