Më 26 dhe 27 tetor në qytetin Shumen festojnë 120 vjetorin nga themelimi i korit “Rodni zvuci”/tingujt e atdheut/ – një nga koret më të suksesshme bullgare. Në krahasim me traditën shumëshekullore të të kënduarit me shumë zëra në Evropën Perëndimore, ky përvjetor mbase duket “i ri”, por jo dhe për Bullgarinë. Siç e dimë institucionet e para muzikore tek ne “nisin” në fillim të shekullit të 20, kurse të kënduarit me nota është i aplikuar në shkolla në fund të viteve 50 të shekullit të 19, pak përpara Çlirimit gjatë vitit 1878. Midis të tjerave – pikërisht në qytetin Shumen për herë të parë nxënësit këndojnë me nota nën drejtimin e mësuesit të ri dhe dramaturgut të ardhshëm, rilindësi Dobri Vojnikov.
“Kori “Rodni zvuci” është themeluar dhe krijuar si një kor meshkujsh gjatë vitit 1898 – tregon dirigjenti i tanishëm Hristo Atanasov. Më 15 gusht vihet fillimi i shoqatës për të kënduar “Rodni zvuci” dhe kori fillon punë, kurse gjatë vitit 1905 në grup hyjnë dhe gra. Për dirigjent të parë të korit të meshkujve është zgjedhur Veliko Djukmaxhiev, i cili ka përfunduar studimet e tij në Drezden. Disa dirigjentë të tjerë kalojnë pas tij dhe lënë kontributin e vet. Gjatë vitit 1961 shkopin e dirigjentit e merr në duar profesoresha Veneta Viçeva dhe 50 vjet drejton një nga koret më të njohuar bullgare. Ajo ka mundur të pushtojë skenat dhe publikun, kurse kori bëhet mbajtës i dekoratave prestigjioze - dekorata e parë nga konkursi ndërkombëtar koral “Bella Bartok” në Hungari, dekorata e dytë nga “Orlando di Llaso” – Itali, plaket i artë nga “Trubadurët latinë” në Greqi dhe akoma shumë të tjera. Një fakt kureshtar është se “Rodni Zvuci” asnjëherë nuk i ka ndërprerë provat e veta dhe shfaqjet, pavarësisht nga luftërat, krizat e kështu me radhë. Qesh student i profesoreshës Veneta Viçeva. Prej saj kam mësuar shumë, por mbase më e rëndësishmja është asnjëherë të mos të heqësh dorë, t'i jesh besnik vetes, t'i besosh intuitës dhe asaj që ke marrë dhe ke mësuar nga mësuesit e vet. Në festën tonë marrin pjesë dhe kore të huaja. Nga Turqia na ka ardhur për vizitë “Kori pranë Asociacionit Artistik të rajonit Karshëjaka” qyteti Izmir-një kori i përzier me një orkestër të vogël shoqëruese. Nga Zajçar-Serbi mbërrin kori i Dhomës “Llavirint”, nga kryeqyteti i Maqedonisë - kori i përzier i qytetit “Vardar”. Në program do të dëgjojmë dhe korin e dhomës të qytetit Plovdiv “Ivan Spasov”, korin “Telat e hekurta” nga qyteti Razgrad, “Janko Mustakov” nga qyteti Svishtov, “Tingujt e Dobruxhës” nga qyteti Dobriç, “Fortisimo” nga qyteti Burgas. Kurse më 26 tetor në orën 17.30 do të hapet një ekspozitë, në të cilën janë mbledhur dekorata, afishe, kostume – çdo gjë të cilën e kemi në arkivin e korit, si dhe sende personale dhe dekorata të profesoreshës Viçeva.”
Dirigjenti i ri Hristo Atanasov aktualisht është doktorant në universitetin e qytetit Shumen “Konstantin Presllavski”. Ai e drejton korin prej 3 vjetëve, duke ndjekur hapat e pedagoges së vet, e cila ka lënë një repertor të pasur dhe tradita të thella në veprimtarinë korale të qytetit Shumen. Në të dyja koncertet festive, krahas me korin “Rodni zvuci” do të marrë pjesë dhe kori i Fëmijëve “Bodra pesen” – i krijuar dhe i drejtuar vite të gjata nga profesoresha Viçeva, kurse gjatë viteve të fundit – nga Denica Uzunova.
“Fillimi i veprimtarisë sonë të përbashkët qe gjatë vitit 1991, kur erdha si koriste në korin “Rodni Zvuci” – tregon Denica. Gjatë të njëjtit vit u bëra pjesë nga klasa e parë në pedagogjinë muzikore të Universitetit në qytetin Shumen. Krijimi i kësaj dege po kështu është një meritë e profesoreshës Viçeva. Akoma derisa qesh studente ajo më ftoi të bëhem mjeshtre korale në “Rodni Zvuci” dhe Bodra Pesen”. Të dy koret i zhvillonin provat e veta në të njëjtën sallë, realizonin koncerte të përbashkëta festive dhe me të vërtetë vazhdimësia është fare e natyrshme – koristët e rritur nga “Bodra pesen” vazhdimisht përfshihen në radhët e “Rodni zvuci”. Kemi kujtime të bukura, të përmbushura me shumë muzikë. Dhe sot vazhdojmë – me përkulje përpara veprimtarisë së mësueses sonë, por dhe me një vështrim drejt së ardhmes, që të mund të mbajmë dhe të zhvillojmë traditat e shkëlqyera korale të qytetit tonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..