Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi i Dytë Kombëtar “Mbrojtësit e Traditave Bullgare”

Kostadin Mihajllov për konkursin dhe punën e Shoqatës me të njëjtin emër

БНР Новини

Kostadin Mihajllov realizon ëndrrat e veta jo vetëm si interpretues i përsosur i këngëve të krahinës së malit Stranxha. Që kur ishte fëmijë ishte pjesë e Shkollës Fëmijërore “Nestinarçe” me udhëheqëse këngëtaren popullore Zllatka Stavreva. Pas kësaj mbaroi klasën muzikore në Shkollën e Përgjithshme të Mesme “Dobri Çintullov” në qytetin Burgas, ndërsa më vonë specialitetin “Trashëgimi kulturor historike dhe teknologji të informacionit” në Universitetin Bibliotekar. Në biografinë krijuese ka tri albume me këngë të tij, dallime të shumta nga konkurse dhe koncerte në mbarë vendin Ai ka një interes të qëndrueshëm ndaj kulturës dhe historisë së krahinës së malit Stranxha. Rezultat i punës së tij këmbëngulëse janë librat “Folkloristikë dhe teori e muzikës popullore në Stranxha”, “Histori e shkurtër e fshatit Veselie”, “Ngjyra e folklorit të Stranxhës”. Nga viti 2013 Kostadin Mihajllov është kryetar i Shoqatës “Mbrojtësit e Traditave Bullgare”, qëllimi i së cilës është studimi i folklorit të malit Stranxha, organizimi i një konkursi kombëtar folklorik dhe botimi i një gazete. Për veprimtarinë e vijueshme të shoqatës këngëtari tregon:

СнимкаMë 3 dhe 4 nëntor do të mbahet Konkursi i Dytë Kombëtar “Mbrojtësit e Traditave Bullgare” në qytetin Sredec, rajoni i qytetit Burgas. Ai organizohet çdo dy vjet. Sivjet planifikojmë që të gjithë pjesëmarrësit, mbajtës të dallimeve, të bëjnë incizime dhe pas kësaj me to të realizojmë një album. Pjesëmarrësit janë të ndarë në grupe sipas moshës. Më shumë janë ata në grupet e të rinjve nga 11 deri në 18 vjeç. Brenda dy ditëve të konkursit publiku do të dëgjojë 120 vepra folklorike. Pjesëmarrësit do të jenë nga të gjitha krahinat folklorike të vendit. Do të ketë edhe grupe të folklorit autentik nga fshatrat e vogla të malit Stranxha. Ditën e diele do të jetë gala koncerti i laureatëve. Në të do të prezantohen edhe disa këngëtarë të njohur të krahinës Stranxha.


Ëndrra ime e madhe ishte që shoqata të botojë një gazetë të vet, e cila të pasqyrojë veprimtarinë e saj dhe të tregojë për historinë e folklorit të Bullgarisë. Kjo dëshira ime e zjarrtë u realizua kur nga shtypi doli numri i parë i gazetës “Shpirti Bullgar”. Tani është fakt numri i katër i gazetës, megjithëqë kemi vështirësi në financim. Në gazetë kemi një rubrikë “Për këngën një jetë nuk mjafton”. Për të bëjmë intervista me këngëtarë të ndryshëm popullorë. Botojmë edhe artikuj me tema historike me autor historianin Konstantin Sllavov. Krahas kësaj kemi informacione për konkurse të ndryshme e kështu me radhë. Një pjesë e rëndësishme e punës së shoqatës janë konkurset që organizojmë “Me këngët e interpretuesit Manoll Mihajllov”, “Me këngët e interpretueses Magda Pushkarova”. Kemi ide që në vitin 2019 të rimëkëmbim konkursin “Me këngët e interpretuesit Georgi Pavllov”.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Radio Burgas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD