Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vera – një peshqesh i kërkuar dhe i dëshiruar për çdo një festë


Vera është një pjesë nga kultura dhe nga jeta e bullgarit që nga lashtësia. Ajo ka marrë pjesë në tavolinën e sundimtarëve dhe të të afërmve të tij, kurse pirja e verës është konsideruar si një rit, përmes të cilit njerëzit mund të lidhen me perëndinë. Pas përhapjes së krishterimit nëpër botë dhe pranimit të fesë së re në trojet e lashta bullgare, vera ka vazhduar të ruajë simbolikën e vet të ritit, me qenë se lidhet me gjakun e Krishtit. Pak nga pak ajo hyn dhe në shtëpinë e njeriut të zakonshëm, i cili fillon të risë varietete të ndryshme rrushi. Mes më të shpërndarat dhe të dalluarat tek ne janë “gëmza” dhe “mavrud”. Emrat vijnë nga legjendat, për vërtetësinë e të cilave akoma po diskutohet, por pavarësisht nga kjo i bëjnë përshtypje secilit që i dëgjon.

Në njërën prej tyre thuhet se: “Në periudhën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (sh. XII-XIV), një bujari bullgar i lindin dy vajza – Gëmza dhe Mavruda. Këta janë emra të lashtë tradicionalë bullgarë, të cilët janë shumë të bukur. Punonjësit e tij në kantinë vendosin të emërtojnë dy varietetet e rrushit me emrat e fëmijëve të sapolindur. Në një kohë më të re, aty nga mesi i shekullit të XX, nga regjioni i Vidinit ku kanë lindur dy varietetet – gëmza dhe mavrud, ato transportohen në rajonin e qytetit Asenovgrad. Kohët e fundit filloi një rivendosje në etapa të të mbjellave në rrethin e Vidinit” – tregon somelieri Hristo Toshkov.

Kurse një legjendë tjetër tregon sesi dikur një grua e varfër ka ushqyer djalin e saj të vetëm me lëng rrushi nga vreshta e saj e vogël. Pas kohe djali është rritur dhe është bërë jashtëzakonisht i aftë. Fuqia e tij i ka mahnitur që të gjithë, më në veçanti në rastin kur ka arritur të mposhtë luanin, të vënë nga Khani Krum (v.803-814) për të ruajtur portat e kryeqytetit të parë Bullgar – Pliska. Pas këtij rasti, varieteti i rrushit i cili e ka bërë djalin kaq të fortë, është emëruar me emrin e tij Mavrud.

Sot varietetet mavrud dhe gëmza janë mes më të preferuarave nga varietet bullgare, aroma e të cilave i bën tepër të përshtatshme në kombinim me gjellët tradicionale vendase. Dhe prapë së prapi, që të jeni të sigurt, se do të jeni të kënaqur me verën e blerë, më mirë është më parë të konsultoheni me ndonjë somelier.

Hristo Toshkov dhe Vesella Vëllçinova-ToshkovaSomelieri është njeriu i cili konsulton për verën, ai nuk është teknolog ose specialist i prodhimit, sqaron Hristo Toshkov. Fjala “somelier” përdoret akoma në periudhën e mesjetës. Kështu i kanë quajtur njerëzit, të cilët kanë shkuar qytet më qytet me mushkët e veta, që të ofrojnë verën e prodhuar nga ata nga vreshtat e tyre nëpër bujtina dhe pijetore të ndryshme. Përkthimi më i saktë i fjalës “somelier” është “njeriu me mushkën”. Roli i somelierit të sotëm është të ndihmojë për zgjedhjen e  verës më të mirë  për gjellën e caktuar.”

Që të jeni i pranuar në shoqërinë e somelierëve, duhet të keni një qëndrim të veçantë ndaj verës. Ai nuk fitohet lehtë, por me shumë durim dhe duke e pranuar verën si një detaj, pa të cilin rasti do të humbasë një pjesë nga solemniteti i vet. Somelieri i mirë është ai, i cili do t’ju tregojë historinë e fshehur pas etiketës. Në këtë mënyrë, pirja e një gote me verë nuk do të jetë një përjetim i zakonshëm, por një farë riti, ashtu si në lashtësi.

Kur zgjidhni një shishe me verë për peshqesh, ajo duhet të jetë vetëm një pjesë prej tij. Varësisht nga rasti mund të dhuroni një peshqesh më interesant apo elegant, i cili përmban një farë mesazhi. Vera po kështu mund të bëhet e tillë, mjafton të jetë e aranzhuar shumë bukur. A mund të jetë në një kuti speciale, ose në një shishe të pikturuar, apo me gota të dekoruara dhe të punuara me dorë – është zgjedhja juaj personale. Në qoftë se shoku ose miku juaj jeton jashtë shtetit dhe i preferon traditat bullgare, ideja për një shishe me ornamente të lidhura me folklorin tonë është shumë e mirë.

Qëndisma bullgare dhe i gjithë informacioni të cilin ajo e mban në vetvete si simbolikë dhe formë, është gjëja e cila është interesante dhe është e rëndësishme që të paraqitet në një mënyrë moderne”, thotë piktorja Vesella Vëllçinova-Toshkova. E paraqitur në forma të ndryshme në shtëpinë tonë, ajo na kujton se cilët jemi, nga vijmë dhe çfarë nga traditat tona nuk duhet të harrojmë. Qëndisja si një mjet shprehës dhe si diçka, e cila më fort të kujton për folklorin, shumë lehtë mund të gjejë vendin e vet mbi një shishe në interpretim modern të ngjyrave dhe të formave.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD