Konsumatorët e shërbimeve mobile dhe të internetit bëhen gjithnjë e më shumë, por kjo nuk duhet të na trembë. Le të pranojmë se tashmë mund ta përdorim këtë lloj komunikimi në dobinë tonë. Çdo ditë ndihmësit virtualë, të cilët e lehtësojnë jetën tonë të përditshme, duke na kursyer më shumë kohë për shpjegime, kërkim etj., bëhen gjithnjë e më shumë. Mirëpo, në një moment ne kuptojmë se kalojmë tepër shumë kohë në rrjet, duke u justifikuar se nuk e zbulojmë atë që kërkojmë. Brenda disa minutash, duke qenë para kompjuterit, na dërgojnë qindra oferta, të cilat na bëjnë që të blejmë mallra. Shumë prej tyre nuk na interesojnë, ose mund t’i gjejmë me çmime më të leverdishme. Ky është një problem, me të cilin ndeshet shoqëria jonë gjithnjë e më shpesh dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në qoftë se nuk ndryshohet mënyra jonë e të menduarit. Shumëllojshmëria e madhe e aplikacioneve “të mençura”, të cilat shpeshherë na ngatërrojnë, dhe vëzhgimet e Pllamen Cvetanovit mbi zakonet e konsumatorëve në rrjet e bënë bashkatdhetarin tonë për të krijuar një aplikacion “të mençur” më të ndryshëm. Ai zbulon dhe tregon të gjitha objektet, të cilat mund të jenë të dobishme për ne, me ofertat e tyre aktuale, të seleksionuara sipas vendndodhjes sonë. Aplikacioni i ri e ka emrin Infinitum. Pllamen Cvetanov na solli më shumë hollësi për problemet që ai mund të zgjidhë:
“Infinitum do të thotë “deri në pafundësi” dhe të jep gjithçka për të cilën ke nevojë. Jam i sigurt se herë pas here ju doni të hani jashtë shtëpisë, t’i ndryshoni gomat e automobilit, ose të vendoseni në ndonjë hotel, për shembull në Plovdiv. Çfarë do të bëni? A do të kërkoni ofertat më të mira në motoret e kërkimit dhe në fund do të ndiheni sikurse e keni humbur kohën, sepse rezervimi online kërkon kartë krediti dhe ju keni vetëm kartë debiti? Thënë shkurtimisht, Infinitum do t’ju kursejë kohë, kur të lundroni në rrjet dhe kërkoni ndonjë informacion. Lokacioni ju lejon të vendosni kontakt direkt me objektin e kërkuar dhe të gjeni tërë informacionin e domosdoshëm. Informacioni bazohet te vendndodhja juaj në çdo një qytet bullgar dhe është grupuar sipas kërkimeve tuaja – nëse kërkoni shërbim, dëfrime etj. Aplikacioni ju lidh direkt me objektin e kërkuar dhe është absolutisht falas. Shkas krenarie, përveç interesit ndaj tij, është fakti se motori më i madh i kërkimit në internet na dërgoi në pozitat e para të klasifikimit të aplikacioneve të reja. Ndërkaq, para disa ditësh arritëm deri në vendin e 51 ndër aplikacionet në plan botëror. Ai funksionon që prej disa javësh dhe është një instrument, i cili e ndihmon si biznesin, ashtu dhe klientin përfundimtar.”
Infinitum tërhoqi interes dhe mori dekoratën Smartourism.bg në kategorinë “Aplikacion mobil” për kontribut ndaj zhvillimit të turizmit inteligjent në Bullgari. Çmimi u dorëzua në një konferencën me të njëjtin emër, të organizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Shkollave për Administrimin e Restoranteve dhe Hoteleve, Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, Bordin Turistik Kombëtar dhe Asociacionin e Hoteleve dhe Restoranteve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..