Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aplikacion i ri mobil prezanton ofertat dhe shërbimet më të leverdishme brenda disa sekondash

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Konsumatorët e shërbimeve mobile dhe të internetit bëhen gjithnjë e më shumë, por kjo nuk duhet të na trembë. Le të pranojmë se tashmë mund ta përdorim këtë lloj komunikimi në dobinë tonë. Çdo ditë ndihmësit virtualë, të cilët e lehtësojnë jetën tonë të përditshme, duke na kursyer më shumë kohë për shpjegime, kërkim etj., bëhen gjithnjë e më shumë. Mirëpo, në një moment ne kuptojmë se kalojmë tepër shumë kohë në rrjet, duke u justifikuar se nuk e zbulojmë atë që kërkojmë. Brenda disa minutash, duke qenë para kompjuterit, na dërgojnë qindra oferta, të cilat na bëjnë që të blejmë mallra. Shumë prej tyre nuk na interesojnë, ose mund t’i gjejmë me çmime më të leverdishme. Ky është një problem, me të cilin ndeshet shoqëria jonë gjithnjë e më shpesh dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në qoftë se nuk ndryshohet mënyra jonë e të menduarit. Shumëllojshmëria e madhe e aplikacioneve “të mençura”, të cilat shpeshherë na ngatërrojnë, dhe vëzhgimet e Pllamen Cvetanovit mbi zakonet e konsumatorëve në rrjet e bënë bashkatdhetarin tonë për të krijuar një aplikacion “të mençur” më të ndryshëm. Ai zbulon dhe tregon të gjitha objektet, të cilat mund të jenë të dobishme për ne, me ofertat e tyre aktuale, të seleksionuara sipas vendndodhjes sonë. Aplikacioni i ri e ka emrin Infinitum. Pllamen Cvetanov na solli më shumë hollësi për problemet që ai mund të zgjidhë:

СнимкаInfinitum do të thotë “deri në pafundësi” dhe të jep gjithçka për të cilën ke nevojë. Jam i sigurt se herë pas here ju doni të hani jashtë shtëpisë, t’i ndryshoni gomat e automobilit, ose të vendoseni në ndonjë hotel, për shembull në Plovdiv. Çfarë do të bëni? A do të kërkoni ofertat më të mira në motoret e kërkimit dhe në fund do të ndiheni sikurse e keni humbur kohën, sepse rezervimi online kërkon kartë krediti dhe ju keni vetëm kartë debiti? Thënë shkurtimisht, Infinitum do t’ju kursejë kohë, kur të lundroni në rrjet dhe kërkoni ndonjë informacion. Lokacioni ju lejon të vendosni kontakt direkt me objektin e kërkuar dhe të gjeni tërë informacionin e domosdoshëm. Informacioni bazohet te vendndodhja juaj në çdo një qytet bullgar dhe është grupuar sipas kërkimeve tuaja – nëse kërkoni shërbim, dëfrime etj. Aplikacioni ju lidh direkt me objektin e kërkuar dhe është absolutisht falas. Shkas krenarie, përveç interesit ndaj tij, është fakti se motori më i madh i kërkimit në internet na dërgoi në pozitat e para të klasifikimit të aplikacioneve të reja. Ndërkaq, para disa ditësh arritëm deri në vendin e 51 ndër aplikacionet në plan botëror. Ai funksionon që prej disa javësh dhe është një instrument, i cili e ndihmon si biznesin, ashtu dhe klientin përfundimtar.

Infinitum tërhoqi interes dhe mori dekoratën Smartourism.bg në kategorinë “Aplikacion mobil” për kontribut ndaj zhvillimit të turizmit inteligjent në Bullgari. Çmimi u dorëzua në një konferencën me të njëjtin emër, të organizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Shkollave për Administrimin e Restoranteve dhe Hoteleve, Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, Bordin Turistik Kombëtar dhe Asociacionin e Hoteleve dhe Restoranteve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD