Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e qytetit Stara Zagora nën çadrën e Cirkut Akademik “Ballkanski”

Në kërkim të rrugëve të reja – “Pagliacci” nga Ruggero Leoncavallo

БНР Новини

“Pagliacci” nga Ruggero Leoncavallo është një operë në frymën e komedisë emblematike del arte – një trupë udhëtuese teatrore, artistët e së cilës rikrijojnë personazhet Kollombina, Arlekin... Subjekti vetë vjen të sugjerojë se është i përshtatshëm për gërshetimin e të dy skenave moderne – ajo e cirkut dhe e operës. Më 19 dhe 20 nëntor trupa e Operës së qytetit Stara Zagora do të prezantojë operën “Pagliacci” nën çadrën e Cirkut Akademik “Ballkanski”. Shfaqja e re e Operës Shtetërore – Stara Zagora është me ide të këngëtarit të madh operistik Kalludi Kalludov, i cili do të rikrijojë rolin e personazhit Kanio. Shfaqja më 19 nëntor i kushtohet përvjetorit të 40-të të daljes së tij të parë në skenën operistike. Ky tenor i famshëm bullgar, i cili korri sukses në skenat më të mëdha evropiane dhe botërore, rrugën krijuese e nisi si solist i Operës së Sofjes, ku këndonte në vazhdim të 12 viteve. Dirigjent i shfaqjeve do të jetë Ivajllo Krinçev – krye dirigjent i Operës së Stara Zagorës.

СнимкаKjo ide lindi te unë para shumë kohe, por tani erdhi momenti për realizimin e saj – rrëfen këngëtari Kalludi Kalludov. – Për fat të mirë Ognjan Draganov, drejtor dhe regjisor i Operës së qytetit Stara Zagora, mirëpriti propozimin tim. Pasi vendosëm lidhje me Cirkun Akademik “Ballkanski” unë hyra në rolin e këngëtarit. Mendoj, se publiku do të pëlqejë shfaqjen sepse atmosfera në cirk kujton atmosferën para qindra vitesh. Disa prej provave i bëmë në opera, ndërsa të tjerë në hapësirën e cirkut që të mësojmë me situatën. Aty publiku formon një gjysmërreth, jo si në opera ku është vetëm përball këngëtarit. Përsa iu përket angazhimeve të ardhshme, tani po bisedojmë me Operën e Stara Zagorës për vënin në skenë të operës “Othello” nga Verdi. Ky është një rol – ëndërr për një këngëtar si unë, i cili dalë ngadalë largohet nga skenat e mëdha. Dëshiroj të bëj debutimin tim si Othello. Vazhdoj të punoj si pedagog. Kemi ndërmend të xhirojmë shfaqjen e operës “Pagliacci” në arenën e cirkut. Pas kësaj do të prezantoj filmin para klasave të mjeshtërve.”

СнимкаPër herë të parë në Bullgari dhe rrallë herë në botë realizohen shfaqje të tilla – shton Ognjan Draganov. – Realizimi i një opere në arenën e cirkut është një sfidë për të gjithë artistët – si ata operistikë, ashtu edhe ata të cirkut. Secili që interesohet për veprimtarinë e operës së qytetit Stara Zagora e ka të qartë, se kjo nuk është prova e parë të gërshetojmë llojet e ndryshme të artit. Gjatë marsit realizuam premierën e operës “Turandot” bashkë me Teatrin Shtetëror të Kukullave në Stara Zagora. Në prezantimin e operës Pagliacci” në Sofje publiku do të dëgjojë tenorët e mëdhenj bullgarë Kalludi Kalludov më 19 nëntor, ndërsa më 20 – Kamen Çanev, i cili ka një popullaritet më të madh jashtë shtetit. Këtu do të përmend edhe këngëtarët e tjerë Aleksandër Kunev, Niko Isakov, Anna Ditri, Desi Stefanova, Valeri Turmanov, Georgi Dinev etj. Për ne është një kënaqësi të madhe të bashkëpunojmë me artistët e cirkut. Krijues të kostumeve dhe të dekoreve janë Katalin Jonesku-Arbore nga Rumania dhe Sallvatore Ruso nga Italia. Me ata të dy bashkëpunojmë prej kohe dhe shpesh emrat e tyre mund të shihen në afishet e Operës Stara Zagora. Arti i cirkut gërshetohet në mënyrë të natyrshme në dy aktet e operës. Efekte me laser, zhonglerë, klounë... E gjithë kjo ndërthuret me subjektin. Dihet, se në mbarë botën opera has vështirësi për shkak të zhvillimit të shpejtë të formave të reja moderne të artit. Prandaj krijuesit operistik kërkojnë horizonte të reja dhe mendoj, se ne gjetëm njerin prej tyre."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: operasz.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare nuk mund të përkthehet, por është magnetike për botën

Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..

botuar më 24-06-18 8.35.PD

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD

“Liruar” – humor veror me Innerglow

Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..

botuar më 24-06-14 8.15.PD