Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikantët e rinj në Filarmoninë “Pioner” krijojnë “muzikën absolute”

Ljubomir Denev për programin e premierës

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Për herë të parë në historinë e vet 66-vjeçare Filarmonia “Pioner” interpretoi Simfoninë numër 3 /të njohur me emrin “Eroika”/ nga Bethoveni. Koncerti realizohet në sallën e kryeqytetit “Bulgaria”, hyrja është falas për studentë dhe nxënës. Në pultin e dirigjentit është Ljubomir Denev-biri, i cili drejton orkestrën gjatë 10 vjetëve të fundit.

Ljubomiri ka përfunduar dirigjim në Akademinë Muzikore Kombëtare në Sofje. Relativisht vonë mbrojti doktoratë mbi një temë shumë pak të studiuar tek ne - “Problemet e dirigjentit në sesionin e incizimit me orkestër simfonike”. Si dirigjent merret  me incizime të muzikës klasike, por po kështu dhe të muzikës së filmave – më shpesh me porosi nga kompanitë e huaja. Që nga muaji tetor është dirigjent dhe i orkestrës simfonike të Studentëve pranë Akademisë Muzikore në Sofje.

Jam jashtëzakonisht i lumtur, se puna ime me muzikantët e rinj po i zgjeron përpjesëtimet e veta. Jam shumë falënderues dhe për mundësinë të dirigjoj “Pioner” që në një moshë fare të re. Mund të thuhet se ne “rritemi” bashkërisht, sepse e mora përsipër orkestrën pas rimëkëmbjes së saj” – tregon ai.

Sfida më e madhe para nesh në këtë koncert ishte simfonia e Tretë e Betovenit – vazhdon dirigjenti i ri. Deri tani ajo nuk ka qenë në repertorin e orkestrës, pavarësisht se janë interpretuar simfonitë  numër 1,5 dhe 7 të të njëjtit kompozitor të madh. Kështu që publiku kishte mundësi të dëgjonte versionin tonë të këtij krijimi të madh. Muzikantët e rinj vet e zgjodhën krijimin. Ata e duan  jashtëzakonisht shumë dhe provat tona kaluan me një entuziazëm të madh dhe energji. Mund të them se në këtë moment orkestra  është në një formë të shkëlqyer. Përveç “Eroika” interpretuam dhe një krijim të shkurtër – “Intermeco” nga opera “Kavaleria Rustikana” të Pietro Maskanit.  Ajo do të tingëlloi për nder të Stefan Linevit – dirigjenti bullgar, i cili vdiq përpara ca kohe. Ai qe mik i fondacionit “Profesor Vlladi Simeonov”, i orkestrës, kurse dikur dhe vet ai ka ekzekutuar në të. Stefan Linev dirigjon dhe në koncertin në lidhje me 60 vjetorin nga krijimi i “Pioner”. Zgjodhëm “Intermeco” nga Maskani sepse ajo është mes gjërave të fundit, të dirigjuar prej tij. Për aq sa e di, ai kishte një ndjenjë të veçantë për këtë muzikë.

Dihet se, Filarmonia “Pioner” është themeluar nga dirigjenti ynë i madh profesori Vlladi Simeonov. Kur ai u largua nga kjo botë, për “Pioner” erdhën kohëra të vështira dhe bile një ndërprerje të veprimtarisë. Kryesisht me përpjekjet e ish-muzikantëve nga orkestra dhe të fondacionit “Profesor Vlladi Simeonov” orkestra qe rinovuar dhe filloi një jetë aktive me koncerte.

Gjatë viteve të fundit në “Pioner” ekzekutojnë të rinj dhe adoleshentë në moshë midis 14 dhe 23 vjeç – sqaron Ljubomir Denev-biri. Pjesa më e madhe janë nxënësit  nga Shkolla Muzikore Kombëtare dhe student në Akademinë Muzikore në Sofje. Ata i janë të përkushtuar me sinqeritet muzikës – tek ne nuk ka pagesë, as që ndonjë i detyron. Ata thjesht janë njerëz të rinj, të cilët duan të zhvillohen si muzikantë. Dje u tregova befasinë time të madhe nga fakti, se në një nga vendet më të varfra në Evropë /siç është vendi ynë/ ka muzikantë të tillë të rinj si ta, të cilët e bëjnë të gjithë këtë për “muzikën absolute”. E bëjnë , që të mund të takohen me krijime serioze klasike, të evitojnë vështirësitë teknike, të tregojnë  se çfarë mundin dhe të përjetojnë  në skenë këto emocione të forta bashkërisht. U jemi shumë mirënjohës institucioneve, të cilat gjithmonë na përkrahin dhe pa ndihmën e tyre do të ishte e pamundur të punojmë – këto janë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Pallati i Fëmijëve, ku zhvillojmë provat tona, Fondacioni “Vlladi Simeonov” dhe kuptohet – mikpritësit tanë “Filarmonia e Sofjes”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD