Ditët rreth festave të mëdha të krishtera si Krishtlindja janë të përmbushura me një gëzim të veçantë, i cili vështirë mund të përshkruhet. Kurse për besimtarët të cilët duan ta ndajnë këtë ndjenjë mes të afërmve, vendet për pelegrinazh janë një mundësi e shkëlqyer. Aty festat janë me një hirësi të veçantë, shënon prifti Stiljan Tabakov nga kisha e kryeqytetit “Shën Andreu i Parëthiruri”.
Kurse derisa zgjat udhëtimi i pelegrinazhit, sipas priftit ka shumë kohë, në të cilën njerëzit mund të dëgjojnë dhe të rimendojnë shumë të vërteta, të lidhura me besimin. Prandaj Qendra e Pelegrinazhit “Shën Joan Rillski” pranë dioqezës së shenjtë të Sofjes e shfrytëzon pikërisht këtë mundësi për mbledhjen e besimtarëve në një vend dhe u siguron lektor, "i cili t’u paraqesë me hollësi si itinerarin ashtu dhe vet vendet për pelegrinazh", thotë prifti dhe shton:
“Kryesorja për këto udhëtime pelegrinazhi është se, njerëzit pjesëmarrës janë të shoqëruar prej një njeriu fetar. Akoma gjatë pelegrinazhit tonë të parë , grupi dha emrin “kishë udhëtuese”. Në këtë kuptim Kisha del nga kufijtë e tempullit të shenjtë me udhëheqësin e vet fetar dhe me bashkësinë e vet dhe shkon më afër tek njerëzit. Shumë shpesh kur ata shkojnë në kishë kanë frikë të pyesin, ndihen pak keq për shkak të padijes se çfarë duhet të bëjnë në kishë. Një udhëtim i tillë pelegrinazhi i tregon një të krishteri sesi duhet të hyjë në kishë, të përkulet dhe të puthë ikonën, të bëjë kryq dhe të gjitha këto kryhen me lehtësi. Përveç të gjitha të tjerave ky është dhe një ekskursion i shkëlqyer fetar, i cili përveç vizitës së objekteve kishtare, sjell një gëzim për shpirtin si tërësi.”
Koha në të cilën organizohen udhëtimet e pelegrinazhit është periudha kur njerëzit janë të lirë – në kohën e festave, në ditët e pushimit, si dhe gjatë festimeve konkrete të shenjtorëve dhe manastireve. Kështu për shembull për festën e “Dyzet Martirëve të Shenjtë” shkohet deri në manastirin Vraçeshki, në kohën e Kreshmës së Madhe, si dhe për festat e Shën Grigorij Pallama dhe Shën Dhimitër Sollunski /të Selanikut/ afër Selanikut. Ditët pas Krishtlindjes janë të përshtatshme për një pelegrinazh në kishën e hekurt “Shën Stefan”.
“Periudha pas festave të Krishtlindjes mban në vetvete një mirësi të veçantë, thotë prifti Stiljan dhe shton: Ne kemi një kishë të madhe të shkëlqyer, e cila është mes objekteve më të vizituara turistike, pronë e Bullgarisë në Stamboll. Kemi organizuar një udhëtim apostafat për festën e shenjtorit më 27 dhjetor. Nga njëra anë njerëzit të mund të shijojnë Liturgjinë e Shenjtë hyjnore në vet kishën, kurse nga ana tjetër të përkrahim bashkësinë e krishterë vendase. Kur ne shkojmë në mënyrë të organizuar me autobus, njerëzit aty ndiejnë jo vetëm dashurinë tonë, por dhe uratën dhe dëshirën të shënojnë bashkë me ne shenjtorin. Festat janë kohë për gëzim dhe prandaj mundohemi që ta bëjmë këtë gëzim të dyfishtë.”
Vjet u inaugurua Kisha e restauruar e Hekurt, e cila është mes perlave të botës së krishterë.
“Për ne Kostandinopoja /Stambolli i sotëm/ është qyteti i mbretërve ortodoksë të krishterë. Mjerisht shumë pak nga kishat e dikurshme të krishtera aty janë vepruese. Mes tyre është dhe “Shën Sofia” një nga kishat më madhështore e të shtrenjta ortodokse në botë, e kthyer në muze. Kisha e vetme, në të cilën mund të kryhet shërbesë fetare është kisha bullgare “Shën Stefani”. Ajo është një monument unik arkitekturor, e ndërtuar jo vetëm me mjete të shumta, por dhe me shumë dashuri dhe besim. Duke shënuar Shën Stefanin në një kishë të tillë, që mban emrin e tij, e përmbush shpirtin me shije të veçantë, e njëjta gjë është mund të thuhet edhe për Shën Dhimitrin në Selanik, për Shën Gjergjin në Lida, sot Lod në Izrael. Kemi ide për një udhëtim pelegrinazhi deri në varrin e Shën Gjergjit në Palestinën e lashtë për festën e shenjtorit më 6 maj, të kombinuar me një pelegrinazh deri tek Tokat e Shenjta. Lida gjendet në territorin e Izraelit të sotëm dhe kështu mund t’i gërshetojmë në një udhëtim të gjitha vendet e shenjta të krishtera. Shumë prej burrave, të cilët kanë mundësi të shkojnë në festën e Shën Gjergjit në Zograf, do të ndiejnë solemnitetin e veçantë dhe lutjet në këtë ditë të shenjtë. Ka shumë vende të tilla të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë, sepse duhet të ndihen me shpirt. Kjo ndjenjë sjellë atë gëzim dhe dritë, të cilat na i jep vetëm Zoti.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..