Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirosllava Taskova: “Fëmijët përvetësojnë me interes mjeshtëri të ndryshme lidhur me historinë bullgare”

Në qytetin Kjustendill propozojnë një vështrim të ndryshëm ndaj zanateve bullgare

Снимка

Një nga shenjtorët më të mëdhenj dhe krijues i mrekullive të shekullit të 4, Shën Spiridoni, ka qenë një njeri i thjeshtë në natyrë, i përulur në zemër dhe i mirë në jetë, siç është shkruar në biografinë e tij. Sot kisha ortodokse feston kujtimin e tij.

Në besimet tradicionale bullgare Shën Spiridoni pranohet si një përkrahës i kuajve dhe i bagëtisë së madhe shtëpiake, por para së gjithësh ai është patron i zanateve të ndryshme dhe i kooperativave të ndryshme të artizanateve. Në ditën e tij esnafi i zgjedh mjeshtërit e rinj, kurse në kishë bekohet një kafshë mashkull, të cilën e therin për kurban për nder të shenjtorit. Në vende të shumta dhe sot mjeshtrit e festojnë festën me po të njëjtat rite dhe praktika. Kurse përfaqësuesit e brezit më të ri, të cilët janë afruar deri tek mençuria dhe kuptimi i thellë i traditave , po vazhdojnë të kërkojnë rrugë për “përkthimin” e tyre në një gjuhë moderne.  Në Muzeun Historik Regjional - në qytetin Kjustendill, kanë bërë një kalendar interesant të mjeshtërive tradicionale. Sipas tij çdo muaj organizohen dhjetëra punishte. Gjatë muajit nëntor fëmijët kanë bërë opinga – një lloj këpucë tradicionale, të cilat janë karakteristike për të gjithë Gadishullin Ballkanik. "Mbase këto kanë qenë dhe këpucët e para të njerëzve nëpër tokat tona" – thotë Mirosllava Taskova, nga zyra “Marrëdhënie me publikun” dhe kujdestar në muze.

Снимка

Këto janë këpucë të punuara prej lëkure – sqaron ajo. Nuk kemi të dhëna se kur kanë filluar ti punojnë, as se cila ka qenë forma e tyre, por mbase vijnë nga lashtësia e thellë dhe janë dukur kështu, siç kanë arritur dhe deri tek ne. Zanati formohet në mesin e shekullit të 19, ekziston prej më shumë se 100 vjet dhe ndërpritet në mesin e shekullit të kaluar, i shtyrë dhe i zëvendësuar nga prodhimi i fabrikave-këpucë dhe opinga gome. Me aq sa di, ka firma, të cilat sot merren me punimin e opingave për shkak të interesit nga ana e formacioneve folklorike të vallëzimit e të tjera. Që nga fillimi i vitit 2015, muzeu ynë organizon punishte për fëmijët çdo muaj. 

Снимка

Tema për opingat gjithmonë shtrohet gjatë muajit nëntor, me qenë se atëherë festojmë  një ngjarje të paharrueshme historike – Luftën Serbo-bullgare nga viti 1885, e cila ka mbrojtur të drejtën e bashkimit të popullit bullgar. Atëherë Bullgaria papritmas është e sulmuar nga fqinji i saj perëndimor. Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë në kujtime se pjesa më e madhe e vullnetarëve bullgar kanë qenë të veshur me opinga në atë dimër të akullt. Pavarësisht nga kjo, kryejnë bëma heroike në fushat e betejës. Ja përse vendosëm të tregojmë sesi punohen opingat pikërisht gjatë muajit nëntor, duke kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme. Saktësuam se fëmijët janë me të vërtetë të lumtur dhe me një interes të madh përvetësojnë mjeshtëri të ndryshme, më në veçanti kur tema gërsheton historinë dhe praktikat tradicionale. Punishtet vizitohen nga fëmijët 5 vjeç si dhe nga ata në moshën 17-18 vjeçe. Mundohemi të përshtatim mjeshtëritë në grupmoshat e ndryshme dhe të kërkojmë tema me përmbajtje.

Снимка

Gjatë muajit janar punojmë uniforma nga Lufta Çlirimtare ( atëherë është çliruar qyteti ynë), gjatë muajit qershor punojmë kaçile, kemi dhe ushtrime për punimin e germave dhe të librave me një shtyp të vjetër, punimin e armëve të vjetra, punojmë mozaikë në ngjashmëri të artefakteve të zbuluara nga Pautalia e Lashtë... Tema gjatë muajit dhjetor është “Tezgjahu i Krishtlindjes” dhe i njohim fëmijët me teknikat e thurjes dhe të endjes. U tregojmë dhe sendet, të gjendura nëpër tokat tona, të cilat dëshmojnë për zhvillimin e këtij zanati akoma gjatë mijëvjeçarit të gjashtë përpara Krishtit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD