Bullgaria është një vend i vogël për nga sipërfaqja dhe në hartën e Evropës më lehtë zbulohet për nga forma, se sa me emrin, i cili shpesh edhe mungon. Mirëpo, ai i cili e njeh vendin nuk ka se si të mos pranojë vendin e tij të denjë në kontinentin evropian për arsye të historisë së pasur, natyrës së bukur, traditave të larmishme dhe mistereve që e rrethojnë. Një nga misteret janë të ashtuquajturat bullgarisht “provirallki”, pra ato janë vrima në shkëmb për të cilat konsiderohet se janë shëruese. Ato ishin një zëvendësues i mjekësisë e cila ishte pak e zhvilluar në kohën romake dhe të pushtetit turk në trojet bullgare. Edhe më sot kanë popullaritet.
“Fjala “provirallka” do të thotë një vrimë e shpuar në shkëmb, përmes së cilës njeriu kalon nga njëra anë në tjetrën e shkëmbit. Akoma nuk kemi zbuluar ndonjë term të përngjashëm në gjuhët e tjera – tregon Kostadin Dimov, i cili prej vitesh kërkon ato objekte shkëmbore në Bullgari dhe përpiqet të zbulojë enigmën e tyre. – Doli, që prapa fjalës bullgare “provirallka” fshihen objekte megalite tepër të respektuara nga bullgarët.”
Kjo traditë me popullaritet në Bullgari mund të jetë e njohur edhe në shtete fqinje ballkanike, por nuk ka të dhëna për vende të tjera të botës, thekson bashkëbiseduesi. Ai shpjegon përhapjen e gjerë të kësaj praktike për shëndet që nga koha më e lashtë me veprën e Orfeut për gurët. Ai dinte shumë mirë shkëmbinjtë dhe cilësitë e tyre shëruese dhe kështu tërhoqi interesin ndaj këtyre objekteve, shpjegon Kostadin Dimovi dhe shton se është shumë mirë, se:
“Traditat në Bullgari janë të gjalla. Dhjetëra mijë njerëz për vit kalojnë përmes këtyre vrimave shkëmbore. Më e njohura është ajo në kishën e vogël pranë Manastirit Rillski. Një tjetër e njohur është në Kribull, ku njerëzit kalojnë për shëndet dhe për shtatzëni. Tri janë efektet e dëshiruara – kapërcimi i ndonjë frike, shtatzënia dhe përballimi i ndonjë sëmundjeje të sistemit motorik. Duke kaluar përmes vrimës shkëmbore konsiderohet se shkëmbi bën një masazh dhe liron energjinë e trupit dhe kështu e shëron.”
Nuk mund të thuhet, se çdo vrimë shkëmbore mund të shfrytëzohet për shërim. Njerëzit e lashtë e kishin të qartë se cila vrimë është me energji më të madhe për të mjekuar. Pranë disa prej vrimave ka edhe kisha të vogla, si për shembull pranë fshatit Stalevo. Në fshatin Zllatna Livada, rajonin e qytetit Çirpan, ngrihet manastiri më i vjetër në Evropë – “Shën Athanasi”. Aty pranë në një shpelle të vogël jetonte shenjtori. Sot kjo shpellë konsiderohet vend shërues. Çdo vrimë e quajtur “provirallka” ka qëllimin e vet në varësi të vendit, gjeometrisë, llojit të shkëmbit.
“Disa prej këtyre vrimave duken si të lustruara, gjë që flet se përmes tyre kanë kaluar mijëra njerëz. Pra, nuk janë të shfrytëzuara vetëm 20 vitet e fundit, por shumë para kësaj – është i bindur bashkëbiseduesi. – Kjo është një traditë tepër e lashtë. Ato gjithnjë janë në ndonjë vend të shenjtë nga ndonjëherë edhe nga koha e neolitit, vend ky i cili ka shumë energji.”
Për të arritur efekt nga kalimi përmes vrimës shkëmbore respektohet një rit, për të cilin Kostadin Dimov shpjegon:
“Ngandonjëherë riti është një provë e vërtetë, sepse pas kalimit përmes vrimës njeriu duhet të bëjë lutje. Në se është për shtatzëni atëherë përmes vrimës duhet të zvarritet tri herë. Është mirë që në rajon të lihet ndonjë rrobë si dhuratë për të mbledhur bekimet hyjnore si rezultat i lutjes. Disa prej vrimave janë në rajone ku vështirë arrihet, si për shembull pranë fshatit Stomanci në Rodopet Lindore. Kjo vrimë është në një shkëmb dhe dalja është në një tarracë e vogël nën të cilën hapet një greminë. Gratë që kalojnë aty tri herë për shtatzëni janë shumë të guximshme.”
Deri tashti Kostadin Dimov dhe bashkëmendimtaret e tij zbuluan 25 vrima ku zakoni është i gjallë. “Në se do të organizojmë mirë punimet e kërkimit, atëherë do të zbulojmë të paktën 100 në Bullgari. Ato vrima janë si poliklinika e lashtësisë – në çdo rajon duhet të ketë të paktën nga një”, është i bindur bashkëbiseduesi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalPër sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..