Ne jemi fëmijë nga kryeqyteti. Çdo gjë të cilën e duam, na jepet pothuajse në sekondë. Kemi shtëpi, ushqim dhe një mjedis social. U menduam për faktin nëse që të gjithë njerëzit janë të favorizuar si ne? Realiteti është se, ka njerëz me shtëpi pothuajse të rrëzuara, kanë shumë pak ushqim dhe mezi e përballojnë jetën. Për ta jeta është ditë më ditë. Për ta pothuajse nuk di asnjë ose u kthehen një vëmendje minimale. Këto janë fjalë të nxënësve nga klasa e 11 në gjimnazin privat anglez “Profesor Ivan Apostollov” në Sofje, të cilët vendosën të vizitojnë fshatrat Prollaznica, Graniçak, Kraçimir dhe Struindoll në krahinën e qytetit Vidin dhe të ndihmojnë me aq sa mundin njerëzit e moshuar aty.
Në fakt, detyra të zgjedhin një iniciativë vullnetare, të cilën të mund ta ndihmojnë, është e vënë nga shkolla në të cilën mësojnë. Por, adoleshentët vendosën jo thjesht të përkrahin ndonjë kauzë dhe të grumbullojnë para për të, por vetë të merren me organizimin dhe të marrin pjesë personalisht në çdo një hap nga kjo nismë fisnike.
“Kur shqyrtuam se çfarë iniciative të zgjedhim, kujdestari ynë i klasës Atanas Dimitrov na tregoi për një vajzë, e cila ka shkuar nëpër fshatrat në Bullgarinë Veriperëndimore dhe u ka ndihmuar njerëzve. Ne u frymëzuam shumë nga kjo ide dhe vendosëm dhe ne të bëjmë një gjë të tillë” – tregon për iniciativën “Misioni Mirësi” Margarita Strateva.
Nxënësit zgjodhën 4 fshatra të shpopulluara, në të cilat jetojnë nga rreth 10 banorë, nuk ka dyqan, kurse gjëja e vetme e cila furnizohet aty është buka. Nuk dinë asgjë për njerëzit, por janë të përmbushur me një dëshirë të madhe dhe entuziazëm të mësojnë sa më shumë për ta për kohën të cilën do ta kalojnë aty.
“Ndamë 2 ditë –1 dhe 2 dhjetor, sepse mbase ata jo që ditën e parë do të bien dakord ne të hyjmë në shtëpitë e tyre – sqaron Dimitër Stojanov. Prandaj fillimisht do të shkojmë t'i njohim dhe të bisedojmë pak me ta, që të mund të kuptojmë se çfarë njerëzish kanë qenë, çfarë kanë punuar, me çfarë janë marrë. Duam t'i ndihmojmë me ushqime dhe me rroba, sepse sipas nesh kjo është më e nevojshmja dhe këto janë gjërat më të rëndësishme, të cilat do t'i bëjnë të ndihen mirë dhe të jetojnë qetë. Duam ta bëjmë këtë dhe për shkak të kontaktit social, sepse kohët e fundit mbase nuk ka pasur njerëz të rinj rreth tyre, kurse midis të tjerave këta njerëz kanë se çfarë të tregojnë dhe ne do të donim ta dëgjonim dhe pas kësaj ta ndajmë përpara botës.”
Nxënësit nga klasa e 11 mësojnë Ekonomi dhe Menaxhim. Bamirësia në pamje të parë nuk ka asgjë të përbashkët me këto dy degë. Por, nxënësit e kuptojnë se gjërat të cilat i mësojnë /organizim dhe punë në ekip/ janë me dobi në kauzën bamirëse. Kurse vetë ideja fiton një jehonë të gjerë dhe përkrahje:
“Prindërit e mi u gëzuan shumë kur dëgjuan, se ka një iniciativë të tillë, bile më pyetën nëse do të marrë pjesë edhe unë. Shoku im më i ngushtë po kështu tha se do dhe ai të përfshihet” – tregon Dimitër. Kurse Margarita shton: “Në fakt, mjaft njerëz na ndihmuan dhe shumë shokë të mi po kështu, gjë e cila më befasoi. Dhe gëzohem shumë, se në ndonjë farë mënyre i frymëzojmë njerëzit rreth nesh. Prindërit e mi po kështu krenohen shumë.”
Të rinjtë do t'u shpien njerëzve të moshuar në fshatrat e shpopulluar produkte me afat më të gjatë përdorimi, konserva, letër higjienike, rroba. Për këtë qëllim do të hapin një pikë grumbullimi më 23 dhe 24 nëntor, kur çdo një prej nesh do të mund të shpjerë dhurimin e vet. Është hapur po kështu dhe një llogari, paratë nga e cila do të shkojnë përsëri për ushqim, ilaçe ose me to do të paguhen llogaritë e tyre për korrent dhe për nevoja të tjera.
“Shpresojmë të vazhdojmë t'i ndihmojmë këta njerëz. Gëzohemi shumë se i bëmë njerëzit të mendojnë për ndonjë tjetër përveç për veten e vet. Jo vetëm të fokusohen mbi jetën e tyre të përshpejtuar në qytet, por të mendohen se çfarë ndodh në fshat, si jetojnë njerëzit aty dhe të mundohen të ndihmojnë. Bile nuk duhet të jenë ndonjë farë shumash të mëdha, thjesht të dhurojnë diçka nga vetja e vet” – apelon Dimitër Stojanov.
“Po, do të donim të vazhdonim me kauzën, me qenë se ka një efekt të madh pozitiv mbi të gjithë ne, na jep shumë përvojë, dhe në qoftë se gëzojmë ndonjë njeri, do të jetë shumë mirë” – ripohon fjalët e tij në emër të të gjithë klasës Margarita Strateva. “Kujdestari ynë i klasës na mëson të jemi njerëz më të mirë e të njerëzishëm, sepse në kohën e sotme çdo gjë është shumë e përshpejtuar në qytet, çdo një është futur në telefon ose në kompjuter dhe harrojmë të jemi të njerëzishëm njëri me tjetrin.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe arkiv personal
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..