Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër Xhurkov: “Ne ndezëm shkëndijën, kurse të rinjtë po e vazhdojnë traditën”

Banda e muzikës xhaz “Beli, zeleni, çerveni” me dekoratë për kontribut të përgjithshëm nga “Plovdiv xhaz fest”

БНР Новини
Foto: plovdivjazzfest.com

Gjatë vitit 1971 Veselin Nikollov – saksofonist, kompozitor dhe njeri kërkimtar, themelon në qytetin Pazarxhik një nga formacionet e muzikës xhaz më emblematike dhe të respektuara bullgare. 3 muaj më vonë është dhe koncerti i parë i “Beli, zeleni, çerveni” /Të bardhët, të gjelbrit, të kuqtë/. Për fillimin dhe momentet më emocionuese nga rruga afro gjysmëshekullore tregon Petër Xhurkov- Xhurkata – pianist, kompozitor, një nga themeluesit, i cili dhe sot është pjesë e grupit:

Në grup mblodhëm trumbetë, saksofon (tenor dhe bariton), kitarë, këngëtare e kështu me radhë. Në fillim ekzekutonim estradë, por Veselin Nikollov - drejtuesi ynë i parë, i ndryshojë gjërat. Pas vitit të dytë u vendosëm ne qytetin e Plovdivit, kurse repertori ynë u ndryshua krejtësisht. Veselini zgjodhi dhe emrin e grupit. Në fillim quheshim “Beli, zeleni, çerveni” – për analogji me titullin e një pjese të Djuk Elingtënit (Duck Ellington) Black, Brown and Beige,duke përdorur ngjyrat e flamurit bullgar. Kuptohet, çdo një kishte idhujt e vet. Për shembull unë kam mësuar nga Oscar Peterson dhe pianistë të tjerë, të cilët qenë në top klasifikimet në atë kohë. Mundohesha të ekzekutoj si ta. Atëherë qëndrimi ndaj kulturës ishte krejtësisht i ndryshëm – mjaft sponsorë në zgjasnin dorën, sepse e pëlqenin muzikën tonë, të cilën ne e bënim. Zhvillonim programe me miq – solistë, poetë, aktorë.. .Kujtimet e paharrueshme janë të shumta, por mbase pjesëmarrja në Newport Jazz Festival në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 1979 dhe turneu jonë në Indi gjatë vitit 1980 me pjesëmarrje në festivalet në Mumbai, Kalkutë, Delhi dhe një sërë koncertesh ishin përjetimet më të forta në karrierën tonë në atë kohë. Udhëtonim shumë dhe ktheheshim, asnjëherë nuk kam menduar të mbetem jashtë shtetit, sepse e dua shumë qytetin Plovdiv si dhe Bullgarinë.

Gjatë viteve grupi “Beli, zeleni, çerveni” ndryshon. Për një farë periudhe në të marrin pjesë kitaristi Ognjan Videv, fyelltari Teodosij Spasov, këngëtarja e muzikës xhaz Jëlldëz Ibrahimova e të tjerë. Krahas dy pjesëmarrjeve të rëndësishme jashtë kufirit, të cilat i përmendi zoti Xhurkov, formacioni ka ekzekutuar në dhjetëra skena prestigjioze në Poloni, Çeki, Suedi, Gjermani, Marok, Rusi, Ukrainë, Hungari, Greqi...Muzikantët kanë merituar dhe dekoratat jo të pakta për veprimtarinë e vet. Atë të fundit e morën përpara disa ditëve – në “Plovdiv Jazz Fest 2018”. Dekoratën për kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e xhazit tek ne ua dhënë organizatorët e festivalit pjesëmarrësve të tanishëm në formacion, lider i të cilëve që nga viti 1991 është kitaristi Veselin Kojçev. Në programin e festivalit ishte përfshirë dhe koncerti-benefis – një peshqesh i shkëlqyer, i dhuruar dhe nga nxënësit e muzikantëve të mëdhenj të formacionit – pianistët Milen Kukosharov dhe Mirosllav Turijaski, saksofonistët Dimitër Ljolev /alt/ dhe Venelin Gjeorgjiev /tenor/, Martin Tashev / trumbetë/, Nikollaj Karagjeorgjiev /kitarë/, Aleksandër Lekov /baskitarë/ Naço Gospodinov/ bateri/.

Më pëlqyen shumë pjesët tona në aranzhim dhe interpretim të këtyre muzikantëve të rinj – tregon Petër Xhurkov. Gjenial! Gëzohem se, që të dy pianistët, të cilët kanë bërë dhe aranzhimet janë nxënës të mi. Në fakt, që të gjithë të cilët ekzekutuan, kanë qenë rreth nesh. Ne kemi ndezur shkëndijën, kurse ata vazhdojnë traditat.

Pianisti i njohur, kompozitor dhe lider i bendit Milen Kukosharov shprehu mirënjohjen e vet kështu:

Jam shumë mirënjohës për këtë, të cilën muzikantët nga grupi “Beli, zeleni, çerveni” bënë për ne. Dhe kjo në disa vite të turbullta, kur kishte një krizë serioze ekonomike dhe shpirtërore në vend. Në të njëjtën kohë që të gjithë ne, të cilët ekzekutonim në koncertin-benefis, formoheshim si muzikantë. Beli, zeleni, çerveni” zhvillonin “Atelienë e xhazit”, ku mblidheshim, ekzekutonim, njiheshim me muzikantë të rinj, shikonim koncerte. Për ne Atelieja e xhazit ishte një ishull mes tronditjeve në shtet, shkaqet për të cilat nuk na qenë shumë mirë të njohura – ishim shumë, shumë të rinj. Atëherë bile nuk i jepnim llogari vetes se çfarë kemi fituar. Jam shumë i lumtur se, formuan një vazhdimësi në traditën e muzikës xhaz dhe kjo u bë pikërisht këtu, në qytetin e Plovdivit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD

“Pikëpyetje të mahnitshme”… Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" po shkojnë në turne

Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..

botuar më 24-06-25 8.20.PD

“Fenomen” – një këngë me një mesazh të fortë

Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..

botuar më 24-06-21 8.10.PD