Gjatë vitit 1971 Veselin Nikollov – saksofonist, kompozitor dhe njeri kërkimtar, themelon në qytetin Pazarxhik një nga formacionet e muzikës xhaz më emblematike dhe të respektuara bullgare. 3 muaj më vonë është dhe koncerti i parë i “Beli, zeleni, çerveni” /Të bardhët, të gjelbrit, të kuqtë/. Për fillimin dhe momentet më emocionuese nga rruga afro gjysmëshekullore tregon Petër Xhurkov- Xhurkata – pianist, kompozitor, një nga themeluesit, i cili dhe sot është pjesë e grupit:
Në grup mblodhëm trumbetë, saksofon (tenor dhe bariton), kitarë, këngëtare e kështu me radhë. Në fillim ekzekutonim estradë, por Veselin Nikollov - drejtuesi ynë i parë, i ndryshojë gjërat. Pas vitit të dytë u vendosëm ne qytetin e Plovdivit, kurse repertori ynë u ndryshua krejtësisht. Veselini zgjodhi dhe emrin e grupit. Në fillim quheshim “Beli, zeleni, çerveni” – për analogji me titullin e një pjese të Djuk Elingtënit (Duck Ellington) Black, Brown and Beige,duke përdorur ngjyrat e flamurit bullgar. Kuptohet, çdo një kishte idhujt e vet. Për shembull unë kam mësuar nga Oscar Peterson dhe pianistë të tjerë, të cilët qenë në top klasifikimet në atë kohë. Mundohesha të ekzekutoj si ta. Atëherë qëndrimi ndaj kulturës ishte krejtësisht i ndryshëm – mjaft sponsorë në zgjasnin dorën, sepse e pëlqenin muzikën tonë, të cilën ne e bënim. Zhvillonim programe me miq – solistë, poetë, aktorë.. .Kujtimet e paharrueshme janë të shumta, por mbase pjesëmarrja në Newport Jazz Festival në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 1979 dhe turneu jonë në Indi gjatë vitit 1980 me pjesëmarrje në festivalet në Mumbai, Kalkutë, Delhi dhe një sërë koncertesh ishin përjetimet më të forta në karrierën tonë në atë kohë. Udhëtonim shumë dhe ktheheshim, asnjëherë nuk kam menduar të mbetem jashtë shtetit, sepse e dua shumë qytetin Plovdiv si dhe Bullgarinë.
Gjatë viteve grupi “Beli, zeleni, çerveni” ndryshon. Për një farë periudhe në të marrin pjesë kitaristi Ognjan Videv, fyelltari Teodosij Spasov, këngëtarja e muzikës xhaz Jëlldëz Ibrahimova e të tjerë. Krahas dy pjesëmarrjeve të rëndësishme jashtë kufirit, të cilat i përmendi zoti Xhurkov, formacioni ka ekzekutuar në dhjetëra skena prestigjioze në Poloni, Çeki, Suedi, Gjermani, Marok, Rusi, Ukrainë, Hungari, Greqi...Muzikantët kanë merituar dhe dekoratat jo të pakta për veprimtarinë e vet. Atë të fundit e morën përpara disa ditëve – në “Plovdiv Jazz Fest 2018”. Dekoratën për kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e xhazit tek ne ua dhënë organizatorët e festivalit pjesëmarrësve të tanishëm në formacion, lider i të cilëve që nga viti 1991 është kitaristi Veselin Kojçev. Në programin e festivalit ishte përfshirë dhe koncerti-benefis – një peshqesh i shkëlqyer, i dhuruar dhe nga nxënësit e muzikantëve të mëdhenj të formacionit – pianistët Milen Kukosharov dhe Mirosllav Turijaski, saksofonistët Dimitër Ljolev /alt/ dhe Venelin Gjeorgjiev /tenor/, Martin Tashev / trumbetë/, Nikollaj Karagjeorgjiev /kitarë/, Aleksandër Lekov /baskitarë/ Naço Gospodinov/ bateri/.
Më pëlqyen shumë pjesët tona në aranzhim dhe interpretim të këtyre muzikantëve të rinj – tregon Petër Xhurkov. Gjenial! Gëzohem se, që të dy pianistët, të cilët kanë bërë dhe aranzhimet janë nxënës të mi. Në fakt, që të gjithë të cilët ekzekutuan, kanë qenë rreth nesh. Ne kemi ndezur shkëndijën, kurse ata vazhdojnë traditat.
Pianisti i njohur, kompozitor dhe lider i bendit Milen Kukosharov shprehu mirënjohjen e vet kështu:
Jam shumë mirënjohës për këtë, të cilën muzikantët nga grupi “Beli, zeleni, çerveni” bënë për ne. Dhe kjo në disa vite të turbullta, kur kishte një krizë serioze ekonomike dhe shpirtërore në vend. Në të njëjtën kohë që të gjithë ne, të cilët ekzekutonim në koncertin-benefis, formoheshim si muzikantë. Beli, zeleni, çerveni” zhvillonin “Atelienë e xhazit”, ku mblidheshim, ekzekutonim, njiheshim me muzikantë të rinj, shikonim koncerte. Për ne Atelieja e xhazit ishte një ishull mes tronditjeve në shtet, shkaqet për të cilat nuk na qenë shumë mirë të njohura – ishim shumë, shumë të rinj. Atëherë bile nuk i jepnim llogari vetes se çfarë kemi fituar. Jam shumë i lumtur se, formuan një vazhdimësi në traditën e muzikës xhaz dhe kjo u bë pikërisht këtu, në qytetin e Plovdivit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..