Për herë të parë në historinë e vet 66-vjeçare Filarmonia “Pioner” interpretoi Simfoninë numër 3 /të njohur me emrin “Eroika”/ nga Bethoveni. Koncerti realizohet në sallën e kryeqytetit “Bulgaria”, hyrja është falas për studentë dhe nxënës. Në pultin e dirigjentit është Ljubomir Denev-biri, i cili drejton orkestrën gjatë 10 vjetëve të fundit.
Ljubomiri ka përfunduar dirigjim në Akademinë Muzikore Kombëtare në Sofje. Relativisht vonë mbrojti doktoratë mbi një temë shumë pak të studiuar tek ne - “Problemet e dirigjentit në sesionin e incizimit me orkestër simfonike”. Si dirigjent merret me incizime të muzikës klasike, por po kështu dhe të muzikës së filmave – më shpesh me porosi nga kompanitë e huaja. Që nga muaji tetor është dirigjent dhe i orkestrës simfonike të Studentëve pranë Akademisë Muzikore në Sofje.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, se puna ime me muzikantët e rinj po i zgjeron përpjesëtimet e veta. Jam shumë falënderues dhe për mundësinë të dirigjoj “Pioner” që në një moshë fare të re. Mund të thuhet se ne “rritemi” bashkërisht, sepse e mora përsipër orkestrën pas rimëkëmbjes së saj” – tregon ai.
“Sfida më e madhe para nesh në këtë koncert ishte simfonia e Tretë e Betovenit – vazhdon dirigjenti i ri. Deri tani ajo nuk ka qenë në repertorin e orkestrës, pavarësisht se janë interpretuar simfonitë numër 1,5 dhe 7 të të njëjtit kompozitor të madh. Kështu që publiku kishte mundësi të dëgjonte versionin tonë të këtij krijimi të madh. Muzikantët e rinj vet e zgjodhën krijimin. Ata e duan jashtëzakonisht shumë dhe provat tona kaluan me një entuziazëm të madh dhe energji. Mund të them se në këtë moment orkestra është në një formë të shkëlqyer. Përveç “Eroika” interpretuam dhe një krijim të shkurtër – “Intermeco” nga opera “Kavaleria Rustikana” të Pietro Maskanit. Ajo do të tingëlloi për nder të Stefan Linevit – dirigjenti bullgar, i cili vdiq përpara ca kohe. Ai qe mik i fondacionit “Profesor Vlladi Simeonov”, i orkestrës, kurse dikur dhe vet ai ka ekzekutuar në të. Stefan Linev dirigjon dhe në koncertin në lidhje me 60 vjetorin nga krijimi i “Pioner”. Zgjodhëm “Intermeco” nga Maskani sepse ajo është mes gjërave të fundit, të dirigjuar prej tij. Për aq sa e di, ai kishte një ndjenjë të veçantë për këtë muzikë.”
Dihet se, Filarmonia “Pioner” është themeluar nga dirigjenti ynë i madh profesori Vlladi Simeonov. Kur ai u largua nga kjo botë, për “Pioner” erdhën kohëra të vështira dhe bile një ndërprerje të veprimtarisë. Kryesisht me përpjekjet e ish-muzikantëve nga orkestra dhe të fondacionit “Profesor Vlladi Simeonov” orkestra qe rinovuar dhe filloi një jetë aktive me koncerte.
“Gjatë viteve të fundit në “Pioner” ekzekutojnë të rinj dhe adoleshentë në moshë midis 14 dhe 23 vjeç – sqaron Ljubomir Denev-biri. Pjesa më e madhe janë nxënësit nga Shkolla Muzikore Kombëtare dhe student në Akademinë Muzikore në Sofje. Ata i janë të përkushtuar me sinqeritet muzikës – tek ne nuk ka pagesë, as që ndonjë i detyron. Ata thjesht janë njerëz të rinj, të cilët duan të zhvillohen si muzikantë. Dje u tregova befasinë time të madhe nga fakti, se në një nga vendet më të varfra në Evropë /siç është vendi ynë/ ka muzikantë të tillë të rinj si ta, të cilët e bëjnë të gjithë këtë për “muzikën absolute”. E bëjnë , që të mund të takohen me krijime serioze klasike, të evitojnë vështirësitë teknike, të tregojnë se çfarë mundin dhe të përjetojnë në skenë këto emocione të forta bashkërisht. U jemi shumë mirënjohës institucioneve, të cilat gjithmonë na përkrahin dhe pa ndihmën e tyre do të ishte e pamundur të punojmë – këto janë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Pallati i Fëmijëve, ku zhvillojmë provat tona, Fondacioni “Vlladi Simeonov” dhe kuptohet – mikpritësit tanë “Filarmonia e Sofjes”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..