Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia historiko-kulturore – një stimul për zhvillimin e regjioneve

Bullgaria anoncoi idenë për krijimin e destinacionit turistik “Qytetërimet e lashta”

БНР Новини
Foto: tourism.government.bg

Dy vjet pas edicionit të parë Bullgaria përsëri ishte mikpritëse e “Kongresit Ndërkombëtar të Qytetërimeve Botërore dhe Itinerareve Turistike”. Forumi, i organizuar nga Organizata Botërore e Turizmit, takoi në kryeqytetin e Sofjes mbi 500 pjesëmarrës nga të gjitha kontinentet. Popullarizimi dhe ruajtja e trashëgimisë historiko-kulturore u bë një prej temave kryesore të debatit dhe i lejoi përfaqësuesit e shteteve të ndryshme për ta ndarë përvojën e tyre për përmirësimin dhe shndërrimin e vendeve të tyre në destinacione tërheqëse për investime dhe turizëm.

Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova deklaroi se shndërrimi i Bullgarisë në destinim për katër stina është një prioritet me rëndësi, mbi të cilin punohet shumë. Në këtë lidhje ajo i dërgoi një propozim Zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Hajme Sanklemente:

Kemi idenë të krijojmë një rrugë botërore të qytetërimeve të lashta. Shpresojmë se Organizata Botërore e Turizmit do ta përkrahë, që të mund të ftojmë shtetet e të gjitha kontinenteve për t’u përfshirë. Qëllimi është që të krijohen itinerare të lidhura me trashëgiminë kulturore. Me siguri duke e përfshirë edhe UNESKO-n do të krijohet mundësi për përfshirjen e objekteve tona të mbrojtura nga organizata. Pritet një debat mbi këtë temë me specialistë nga Ministria e Kulturës, si dhe me profesorë dhe shkencëtarë, që punojnë në këtë sferë.

Sipas Angellkovës trashëgimia historiko-kulturore e vendit mund të bëhet një stimul për zhvillimin e regjioneve, mund të hapë vende të reja pune dhe të kontribuojë për kthimin e shtetasve bullgarë, që janë larguar nga vendi. Fjalët e saj u përkrahën edhe nga Kryetari i Komisionit të Kulturës dhe Mediave në Kuvendin Popullor Vezhdi Rashidov, i cili theksoi rëndësinë e zbulimit dhe konservimit të trashëgimisë historike, sepse pikërisht ajo është kartëvizita e çdo një turizmi në botë.

Monumentet dhe objektet e regjistruara te ne janë mbi 40 000. Ato e bëjnë Bullgarinë një prej destinacioneve më tërheqëse për të gjithë ata, që shfaqin interes për turizmin historiko-kulturor. Ministria e Turizmit krijoi dhe përhapi disa platforma të dobishme në internet për popullarizimin e tyre, si harta e 100 objekteve turistike evropiane, e bazuar tek objektet e mbrojtura nga UNESKO-ja, si dhe aplikacioni mobil I love Bulgaria, që prezanton në bullgarisht dhe anglisht disa prej kurioziteteve kryesore bullgare, të ndara për nga regjionet. Mirëpo, përveç popullarizimit objektet kanë nevojë edhe për mirëmbajtje, e cila shpesh herë nuk është mjaftë efektive për shkak të problemeve me pronësinë. Kjo shihet më mirë sa u përket monumenteve arkitekturore, të shpërndara nëpër tërë vendin. Mirëpo, një pjesë prej tyre tashmë janë të humbura për gjithmonë, disa të tjera ende e ruajnë kujtimin për pronarët e tyre të njohur. Para se të mendojmë se kjo i detyrohet mungesës së politikës adekuate për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore, është me rëndësi të themi se Ministria e Kulturës ka një program për financimin e konservimit dhe restaurimit të monumenteve të palëvizshme kulturore në Bullgari. Ai e ka emrin “Ruajtja e trashëgimisë së palëvizshme kulturore”, por ende nuk ka popullaritet të mjaftueshëm ndër pronarët e pasurive të tilla.

Në kuadrin e Kongresit Ndërkombëtar të Qytetërimeve Botërore dhe të Itinerareve Historike në Sofje u zhvillua dhe një ekspozitë turistike, ku 15 bashki bullgare paraqitën zejet tradicionale të regjioneve të tyre.

Të huajit admirohen nga punimet tona. Ata çuditen se si i krijojmë pa kompjuterë dhe teknologji. Për ne puna është krijimtari. Ne bëjmë gjithçka me duart tona” – tha drugdhendësi Angell Mitrofanov dhe shtoi se Bullgaria duhet të zhvillojë politikë për ruajtjen e zejeve artistike dhe trashëgimin e tyre nga brezat e ardhshëm. Meqenëse puna e mjeshtërve nënvlerësohet gjithnjë e më shumë për shkak të ekspansionit të mallrave të lira kineze, ndër të cilat veprat cilësore e mjeshtërve nuk mund të spikatin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD