Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është absurde të mendojmë se duhet të konsumojmë ushqim pa asnjë lloj kimie

СнимкаDomosdoshmëri, kënaqësi ose qetësim – nga qëndrimi ynë ndaj ushqimit varet nëse do ta gëzohemi ose do të ndiejmë faj kur ushqehemi. Që të hedhë poshtë zhgënjimet të cilat po përhapen  dhe të na lirojë nga frikësimet, sapo doli një libër i cili bazohet mbi shkencën serioze dhe i cili në kthen kënaqësinë nga ushqimi i mirë.

A është e vërtetë se mielli, kripa dhe sheqeri janë helme, a janë të dëmshme ushqimet me GMO, çfarë duhet të dimë për substancat me numra E, probiotikët, prebiotikët dhe ushqimet e fermentuara, a është e dobishme që të përjashtojmë nga dieta jonë mishin ose dhe lloje të tjera produktesh – përgjigjet e këtyre pyetjeve si dhe të shumë pyetjeve të tjera i jep mikrobiologu Jordan Stefanov në librin e tij “Mitet dhe të vërtetat për ushqimin”.

СнимкаMendohet se në ushqim ka kimi, por e vërteta është se vetë ushqimi është kimi, me qenë se është i ndërtuar prej komponimeve kimike – komenton autori njërin prej miteve më të përhapura. Prandaj të mendojmë se duhet të konsumojmë ushqim pa kimi, tingëllon në mënyrë absurde. Nga ana tjetër, nuk është fare gjë e mirë të konsumohen ushqime artificiale, një produkt të teknologjisë kimike, por dhe nuk mund të thuhet, se janë të rrezikshme. Kështu që nuk ka konspiracion kundër njerëzve. Shumica e komponimeve, të cilat përdoren si substanca shtesë, në fakt janë krejtësisht natyrale dhe përmbahen në të gjitha frutat dhe perimet. Por e vërteta është se, njerëzit kanë frikë nga e panjohura, kurse pjesa më e madhe e emrave të këtyre komponimeve nuk u sjellin pothuajse asnjë lloj informacioni.

Sipas Jordan Stefanovit nuk ka sesi ushqimi, i cili shitet në dyqanet të jetë rrezikues, me qenë se kalon nën një mbikëqyrje të përpiktë. Por dhe organet kontrolluese bullgare u nënshtrohen direktivave evropiane, që kanë për qëllim t’i detyrojnë prodhuesit e ushqimeve të respektojnë sistemin e kontrollit të cilësisë, i cili ka rolin e vet të parandalimit. “Prapë së prapi prodhuesit kanë interes që produktet e tyre të jenë të parrezikshme për njerëzit që të mund të shiten” – shton shkencëtari.

Pavarësisht se njerëzit shikojnë me skepticizëm  çdo një fjalë të panjohur mbi etiketë, prej njëfarë kohe në tavolinën tonë me një etje dhe lezet pranohen produkte me emra ekzotikë, për të cilat flitet se janë super ushqime. Por a mundet që farat çia, farat kinoa, dhe spirulina me të vërtetë të konkurrohen me fasulen e thatë dhe thjerrëzën  për shembull për nga vlerat e tyre ushqyese?

Kjo është modë dhe nuk mundet të shpjegohet në mënyrë tjetër – mendon Jordan Stefanov. Interesantja për modën është se ajo nuk i nënshtrohet një shpjegimi shkencor, por thjesht vijnë tek ne nga jashtë – më shpesh nga Shtetet e Bashkuara, Evropa Perëndimore, dhe mbi të gjitha me disa vjet vonesë. Dhe asnjë nuk mund të shpjegojë se përse këto produkte janë më të mira se ato bullgaret, por pavarësisht nga kjo konsumohen me ngulm.  Produktet tona fasule, thjerrëza, nënproduktet e mishi si dhe ushqime të tjera tradicionale për kuzhinën tonë nuk iu lenë vend aspak. Por, mbase në qoftë se thua se ha çia, është shenjë e një statusi social, prandaj dhe shpesh preferohen variacionet perëndimore.”

Ngrënia e ushqimeve të papërpunuara, vegjetarianizmi si dhe çdo lloj dietash të tjera moderne –e gjithë kjo është jo e logjikshme, komenton shkencëtari. Sipas tij, regjimi i shëndetshëm është ai i cili nuk na privon prej ushqimeve të caktuara, por dhe nuk na jep mundësi të teprojmë me ushqimin.

Në tavolinën time preferoj të ketë fruta dhe perime të freskëta në një larmi të madhe – thotë Jordan Stefanov. – Do të ishte më mirë që ato të jenë të rritura në fshat nga ndonjë gjyshe. Këto produkte janë më të freskëta dhe më të shijshme sesa ato të importuarat, të cilat më shpesh mblidhen të papjekura dhe shpesh nuk e kanë shijen e natyrshme. Kuptohet, në tavolinë duhet të ketë dhe ushqime të pasura me proteina, siç është mishi dhe nuk duhet që ai të mos të konsumohet. Në qoftë se duam, mund të hamë dhe diçka të ëmbël, një desert, i cili nuk është aq i shëndetshëm, por na sjell kënaqësi. Sepse, le të mos harrojmë se ushqimi është dhe një kënaqësi.

Dhe me qenë se po afrojnë festat, në se nga dietat kalojmë drejt një lakmie të madhe, le të qetësohemi. Kjo ndodh disa herë në vit dhe mund t’i lejojmë vetes pak më shumë nga ushqimet më të preferuara, këshillon biologu.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD