Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga bashkimi i shpirtrave të hekurit dhe kovaçit lindin kryevepra

БНР Новини

Goditje tingëlluese të çekanit, shkëlqim verbues i zjarrit nëpër mure, fishkëllimë e metalit të futur në ujin e ftohtë dhe lindja e veprës së radhës të artit. Kjo është dita e përditshme dhe zanati i Ljubomir Linkovit, mjeshtër i hekurit të farkëtuar. Duke dalë nga farkëtaria, sendet e bukura marrin rrugën e vet, gjejnë pronarët e vet, por përgjithmonë mbeten në zemrën e njeriut i cili i ka punuar. Sepse në çdo një prej tyre ai ka futur një grimcë nga shpirti i vet.

Снимка

Si çdo një mjeshtër i madh, Ljubomir Linkov, siç thonë bullgarët, e ka vjedhur zanatin. Për nga profesioni ai është elektricist dhe saldator. Niset për të kërkuar punë në Afrikën e Jugut, ku rastësisht gjendet në një firmë për hekur të farkëtuar. Në fillim e ndërmerr këtë punë thjesht si hobi, por kur kthehet në Bullgari vendos që të vazhdojë dhe ta kthejë farkëtarinë në një profesion të vet. Dhe kështu më shumë se 15 vjet.

Снимка"Farkëtaria është një art, një krijimtari – tregon Ljubomir Linkov. Ndonjëherë mendoj me ditë mbi ndonjë model ose detaj. Idetë më vijnë nga brenda, i them vetes: Hajde ta provoj! Nganjëherë nuk bëhet që nga hera e parë, por herën e dytë-të tretë. Kur punoj mbi porositë e veçanta-butik, gjithmonë ndjek idenë e klientit dhe mundohem të zbatoj idetë dhe dëshirat e tij. Mjeshtëria është të mund të bësh atë të cilën e ke menduar ose të cilën e do klienti. Njëherë të bindësh veten, dhe njëherë klientin, se ajo të cilën e do është e mundshme për t’u realizuar."

Ljubomir Linkov punon krevate, pasqyra, shandanë, tavolina, karrige, llamba, sende të ndryshme për jetën e përditshme me saktësi dhe përpikëri  karakteristike për një njeri i cili është i dashuruar pas profesionit të tij. Ndeshen dy karaktere të forta – të kovaçit dhe të metalit. A e mposht mjeshtri hekurin ose ata bëhen shokë?

"Hekuri kur ngrohet, bëhet i butë dhe plastik. Andej nga ta çosh aty shkon, në fakt ti e komandon – përgjigjet Ljubomir Linkov. Sipas vullnetit tënd, ashtu siç do që të qëndrojë – ashtu formohet. Por hekuri ka shpirt, ai nuk djeg, por ledhaton. Dhe thjesht shpirti i tij dhe shpirti im bashkohen dhe formohet diçka, e cila është origjinale dhe tepër unike."

СнимкаQë të mund të tregojë bukurinë e farkëtarisë përpara më shumë njerëzve, njëherë në muaj Ljubomir Linkov zhvillon në punishten e tij “Ditë të dyerve të hapura”.

"Ai i cili do është i mirëseardhur, mosha dhe gjinia nuk kanë rëndësi – fton Ljubomiri. Bëj demonstrime të gjërave të vogla dhe ai që do – shikon, ai që do – bile mund të kapë çekanin dhe të provojë. Disa punojnë shumë mirë, të tjerë jo dhe kaq, por me rëndësi është se kanë dëshirë të provojnë dhe të krijojnë diçka për kujtim."

Vetë Ljubomir Linkovit çekani nuk i rëndon. “Ai për mua është furça, me të cilën unë e pikturoj hekurin e farkëtuar” – thotë mjeshtri. Dhe shton:

"Çdo një punim vet për nga vetja e vet është i veçantë. Nuk ka gjëra të njëjta. Po të shikoni dorën, gishtat nuk janë të njëjtë, nuk ka dy degë të njëjta në një pemë, çdo gjë është e ndryshme. Bile dy shandanë të njëllojshme të bësh, përsëri do të jenë të ndryshëm njëri nga tjetri. Por,  pikërisht në këtë është unikja e çdo gjëje në këtë botë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD