Më se 680 000 veta në Bullgari janë me aftësi të përhershme të kufizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Sigurimit për vitin 2017. Mezi 10 për qind prej tyre kanë shans të gjejnë punë. Kjo në shkallë të madhe i detyrohet mosdëshirës së punëdhënësve të punësojnë njerëz, për të cilët duhet të përshtatin dhoma ose të ndryshojnë mënyrën e punës, duke marrë në konsideratë nevojat e tyre.
Izolimi social rezultat i mjedisit të paarritshëm urban dhe i pamundësisë që ata njerëz vet të shërbehen, janë dy prej problemeve të tyre kryesore. Vitet e fundit qytetet e mëdha në vend, megjithë edhe ngadalë, ndryshojnë pamjen e tyre dhe mjedisi bëhet më i arritshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Mirëpo, nuk qëndron ashtu problemi lidhur me mundësitë e tyre për rehabilitim që do të ndihmonte shumë prej tyre prapë të bëhen shtetas të plotëvlefshëm. Shkaku për këtë është banal – mungesa e mjaft aparaturës së specializuar në përputhje me moshën dhe nevojat e pacientëve. Kjo i detyron të kërkojnë mundësi për rehabilitim të shtrenjtë jashtë shtetit. Një pjesë prej këtyre njerëzve preferojnë për mjekim klinika në kryeqytetin austriak Vjenë. Ardhja e pandërprerë e bullgarëve u bë shkak që bashkatdhetaria oftamologia doktoresha Anelija Hohvarter (Anelia Hochwarter) të nisë një fushatë për blerjen e një aparature të quajtur lokomat. Kjo aparaturë do të lejojë që rehabilitimi i pacientëve me humbje të pjesshme ose të tërësishme të funksioneve të aparatit motorik të bëhet në vend.
“Ky është një robot për rehabilitim të tërësishëm, i cili punon mbi parimin e ecjes fiziologjike duke krijuar mostra, kështu që njeriu të mësojë prapë të ecë. Kjo ndodh me ndihmën e sensorëve të vendosur mbi trupin e pacientit, të cilët tregojnë cila prej grupeve të muskujve punon mirë dhe cila prej tyre ka nevojë për përkrahje. Pacientët me trauma të trurit, apopleksi, paralizë cerebrale, skleroza multiple, parkinson, humbin aftësinë e tyre të ecën. Ky aparat lehtëson gjendjen e tyre dhe u ndihmon atyre në ecjen. Aparati lokomat tashmë është pjesë e pajisjes së të gjitha klinikave perëndimore. Në Austri për shembull në 24 klinika ka 24 aparate të tilla. Konsiderohet se suksesi i rehabilitimit është përafërsisht 50 për qind. Me shfrytëzimin e këtij aparati pacienti mund të përfitojë mundësi që vet t’i shërbehet, kështu që cilësia e jetës së tij të përmirësohet.”
Sipas docentit Ivan Çavdarov, shef i Spitalit të Specializuar për Mjekim të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale, në Bullgari ka disa pajisje për rehabilitim të robotizuar, por ato janë shumë të shtrenjta për mirëmbajtje dhe riparim. Prandaj është me rëndësi sa vite do të zgjatet garancia e prodhuesit të aparatit në fjalë. Çmimi nga 280 000 euro është i lartë, megjithëqë përfshin furnizimin, aftësimin e mjekëve dhe garanci dyvjeçare. Mirëpo, mjetet që harxhohen për procedura dhe mjekim të pacientëve bullgarë jashtë shtetit do të ulen, në se disponojmë një aparaturë të tillë. Për blerjen e aparaturës doktoresha Hohvarter iu shpreson biznesit dhe shtetasve. Për këtë qëllim ajo hapi llogari speciale dhuruese në leva dhe euro në Unikredit Bullbank.
Anelija Petrova Hohvarter
Fushata donatore“Lokomat për Bullgarinë”
IBAN: BG65 UNCR 7000 1522 7289 56 (në leva)
IBAN: BG60 UNCR 7000 1522 7289 49 (në euro)
BIC (SWIFT): UNCRBGSF
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..