Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përparimi i Sofjes përmes prizmit të afishes kulturore

БНР Новини

Ekspozita kureshtare “Jeta kulturore e së kaluarës së Sofjes në afishe dhe fotografi” ishte prezantuar në sallën e Agjencisë shtetërore “Arkivat”. Pavarësisht se theksi i ekspozitës është mbi kulturën, ekspozita tregon në një njëfarë mënyre edhe zhvillimin e Sofjes si kryeqytet. Në fundin e shekullit të XIX-të ajo është një qytet i vogël (me rreth 20 mijë banues para fillimit tlë Luftës së fundit ruso-turke 1877-1878), qendër e një rajoni të vogël dhe të larguar të Perandorisë Osmane. Pas Çlirimit të Bullgarisë dhe shpalljes së Sofjes për kryeqytet në vitin 1879 ajo fillon zhvillim të vrullshëm për të bërë një qytet modern evropiane.

Ekspozita është lidhur me një përvjetor të rëndësishëm. Në vitin 1928 shënohen 50 vjet nga Çlirimi dhe 1000 vjet nga Shekulli i Artë, siç është i njohur kulmi i zhvillimit të letërsisë dhe kulturës mesjetare bullgare në kohën e sundimit të mbretit Simeon i Madh në fillimin e shekullit të X-të. Me këtë rast kryebashkiaku i atëhershëm i kryeqytetit gjeneral Vlladimir Vazov (vëllai i poetit dhe shkrimtarit Ivan Vazov) themeloi Muzeun e Kryeqytetit me Bibliotekë dhe Arkiv, që më vënë përdoret edhe si galeri. Sot këto janë katër institucione të ndryshme, të cilat kremtojnë përvjetonin e 90-të të themelimit të tyre.

СнимкаKemi bërë përpjekje që me këto 90 artefakte – piktura, fotografi, afishe dhe ftesa – t’i prezantojmë këto institucione kulturore të rëndësishme për kryeqytetin tonë. Këto janë institucionet, të cilat përcaktojnë ritmin kulturor, jo vetëm të Sofjes, por edhe të Bullgarisë dhe tërë shoqërisë bullgare në shekullin e gjatë të XX-të. Në këtë mënyrë përpiqemi të tregojmë tërë hovin e kulturës së Sofjes" – tha gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkivat” Mihaill Gruev.

Ekspozitë për bashkëpunimin artistik mes shkrimtarit Konstantin Petkanov dhe piktorit Ilija Beshkov, 1991. Afishe për përvjetorin e 50-të të themelimit të Konservatorit Shtetëror (sot Akademia Muzikore Kombëtare).

Artefakti më i vjetër është një afishe “luksoze” nga pikëpamja bashkëkohore, prej mëndafshi. Me të vatra e kulturës “Sllavjanska Beseda” lajmëron për shfaqjen e parë operistike në Sofje. Viti është 1882 – katër vite pasi qyteza e vogël doli nga errësira e sundimit të sulltanit. Ngjarja është koncerti i primadonës gjermane Philippine von Edelsberg. Për shkak të mungesës së orkestrës simfonike, partnerët e saj në skenë janë muzikantët ushtarakë nga trupa e parë e princit bullgar Aleksandër Batenberg. Dhe ky është fillimi. Sot Teatri Operistik Kombëtar është ndër teatrot prijës evropianë, kurse që nga viti 2013 ai e ka edhe Festivalin e vet të Vagnerit, i cili fiton gjithnjë e më shumë adhuruesv nëpër botë.

Afishe për shfaqjen e parë operistike në Sofje, 1882. Pas shfaqjes së operës “Boris Godunov” të Musogorskit, 1934. Fjodor Shaljapin dhe artistët e Teatrit Operistik të Sofjes.

Afishja teatrore dhe operistike është prezantuar shumë mirë në ekspozitë. Ka afishe të shfaqjeve operistike të para bullgare – ndër ngjarjet e promovuara është vepra e parë operistike e Emanuill Manollovit. Në fakt këto dokumente ruhen në akademinë Kombëtare muzikore. Disa dokumente rikujtojnë për një nga ngjarjet kryesore për adhuruesit e artit të operës në kryeqytet – vizita e këngëtarit të njohur rus Fjodor Shaljapin gjatë vitit 1934. Ai ka marrë pjesë në shfaqjen e “Boris Godunovit” nga Musorgski dhe “Princit Igor” nga Borodin.

Eksponate të tjera kureshtare prezantojnë institucionet kulturore të cilat kanë mbetur në histori. I tillë është “Teatri Popullor Shtetëror për fshatin” i cili ka ekzistuar gjatë periudhës së viteve 1951-59. Ai pasqyron interesin ndaj tematikës së fshatit gjatë ashtuquajturit “realizëm socialist”. Mbase ka pasur publik të gjerë ndër dhjetëra mijë banuesve në fshatrat bullgare, të cilët vijnë atëherë në Sofje që të kërkojnë punë dhe jetë më të mirë në industri dhe në zyrat shtetërore të kryeqytetit.

Teatri Popullor Shtetëror për Fshatin dëfren kryeqytetasit në periudhën 1950-1959 në kohën e shpronësimit të tokave dhe kolektivizimit në fshatrat, kur shumë fshatarë zgjedhin qytetet më të mëdha duke kërkuar jetë më të mirë. Afishe për shfaqjen “Merr kotë” të T. Danaillovit, 1954.

Ekspozita përfshin periudhën 1882 deri në vitin 1994, qëkurse janë afishet e fundit të prezantuara. Eksponatet janë nga Muzeu Regjional Historik të Sofjes, Arkivi i Shtetit, Biblioteka e Kryeqytetit dhe Galeria e Arteve Figurative e Sofjes.

Afishe për shfaqjen “Nora” nga Henrik Ibseni të Teatrit Popullor, 1913. Afisje për “Në dhomën e hënës” nga Valeri Petrovi të Teatrit Dramatik Sofje, 1838.

“Të krijojë, të mbledhë dhe të ruajë veprat e kulturës shpirtërore. Kjo është detyra kryesore e një qyteti, i cili do që të jetojë përjetë në vetëdijen njerëzore” – shkruan kryetari i bashkisë gjenerali Vazov në motivacionin e tij për krijimin e institucioneve kulturore të kryeqytetit. Sot mund të thuhet se, kryeqyteti i Bullgarisë ka kujtesën e vet shpirtërore, ka dhe një publik të madh e të etur për shfaqjet e saj të ndryshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD