Para tri vitesh nxënësit e një gjimnazi në qytetin Vidin organizuan një koncert me rastin e Krishtlindjeve dhe me mjetet e grumbulluara blenë produkte ushqimore për njerëzit e vetmuar në rajon. Duke e vizituar fshatin Vërbovçec dhe azilin në qytetin Kulla ata u ndeshën me një varfëri dhe vetmi tronditëse. Atëherë të rinjtë vendosën se kujdesi për njerëzit e moshuar duhet të bëhet një mision i tyre personal me emrin “Ji njeri”.
“Mirëserdhët në Bullgarinë Veriperëndimore, ose siç shumica e njerëzve thonë – në Bullgarinë e prapambetur Veriperëndimore!” me këto fjalë e fillon dokumentarin e vet për njerëzit e harruar të Veriperëndimit Antonina Llozanova, një nxënëse 18 vjeçare, e cila është në thelbin e iniciativës bamirëse. Për të tretin vit me radhë ajo dhe bashkënxënësit e saj organizojnë në qytetin e lindjes fushatën “Ji njeri”, me të cilën një ditë të posaçëm para Krishtlindjeve – më 21 dhjetor, ata duhet t’i gëzojnë njerëzit e vjetër me ushqim dhe ngrohtësi njerëzore. “Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesa financiare, por për një vetmi shpirtërore dhe emocionale, sepse askush nuk e meriton këtë – të jetosh në një shtëpi pothuajse të shkatërruar, të jesh i vetmuar, i sëmurë dhe i harruar” – thotë ajo.
“Shumica e historive janë pothuajse të njëjta – njerëzit më të afërt kanë shkuar jashtë shtetit, ose banojnë në qytetet e mëdha – na tregon Antonina. – Më e trishtuara është historia e asaj gjysheje, e cila nuk mund të ngrihej nga shtrati për t’i marrë produktet tona ushqimore. Shtëpia e saj ishte në një gjendje shumë të keqe, nuk kishte dysheme, vetëm pllaka ta pabarabarta dhe as ne mund të hynim, as ajo mund të dilte. Gjysha na tregoi se si prindërit e saj kishin shkuar në Amerikë, kishin grumbulluar para dhe ishin kthyer në Vërbovçec. Këtu kishin blerë tokë dhe shtëpi. Për fat të keq tashmë të gjithë janë të vdekur, ndërsa vetë ajo nuk ka fëmijë dhe që prej shumë kohe është krejtësisht e vetme dhe në qoftë se nuk ishte kryetarja e bashkisë së fshatit, ajo nuk do të kishte as drurë, as bukë, askë, i cili të kujdeset për të.”
Antonina i ndihmon njerëzit që nga e vogla dhe arrin t’i tërheqë edhe të tjerët për të bërë vepra të mira. Gjatë disa javëve të fundit shumë nxënës nga krahina të ndryshme të vendit nën ndikimin e shembullit të saj vizituan disa fshatra në rajonin e Vidinit, që të takohen me banorët e tyre dhe t’u dhurojnë ushqim, ndoshta duke kërkuar përgjigjen e pyetjes së bërë nga vajza në filmin e saj “Të harruarit në Veriperëndim”: Çfarë është kuptimi?
“Me këtë pyetje kisha qëllim t’i provokoja shikuesit për të vepruar – na shpjegon Antonina – Në fakt përgjigja e kësaj pyetjeje është e ndryshme në varësi të moshës së njerëzve. Tani për tani kuptimi sipas meje është në realizimin e ëndrrave të mia, duke kërkuar përkrahje, kuptim, dashuri, si dhe në kujdeset për njerëzit nevojtarë – vetë unë pas rreth 50 vitesh do të jem një prej tyre. Në të vërtetë pensionet janë shumë të ulëta, paratë nuk mjaftojnë, por vetëm me ankime nuk do ta ndryshojmë situatën. Shpresa është në veprimet dhe në shembullin pozitiv. Të gjithë ishim dëshmitarë se sa shumë fushata bamirëse u organizuan javët e fundit nga nxënësit dhe kjo tregon se të rinjtë nuk janë indiferentë.”
Përveç filmit “Të harruarit në Veriperëndim”, për të cilin vajza mori çmim në konkursin “Kinemaja në pëllëmbë” Antonina është autore e filmave me metrazh të shkurtër për Vasill Levski dhe heronj të tjerë kombëtarë bullgarë – të gjithë filmat e saj janë dekoruar, ndërsa ëndrra e vajzës është që të mësojë regji kinematografike. Megjithëse kjo dëshirë e Antoninës do ta largojë nga Vidini ajo do të bëjë çmos që arritjet e saj të ardhshme të kthehen në ndonjë mënyrë në qytetin e lindjes.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..