Svilen Noev, vokalisti i bandës “Ostava” prezantoi në kryeqytet albumin e tij të të parë solo me titull “Different”. Që nga fillimi i verës në radiot bullgare dhe në platforma të ndryshme në internet mund të dëgjohet dhe të shihet singli pilot “Beautiful” dhe spoti i tij. Muzikanti tashmë është gati edhe me spotin zyrtar të këngës “Different”.
“Albumi doli në treg para pak kohe – tha ai. Singli pilot ;sht; “Different” (“I ndryshëm“), dhe prandaj tërë projekti quhet kështu. Ideja ime ishte që të nënvizoj dallimet me këtë që e bëj me bandën “Ostava” tashmë 20 vjet.”Different” tingëllon në mënyrë të veçantë për disa arsye: nuk është aq melankolik, s’ka aq shumë kitara, ambienti akustik është i ndryshëm. Stili i albumit është më afër muzikës indi dhe pop. Në këtë projekt përdor instrumente të ndryshme – banxho, mandolinë, saksofon. Në promovimin e tij erdhën të gjithë muzikantët , të cilët në mënyra të ndryshme kanë marrë pjesë në krijimin e albumit. Më shumë punonim me Georgi Stanoev (producenti i “Gravity Co”) dhe me Daniel Petrov (daullisti i “Ostava”). Kam dhe një këngë të bërë me Krasimir Todorov (pianisti i “Jeremy?”). Bëhet fjalë për “Minuta”, e cila do të dalë në treg si singël gjatë pranverës. E njohura Mihaella Fileva këndon me mua në “Kronometri” – kjo është kënga e vetme në gjuhën bullgare. Në album ka 6 kënga dhe 2 kompozime “bonus”. Ato janë shumë të bukura dhe tingëllojnë sikur janë incizuar “life”. Në fakt dy kompozimet nuk janë gati, por më pëlqejnë, prandaj i përshiva në projekt.”
Një dallim tjetër i rëndësishëm mes këngëve të “Ostava” dhe atyre në “Different” është gjuha a teksteve. Në albumin e ri solo të gjitha tekstet janë në anglisht (me vetëm një përjashtim). Muzikanti është i mendimit se kur një tekst është i mirë dhe me vlerë gjuha, në të cilën është shkruar s’ka rëndësi.
“Kur ishim për pushimet në det me miqtë tanë bashkëshortja ime Nevena propozoi të bëjmë një video-spot – tregoi Svilen Noev. E bëmë atë në mënyrë spontane. Në të marrin pjesë biri ynë, këngëtarja Viktoria nga grupi “Mastillo”, aktori Javor Baharov, aktorja e re Raja Peeva dhe miq tanë të tjerë. Mendoj se të gjithët që po e shikojnë këtë spot ndiejnë pak nostalgjinë për verën.
“Different” tashmë shitet në tregun bullgar. Platformat digjitale janë vendi tjetër me rëndësi për popullarizimin e muzikës së re. Kurrë nuk di kush dhe nga cili vend në botë mund të dëgjojë këngët e mia. Për mua ky fakt është shumë emocionues. Besoj se albumi im do të prekë sa më shumë njerëz dhe se do të mund të bëjë koncerte për ta prezantuar. Tani për tani mediat e miratojnë dhe këngët e albumit dëgjohen shpesh në eter. Kam ftesa për koncerte në disa qytete, por dua që të kalojë më shumë kohë, dua t’i shikoj reagimet e njerëzve. Dizajnin e ballinës së albumit e bëri Marijan Xin – një mik imi, i cili është piktor dhe krijon pankarte. Ai është autori i të gjitha ballinave dhe materialeve reklamuese të bandës “Ostava”. Për të përdorëm fotografi të mia bardhë e zi.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..