Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet arsim ushtarak në Bullgari

Rregullat e rrepta dhe respekti ndaj traditave e ruajnë të gjallë frymën e nëpunësit ushtarak bullgar

БНР Новини

Ushtria bullgare është në vendin e 60 në botë për nga forca për vitin 2018, tregon klasifikimi i botimit të specializuar amerikan në sferën e mbrojtjes “Global Firepower”. Në bazë të këtij treguesi vendi ynë është përpara Austrisë, Sllovakisë dhe Portugalisë, kurse në vendet e para për vit të radhës janë ushtritë e Shteteve të Bashkuara, të Rusisë dhe të Kinës.

Pavarësisht nga pozita prestigjioze, në ushtrinë bullgare sot vihet re një mangësi serioze e kuadrove në të gjitha nivelet. Mungesa e dëshiruesve të mjaftueshëm të arsimohen dhe të punojnë në mbrojtje të Bullgarisë, vjen në radhë të parë nga pagesa e ulët. Sipas fjalëve të ministrit ushtarak Krasimir Karakaçanov, aktualisht pozicionet e lira për oficerët, rreshterët dhe ushtarët në ushtrinë bullgare janë mbi 5500. Sipas tij, në qoftë se shtohet pranimi në shkollat ushtarake, ka shans që mangësia të mund të evitohet.

Çfarë është numri i nëpunësve ushtarakë, të cilët arsimohen në këtë moment dhe cilat janë perspektivat për rritjen e tyre në karrierë në radhët e ushtrisë bullgare, sqaron rektori i Universitetit Kombëtar Ushtarak “Vasill Levski” gjeneral-brigade Pllamen Bogdanov:

Ndaj momentit të tanishëm kemi mbi 2000 arsimues. Propozojmë dhe mundësi për një trajnim ushtarak, arsim për kadetë si dhe kurse të ndryshme, me të cilat të mund të sigurojmë për ushtrinë kuadro të përgatitura. Sa u përket të huajve, gjatë dhjetëvjeçarëve të ekzistencës së shkollës ushtarake, kurse sot dhe universitet, janë arsimuar për oficerë përfaqësues të shteteve të shumta, si nga Evropa, kështu dhe nga Azia, Afrika dhe Amerika. Tani për një arsimim dhe trajnim tek ne janë disa qytetarë nga Vietnami , por ky është një drejtim mbi të cilin po punojmë.

Shkaku të bisedojmë me gjeneralin Bogdanov është dhe data 26 nëntor kur universiteti feston 140 vjetorin nga hapja e dyerve të shkollës së parë ushtarake në Bullgari, e cila ndërton themelet e arsimit ushtarak tek ne. Cilat janë ngjarjet më të rëndësishme, të cilat kanë shënuar historinë e arsimit në këtë sferë:

Akti për krijimin e shkollës ushtarake është lëshuar më 1 shtator 1878 në qytetin Plovdiv, tregon rektori dhe shton se, hapja zyrtare e shkollës është bërë më 26 nëntor 1878 me një shërbesë në kishën katedrale “Shën e Diela”, pasuar nga një paradë ushtarake dhe parakalim deri në rajonin e parë të shkollës, e cila ka qenë në godinën e ish spitalit turk në rajonin e klubit Ushtarak në Sofje. Që atëherë fillon arsimimi i studentëve, ku deri në vitin e tanishëm 2018 kanë përfunduar studimet 140 klasa të diplomuar. Në periudhën e luftërave numri i tyre ka qenë shumë më i madh. Me rëndësi është të vëmë në dukje edhe një vit tjetër i rëndësishëm në historinë e shkollës-1892, kur ajo është transferuar në një godinë, e ndërtuar posaçërisht për të. Aty shkolla ka qenë për një periudhë më të gjatë kohe, kurse sot kjo godinë është shtëpia e Akademisë Ushtarake “G. S. Rakovski”. Transferimi në qytetin Veliko Tërnovo bëhet gjatë vitit 1958.

Gjatë vitit 1945 nxënës të shkollës janë mes krijuesve të shkollës ushtarako-ajrore, kurse gjatë vitit 1948 dhe të shkollës ushtarake të artilerisë. Afro një shekull e gjysmë pas fillimit të arsimit ushtarak tek ne dhe ndryshimeve të shumta, të cilat kanë ndodhur gjatë viteve, arsimimi i kuadrove për nevojat e mbrojtjes gjithmonë është kryer në respektim të rregullave të rrepta dhe në nderim ndaj traditave. Pikërisht këto i bashkojnë ushtarët nga ushtria bullgare dhe i lejon të mund të përballojnë sfidat, përpara të cilave gjenden çdo një ditë, si në Bullgari, kështu dhe në kohën e misioneve jashtë kufirit. “Si një shkollë ushtarake mësimore, ne synojmë të jemi aktualë në mjedisin e sigurisë, dhe po kështu dhe në tregun e punës. Në lidhje me këtë aktualizojmë vazhdimisht planet tona mësimore si dhe programet. Për kursantët degët më të reja, të cilat i kemi hapur janë policia ushtarake dhe hetimi i artilerisë dhe ai Instrumental, kurse për studentët kemi disiplina të lidhura me sistemet e komunikacionit dhe të informacionit, mbrojtjen e popullsisë gjatë fatkeqësive, avarive dhe katastrofave – gjithë këto drejtime, të cilat kanë nevojë prej kuadrove të reja dhe të përgatitura”, saktësoi gjeneral-brigade Bogdanov.

Si një sinjal pozitiv vlerësohet fakti se, procedurat e lidhura me riarmatimin e ushtrisë, pavarësisht dhe dalëngadalë lëvizin përpara. Ambiciet e Universitetit Kombëtar ushtarak janë, pavarësisht nga problemet e grumbulluara në sektor , të vazhdojë zhvillimi i studimeve shkencore dhe të tërheqë dhe të mirëmbajë më shumë pedagogë të kualifikuar, si në degët ushtarake ashtu dhe në ato civile, të cilat i propozon shkolla e lartë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD