Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetë hungareze: Gruevski është arratisur me pasaportë bullgare. Ministria e Drejtësisë kundërshton

| rinovuar më 18-11-15 1.36.MD
Foto: BGNES

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski mbase ka përdorur pasaportën bullgare që të ikë nga vendi. Kjo është e shkruar në botimin hungarez Nepszava në lidhje me arratisjen e Gruevskit në Budapest dhe dhënien e kërkesës nga ana e tij për marrjen e një strehimi politik. Gruevski që nga vera e vitit 2017 është pa pasaportë dhe ka ndalim për të ikur nga Republika e Maqedonisë. Gruevski është i dënuar me 2 vjet burg mbi rastin “Tank” për blerjen e makinës së punës “Mercedes-benz” për 650 000 euro. Ish- kryeministri maqedonas Nikola Gruevski nuk është shtetas bullgar dhe nuk ka pasaportë bullgare. Këtë e njoftuan nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me një informatë në media se Gruevski, i cili në Republikën e Maqedonisë ka dënim efektiv për keqpërdorim me pushtetin, dënim ky që ka hyrë në fuqi, ka hyrë në Hungari me kartë bullgare të identitetit.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski as ka kërkuar, as ka marrë pasaportë bullgare, tha kryeministri Borisov para gazetarëve, pasi u takua në Këshillin e Ministrave me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, sot në vend po organizohen aksione të dhurimit të gjakut. Ekspertët nga Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut theksojnë se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të..

botuar më 24-06-14 12.31.MD

Një stuhi e fortë në Sofje dhe Bansko theu pemët dhe mbylli rrugët

Pas stuhisë së fortë të mbrëmshme, ekipet e Drejtorisë së “Asistencës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane po heqin degët dhe pemët e thyera nga rrugët. Për momentin vazhdojnë punën tetë ekipe të Drejtorisë. Një erë e fortë me..

rinovuar më 24-06-14 10.55.PD

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-13 7.35.MD