Dy vjet pas edicionit të parë Bullgaria përsëri ishte mikpritëse e “Kongresit Ndërkombëtar të Qytetërimeve Botërore dhe Itinerareve Turistike”. Forumi, i organizuar nga Organizata Botërore e Turizmit, takoi në kryeqytetin e Sofjes mbi 500 pjesëmarrës nga të gjitha kontinentet. Popullarizimi dhe ruajtja e trashëgimisë historiko-kulturore u bë një prej temave kryesore të debatit dhe i lejoi përfaqësuesit e shteteve të ndryshme për ta ndarë përvojën e tyre për përmirësimin dhe shndërrimin e vendeve të tyre në destinacione tërheqëse për investime dhe turizëm.
Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova deklaroi se shndërrimi i Bullgarisë në destinim për katër stina është një prioritet me rëndësi, mbi të cilin punohet shumë. Në këtë lidhje ajo i dërgoi një propozim Zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Hajme Sanklemente:
“Kemi idenë të krijojmë një rrugë botërore të qytetërimeve të lashta. Shpresojmë se Organizata Botërore e Turizmit do ta përkrahë, që të mund të ftojmë shtetet e të gjitha kontinenteve për t’u përfshirë. Qëllimi është që të krijohen itinerare të lidhura me trashëgiminë kulturore. Me siguri duke e përfshirë edhe UNESKO-n do të krijohet mundësi për përfshirjen e objekteve tona të mbrojtura nga organizata. Pritet një debat mbi këtë temë me specialistë nga Ministria e Kulturës, si dhe me profesorë dhe shkencëtarë, që punojnë në këtë sferë.”
Sipas Angellkovës trashëgimia historiko-kulturore e vendit mund të bëhet një stimul për zhvillimin e regjioneve, mund të hapë vende të reja pune dhe të kontribuojë për kthimin e shtetasve bullgarë, që janë larguar nga vendi. Fjalët e saj u përkrahën edhe nga Kryetari i Komisionit të Kulturës dhe Mediave në Kuvendin Popullor Vezhdi Rashidov, i cili theksoi rëndësinë e zbulimit dhe konservimit të trashëgimisë historike, sepse pikërisht ajo është kartëvizita e çdo një turizmi në botë.
Monumentet dhe objektet e regjistruara te ne janë mbi 40 000. Ato e bëjnë Bullgarinë një prej destinacioneve më tërheqëse për të gjithë ata, që shfaqin interes për turizmin historiko-kulturor. Ministria e Turizmit krijoi dhe përhapi disa platforma të dobishme në internet për popullarizimin e tyre, si harta e 100 objekteve turistike evropiane, e bazuar tek objektet e mbrojtura nga UNESKO-ja, si dhe aplikacioni mobil I love Bulgaria, që prezanton në bullgarisht dhe anglisht disa prej kurioziteteve kryesore bullgare, të ndara për nga regjionet. Mirëpo, përveç popullarizimit objektet kanë nevojë edhe për mirëmbajtje, e cila shpesh herë nuk është mjaftë efektive për shkak të problemeve me pronësinë. Kjo shihet më mirë sa u përket monumenteve arkitekturore, të shpërndara nëpër tërë vendin. Mirëpo, një pjesë prej tyre tashmë janë të humbura për gjithmonë, disa të tjera ende e ruajnë kujtimin për pronarët e tyre të njohur. Para se të mendojmë se kjo i detyrohet mungesës së politikës adekuate për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore, është me rëndësi të themi se Ministria e Kulturës ka një program për financimin e konservimit dhe restaurimit të monumenteve të palëvizshme kulturore në Bullgari. Ai e ka emrin “Ruajtja e trashëgimisë së palëvizshme kulturore”, por ende nuk ka popullaritet të mjaftueshëm ndër pronarët e pasurive të tilla.
Në kuadrin e Kongresit Ndërkombëtar të Qytetërimeve Botërore dhe të Itinerareve Historike në Sofje u zhvillua dhe një ekspozitë turistike, ku 15 bashki bullgare paraqitën zejet tradicionale të regjioneve të tyre.
“Të huajit admirohen nga punimet tona. Ata çuditen se si i krijojmë pa kompjuterë dhe teknologji. Për ne puna është krijimtari. Ne bëjmë gjithçka me duart tona” – tha drugdhendësi Angell Mitrofanov dhe shtoi se Bullgaria duhet të zhvillojë politikë për ruajtjen e zejeve artistike dhe trashëgimin e tyre nga brezat e ardhshëm. Meqenëse puna e mjeshtërve nënvlerësohet gjithnjë e më shumë për shkak të ekspansionit të mallrave të lira kineze, ndër të cilat veprat cilësore e mjeshtërve nuk mund të spikatin.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..