Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pasqyrimet e Rodopeve” – një dokumentar për shpirtin e malit Rodope

Së shpejti do të mund të shihet filmi dokumentar “Pasqyrimet e Rodopeve”. Ai do të na propozojë një udhëtim të këndshëm në Rodopet Lindore, ku do të zhytemi në enigmat e bukurisë së virgjër dhe në mbeturinat e qytetërimeve të lashta të këtij mali të jashtëzakonshëm bullgar. Dokumentari do të na takojë edhe me fatin e bullgarëve bashkëkohorë që banojnë në këtë mal. Pamjet e jashtëzakonshme, zbulimet origjinale, mistika dhe muzika, e gjithë kjo që mund të shihet në film, do të na bëjë që të dashurohemi edhe më fort me Rodopet, por edhe ta shikojmë jetën nga një këndvështrim më i ndryshëm.

Ekipi krijues i filmit

Regjia e filmit është e Todor Dimitrovit, i cili që prej vitesh xhiron dokumentarë për arkeologjinë dhe historinë. Në një moment fati e takoi me Hristo Todevin. Todev është alpinist dhe studiues-amator i Rodopeve Lindore – mali i shenjtë, ku mund të endeni shumë kilometra pa parë asnjë qenie të gjallë. Ky takim, përshtypjet personale e Todor Dimitrovit nga komunikimi i tij me malin dhe tregimet e Hristos e provokuan regjisorin për të krijuar filmin “Pasqyrimet e Rodopeve”.


Hristo Todev që prej vitesh bredh Rodopeve Lindore. Ai interesohet për misterin rreth kamareve trake në formën e trapezit – si dhe pse janë bërë. Ai bën prova për të arritur kamare, të cilat praktikisht janë të paarritshme. Bashkudhëtari i tij është Millko Petrov” – na tregon Todor Dimitrov.

Millko Petrov dhe Hristo Todev

Shumica e kamareve të Rodopeve të prera në shkëmbinj në lashtësi dhe sidomos ato në rrjedhën e lumit Arda, e tërheqin vëmendjen e arkeologëve dhe të studiuesve-amatorë tashmë më shumë se një shekulli. Megjithatë rreth tyre ka akoma shumë enigma.

Foto: Hristo Todev

Shumë prej kamareve ndodhen në vende të vështira për t’u arritur. Supozohet se përdorimi i tyre ka qenë special. Shkencëtarët mendojnë se ato kanë të bëjnë me besimin e njerëzve të lashtë në kalimin në botën e përtejme” – mendon Hristo Todev.

Përsëri atje në Rodopet Lindore, në një fshat-fantazmë ndër shtëpi të ndërtuara në mes të shekullit XVII banon xha Shaban – protagonisti tjetër i dokumentarit “Pasqyrimet e Rodopeve”. Ja se çfarë na tregoi Todor Dimitrov për të:

Xha Shabani

Xha Shabani banon atje që nga viti 1958 në një fshat të braktisur dhe shumë të bukur, ku nuk ka dhe kurrë nuk ka pasur rrymë elektrike. Deri atje nuk ka rrugë. Deri në dy fshatrat më të afërta duhet të udhëtoni përkatësisht rreth 3 dhe 6-7 orë në ditë me këmbë. Në vitin 1958, kur u krijuan kooperativat të gjithë banorët u larguan nga fshati dhe Shabani mbeti i vetmi banor. Ai po vazhdon të jetojë atje edhe sot e kësaj dite, ku rrit kafshë dhe ndihet shumë mirë.

Protagonisti i katërtë i dokumentarit quhet Aleksandër Kiferov. Fati i tij është lidhur me Rodopet për shkak të interesit të tij fosileve, na tregoi Todor Dimitrov:

Aleksandër Kiferov

Aleksandër Kiferov na tregon për supozimet e tij sa u përket fosileve, datimit të tyre dhe krijimit të jetës në Tokë. Ai shpreh dyshimet e veta sa i përket saktësisë së shkencës bashkëkohore dhe teorisë zyrtare për formimin e fosileve”.

Desha ta bëja shikuesin për ta ndier atë që unë e kam ndier gjatë takimeve të mia me Rodopet, ta takoja me njerëzit e lidhur me malin, që të mund të zhytet thellë në atmosferë dhe ta ndiejë malin si liri” – tha në intervistën për Radio Bullgarinë regjisori i dokumentarit “Pasqyrimet e Rodopeve” Todor Dimitrov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD