Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Yje botërore mbërrijnë për Plovdiv Xhaz Fest 2018

БНР Новини
Jan Garbarek dhe Eliane Elias
Foto: plovdivjazzfest.com

Saksofonisti legjendar Jan Garbarek do të ekzekutojë muzikë për adhuruesit e vet të shumtë më 3 nëntor, në koncertin e fundit të festivalit. Mik i posaçëm në program është perkusionisti indian me famë botërore Trilok Gurtu. Forumi ndërkombëtar i xhazit hapet zyrtarisht më 31 tetor me ekspozitën “Koleksionuesi-improvizues”, që prezanton piktura nga koleksioni i Nikollaj Nedellçevit. Pason një “Natë me Eliane Elias” – koncert i këngëtares dhe pianistes magnetike braziliane.

Në Ditën e iluministëve kombëtarë, festivali organizon një takim letrar-bisedë nën moton “Gravitacioni i ndritshëm i fjalëve”. Më 1 nëntor janë dhe koncertet e Dena DeRose/ Shtetet e Bashkuara/, Teodosij Spasov dhe Vllatko Stefanovski. Dena DeRose do të zhvillojë dhe një klasë mjeshtërie në xhaz, vokal dhe piano. Më 2 nëntor do të dëgjojmë Dave Holland Quartet. Kontrabasisti i cili e ka filluar karrierën e vet nga kuarteti i Miles Davis, gjatë 50 vjetëve të kaluara ekzekuton muzikë krahas me emrat më të mëdhenj në xhaz. Bashkë me të në skenën në Plovdiv do të jetë dhe saksofonisti i njohur Chris Potter.

Sipas traditës festivali do të japë dekoratën e vet për kontribut të gjithanshëm. Sivjet ajo i jepet xhaz-formacionit “Të bardhë, të gjelbër dhe të kuq” nga qyteti Plovdiv. Me këtë çmim do të dekorohet pas vdekjes dhe pianisti i madh i xhazit Rumen Toskov-Rupeto, i cili gjatë vitit 2018 do të mbushte 50 vjet.

Interesant dhe shumë mirë i zgjedhur është dhe programi i koncerteve të klubeve, të cilat janë çdo natë në Bee Bop Cafe. Ato do të jenë të Milen Kukosharov kuartet, Hristo Jocov& Jazz Cats, Oktet Plovdiv dhe pianistit Ivan Gërbaçev, i cili  do të paraqesë albumin e tij të ri.

Dhe sivjet Plovdiv Xhaz Fest organizon një konkurs rinor. Finalistët në të do të zhvillojnë koncerte më 3 nëntor, kur juria do të përcaktojë dhe fituesit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD
Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD