Më 9 tetor në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës u mblodhën fansat e formacionit muzikor “Akaga”. Gjatë koncertit prej dy orësh në skenë u shfaqën rreth 18 muzikantë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e grupit gjatë karrierës së tij 27 vjeçare krijuese. Shumë valle, këngë të bukura dhe pjesë instrumentale e argëtonin publikun.
Georgi Velev – një prej trombetarëve, i cili është në “Akaga” që nga vetë krijimi i tij, na tregoi për seleksionimin e këngëve, të cilat përfshinë muzikantët në program, si dhe akoma informacion interesant për bandën muzikore:
“Ne e bëmë zgjedhjen tonë nga gjithsej shtatë albume. Tani, me rastin e këtij koncerti incizuam akoma një të ri, në të cilin përfshimë këngë të paincizuara deri tani. Ai përfshin 11 pjesë dhe është në format CD. Ideja jonë ishte që të interpretonim këngë nga tri periudhat e grupit. Kështu bëmë një retrospeksion. Për këtë qëllim ftuam edhe muzikantët, të cilat kanë marrë pjesë në grupin tonë gjatë viteve të kaluara. E filluam koncertin me pjesët tona instrumentale, sepse para 27 vitesh startuam si formacion instrumental. Pas kësaj fansat tanë dëgjuan edhe këngë nga periudha e mesme me instrumentistët përkatës, që atëherë bënin pjesë në grup. E përfunduam koncertin me përbërjen e tanishme të grupit. Kur u grumbulluam, ne ishim në moshën 17-18 vjeç dhe të gjithë kishim kaluar përmes arsimit klasik muzikor. Mendoj se kjo është me rëndësi, edhe pse në disa momente mund të na kufizojë. Mirëpo, pikërisht arsimi muzikor na mësoi të jemi të disiplinuar. Kjo ishte me rëndësi për ne. Albumi ynë i parë ishte krejtësisht instrumental, por jam i qartë se edhe sot tingëllon në një mënyrë aktuale dhe moderne.”
Posaçërisht për koncertin nga Vancouver i Kanadasë mbërriti Kristijan Aleksandrov (bateri) dhe Jasen Vellçev (piano), gjithashtu ish anëtar i grupit. Kalin Veljov (perkusione), Ognjan Veskov (kitarë), Cvetan Nedjallkov (kitarë) dhe Emill Taslev (bateri), gjithashtu ishin ndër instrumentistët e ftuar. Vetëm Georgi Kornazov – një prej themeluesve kryesorë të grupit, nuk arriti të bëjë pjesë bashkë me ne në koncert. Ai është një prej muzikantëve më të shquar të stilit xhaz në Francë gjatë 25 viteve të fundit.
Gjatë viteve të kaluara muzikantët nga “Akaga” kanë interpretuar në festivale te ne dhe jashtë, përfshi këtu dhe në Montrjo. Kanë dhënë koncerte edhe në Rusi, në Balshoj Teatër, bashkë me Filarmoninë e Sofjes dhe “Misterin e Zërave Bullgarë”.
Tashmë 11 vite në “Akaga” bëjnë pjesë Krasimir Kurtev (bas, vokal), Ivo Kazasov (trumpet, vokal), Krasimir Kirillov – Xhoxho (trombon, vokal), Dimitër Mitev-Dëndi (bateri), Petër Gllavanov (kitara), Kalin Petrov (piano).
Koncerti më 9 tetor ishte një prej më të bukurave dhe ishte multimedial.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..