Rodopet është një prej maleve më të bukura të Bullgarisë. Një prej këndeve të tij më tërheqëse është rajoni i qytetit Devin. Ai disponon mbi 15 burime kuruese minerale, ndërsa pamjet e Shpellës “Jagodinska”, “Urave të mrekullueshme”, “Grykës së Trigradit”, “Grykës së Djallit” dhe të monumenteve arkeologjike të kulturës trake ndalojnë frymën e çdo një turisti dhe adhuruesi të natyrës. Jo më e vogël është edhe magjia e muzikës së Rodopeve dhe e kaba-gajdes tipike për këtë regjion. Ky është instrumenti tradicional i Rodopeve, i cili dallohet për tingëllimin e tij të ulët. Është interesante se haset vetëm këtu. Tradita e ekzekutimit me kaba-gajden si nga të rinjtë, ashtu dhe nga të moshuarit, është shekullore. Gajdja gjithmonë është e pranishme në këngët e Rodopeve. Para disa dekadash në Rodope u krijua orkestra me famë botërore “100 kaba-gajde”, ku bëjnë pjesë muzikantë nga rajoni. Emill Çollakov është udhëheqës i “Orkestrës për fëmijë gajdexhinj” dhe ka kontribut të madh për provokimin e interesit të fëmijëve bashkëkohorë ndaj kësaj vegle muzikore.
Ai na solli hollësi për orkestrën:
“Orkestra për fëmijë gajdexhinj” u krijua në vitin e largët 1956 nga Apostoll Kisjov, themeluesi i “100 kaba-gajdeve”. Në të njëjtën kohë ai vendosi fillimin e shkollës së parë në Devin, ku fëmijët mësohen t’i bien jo vetëm gajdes, por edhe fyellit, tamburasë – instrumente, të cilat gjithahtsu hasen në Rodope. Më vonë muzikanti u vendos në Smoljan, ku gjithashtu krijoi një shkollë, si dhe ansamblin “Rodopa”. Ndërsa në Devin udhëheqësi i formacionit u bë Stojan Jurukov. Gjatë viteve “Orkestra për fëmijë gajdexhinj” është udhëhequr edhe nga gajdexhiu i njohur Vasill Bebelekov, i cili më vonë u nis për në SHBA dhe para pak kohe u nda nga jeta. Paun Kushlev gjithashtu ka qenë pedagog, si dhe Manoll Tashkov. Nga ai unë e trashëgova orkestrën e gajdexhinjve në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, kur mbarova Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike – Shiroka Llëka. E udhëheq edhe sot e kësaj dite. Mund të them me krenari se nuk e kemi ndërprerë veprimtarinë tonë deri më sot. Shpresoj se do të jetë kështu edhe në të ardhmen, që ta ruajmë dhe ta popullarizojmë artin e gajdes në vendin tonë. Marrim pjesë në të gjitha tubimet e Rozhenit dhe Koprivshticës. Kemi vizituar Greqinë, Spanjën. Kemi marrë pjesë në Rekordin e Ginesit – “303 kaba-gajdet” dhe jemi shumë krenarë për këtë. Një prej arritjeve tona më të mëdha është çmimi i Ministrisë së Kulturës për kontribut për ruajtjen dhe popullarizimin e identitetit kulturor kombëtar dhe regjistrimin tonë në listën kombëtare të trashëgimisë jomateriale kulturore gjatë vitit 2016.”
Në saje të devotshmërisë së vet Emill Çollakov po vazhdon të popullarizojë ndër fëmijët e Devinit kaba-gajden e vjetër. Vetë ai është mësuar nga mjeshtërit e mëdhenj – Manoll Radiçev, Mihaill Kallfov, Dafo Trendafillov. Në shkollën muzikore në Shiroka Llëka Emill Çollakov ka përvetësuar edhe xhura-gajden e lartë, ka mësuar një sërë disiplinash teorike – dituri të dobishme, të cilat tani i mësojnë fëmijët e shkollës dhe orkestrës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..