Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kukullat me emra bullgarë të Stanka Kozarevës janë miq të fëmijëve në të gjithë botën

Mjeshtrja autodidakte Stanka Kozareva i punon kukullat e veta të përsosura tanimë prej 8 vjetëve. Nga fytyrat e hijshme dhe shumë të bukura shikojnë sy të hapur gjerë dhe shumë kureshtare, tamam si ata të fëmijëve, për të cilët janë bërë kukullat. Por, siç zakonisht bëhet me gjërat e mira, edhe kukullat lindin fare rastësisht.

"Si e vogël unë kisha vetëm një kukull – kujtohet Stanka Kozareva. Pas daljes sime në pension më duhej të merresha me diçka dhe në një moment në kokën time u shfaq pamja e kukullës sime dhe unë vendosa ta rikrijoj. Dhe kështu fillova. Kjo për mua është dhe dashuri, dhe pasion, dhe plotësim i kohës së lirë. Kjo më kënaq. Në këtë mënyrë unë gjej balancën time të brendshme, sepse kjo është një shprehje e asaj që gjendet brenda meje."

Përpara se të fillojë t'i punojë bukuroshet prej lecke, Stanka Kozareva i ka veshur kukullat e njohura atëherë Barbi në veshje popullore, por shumë shpejt ka kuptuar se ka diçka jo të drejtë në këtë gjë. Pas provave të shumta, të kaluara në nxjerrjen e modeleve dhe zgjedhjen e materialeve të përshtatshme, në dritë të bardhë dalin figura të gjata rreth 40 centimetra me sy bojë qielli dhe syzeza. Ato janë punuar prej stofi prej pambuku me një cilësi të lartë dhe me push prej silikoni dhe janë pikturuar me bojëra akrilike. Çdo një kukull ka emër.

"Kur punoj kukulla për shitje, mundohem t’u jap emra bullgarë. Kohët e fundit mendoj se tani e tutje duhet më shpesh t’ua jap emrin tim, sepse ai do të vdesë bashkë me mua. Asnjë nuk e pëlqen – qesh Stanka. Shumë prej kukullave kanë emra të huaj, sepse zakonisht janë punuar për fëmijë të cilët jetojnë jashtë shtetit."

Punimi i mikeshave të vogla në bazë të një fotografie po kështu ka filluar fare rastësisht. Një nënë e ka lutur Stanka Kozarevën të punojë një kukull, e cila i ngjan shumë fëmijës së saj. Pas njëfarë luhatjeje ajo pranoi dhe zbuloi se me të vërtetë është bërë një gjë e shkëlqyer. "Unë nuk jam piktore, dhe kjo nuk është një pikturë, por në ndonjë farë aspekti mundohem me të vërtetë t’u përngjajë fëmijëve" – sqaron Stanka Kozareva.

Larmia e veshjeve të cilat i propozon mjeshtrja është e madhe, por pjesa dërmuese e njerëzve porosisin kukulla, të veshura në veshje popullore.

"Këta janë bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit, ose prindërit e tyre, të cilët u shkojnë për vizitë dhe duan t’u blejnë kukull me qëllim dhe urim të mos e harrojnë atdheun. Ky është dhe motivacioni, në vija të përgjithshme, të kenë një kukull në veshje popullore bullgare – thotë Stanka Kozareva. Përpara ca kohe, një grua e martuar me një të huaj në një shtet verior, më porositi kukulla – për të dhe për bashkëshortin e saj – djalë dhe vajzë. Ajo më tha: ai duhet të kuptojë se sa e bukur është veshja jonë popullore."

Dhe kështu, kukullat e bukura të Stankës shpërndajnë lavdinë dhe bukurinë e Bullgarisë në Austri, Angli, Holandë, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera. Kurse dekorata më e madhe kuptohet se janë njohja e njerëzve dhe dashuria e madhe e fëmijëve.

"Gëzohem shumë kur shikoj se sa të entuziazmuar janë klientët – tregon Stanka Kozareva. Në fotografitë e fëmijëve bashkë me kukullat shihet sa të lumtur janë fëmijët – sytë e tyre gëzojnë, ndriçojnë. Ata me gëzim të madh dhe ngrohtësi i përqafojnë kukullat, dhe kjo është një lidhje e përbashkët, e cila më stimulon të punoj kukulla përsëri e përsëri. "

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD